Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Propozimi i PS për “Territorialen”/ Gazment Bardhi: Shkrirja e 15 bashkive sjell shpopullim, centralizim dhe varfërim! Qëllimi i mazhorancës vetëm për përfitime elektorale
Politikë

Propozimi i PS për “Territorialen”/ Gazment Bardhi: Shkrirja e 15 bashkive sjell shpopullim, centralizim dhe varfërim! Qëllimi i mazhorancës vetëm për përfitime elektorale

• 31 Korrik, 2026 • 5 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të Partisë Socialiste për të mos mbështetur zgjatjen e mandatit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, duke e akuzuar mazhorancën se po synon centralizimin e pushtetit përmes ndryshimeve të reja në hartën administrative.

Në një deklaratë publike, Bardhi tha se që në fillim të procesit objektivi i PS-së ka qenë “përfitimi elektoral dhe centralizimi i mëtejshëm i pushtetit”, dhe jo përmirësimi i shërbimeve për qytetarët apo forcimi i qeverisjes vendore.

Sipas tij, refuzimi për të vijuar punën me konsensus tregon mungesën e vullnetit për të dëgjuar komunitetet, përfaqësuesit e pushtetit vendor, shoqërinë civile dhe ekspertët.

Read more:“Kë po përpiqen të mashtrojnë?”, Bardhi akuzon qeverinë: Po vë në rrezik zbatimin e marrëveshjes me SHBA dhe po shkel Kushtetutën

Bardhi kundërshtoi gjithashtu propozimin për shkrirjen e 15 bashkive, duke e cilësuar atë një hap drejt dobësimit të pushtetit vendor dhe largimit të shërbimeve nga qytetarët. Ai deklaroi se PD kundërshton shkrirjen e bashkive Rrogozhinë, Divjakë, Patos, Fushë-Arrëz, Memaliaj, Prrenjas, Belsh, Cërrik, Dimal, Poliçan, Klos, Libohovë, Këlcyrë, Maliq dhe Selenicë.

Sipas Bardhit, çdo ndryshim i kufijve administrativë duhet të paraprihet nga konsultimi me banorët e zonave të prekura, në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe standardet demokratike.

Ai theksoi se Shqipëria ka nevojë për një reformë administrativo-territoriale që forcon pushtetin vendor, afron shërbimet me qytetarët dhe mbështetet në dialog, konsensus dhe interesin publik, jo në interesa politike afatshkurtra.

Read more:Kokoneshi i pandehur nga SPAK, Lefter Maliqi paralajmëron kryebashkiakun e Kuçovës: Po re nga fiku të gjithë të shesin! Kur të biesh nga karrigia do shkosh te vendi për ujësjellësin 4 mln euro

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Vendimi i Partisë Socialiste për të votuar kundër zgjatjes së mandatit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale konfirmoi edhe një herë se kjo mazhorancë nuk ka pasur asnjëherë vullnet për një reformë gjithëpërfshirëse, transparente dhe të bazuar në interesin e qytetarëve. Që në nisje të këtij procesi, objektivi i saj ka qenë përfitimi elektoral dhe centralizimi i mëtejshëm i pushtetit, e jo përmirësimi i shërbimeve dhe rritja e cilësisë së qeverisjes vendore.

Read more:Vodhi 1 automjet të OSHEE-së dhe dhunoi punonjësin që e drejtonte, arrestohet 31-vjeçari në Delvinë

Refuzimi për të vijuar punën me konsensus dëshmoi mungesën e vullnetit për të dëgjuar komunitetet e prekura, përfaqësuesit e pushtetit vendor, shoqërinë civile dhe ekspertët vendas e ndërkombëtarë. Një reformë që prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve nuk mund të ndërtohet me vendime të njëanshme dhe pa konsultim të gjerë publik.

Propozimi për shkrirjen e 15 bashkive ekzistuese nuk përbën reformë administrative. Ai është një hap tjetër drejt dobësimit të qeverisjes vendore, largimit të shërbimeve nga qytetarët dhe përshpejtimit të shpopullimit të vendit. Ne kundërshtojmë me vendosmëri shkrirjen e bashkive Rrogozhinë, Divjakë, Patos, Fushë-Arrëz, Memaliaj, Prrenjas, Belsh, Cërrik, Dimal, Poliçan, Klos, Libohovë, Këlcyrë, Maliq dhe Selenicë.

Çdo komunitet i prekur duhet të ketë të drejtën të dëgjohet përpara çdo vendimmarrjeje nga Kuvendi. Ky nuk është vetëm një standard demokratik, por një detyrim kushtetues. Kushtetuta përcakton qartë se kufijtë e njësive të qeverisjes vendore nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to dhe pa u mbështetur në interesat e përbashkëta ekonomike, sociale e kulturore, si edhe në traditën historike të zonave përkatëse.

Read more:Basha: Pas hartimit të projektit do të nisë rehabilitimi i rrugës Kuqishtë–Çakorr

Shqipëria ka nevojë për një reformë që forcon pushtetin vendor, afron shërbimet me qytetarët dhe krijon mundësi reale zhvillimi për çdo komunitet. Nuk ka nevojë për një reformë që përqendron pushtetin në qendër, dobëson autonominë vendore dhe i trajton bashkitë si instrumente të interesit politik të radhës.
Çdo reformë administrativo-territoriale duhet të ndërtohet mbi dialogun, konsensusin dhe interesin publik. Ajo duhet të jetë një reformë afatgjatë, e qëndrueshme dhe në përputhje me standardet evropiane, jo një projekt politik i diktuar nga interesat elektorale të momentit.

Ne do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtën e qytetarëve për t’u dëgjuar dhe për të pasur një qeverisje vendore që u shërben atyre, jo interesave politike të mazhorancës.

Lexo edhe
Politikë

‘‘Jo në emrin tim’’, protestuesit ndezin flakadanë nën thirrjet ‘‘UÇK’’, mijëra pjesëmarrës në Prishtinë (VIDEO)

Politikë

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 111-të kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit: Ju erdhi fundi

Tags: #belsh #Detyrim #dimal #Divjakë #gazment bardhi #jetë #Klos #Kushtetuta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘‘Jo në emrin tim’’, protestuesit ndezin flakadanë nën thirrjet ‘‘UÇK’’, mijëra pjesëmarrës në Prishtinë (VIDEO)
  • “Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 111-të kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit: Ju erdhi fundi
  • Revolta nuk ndalet/ Protesta e 111-të kundër Ramës! Qytetarët marshojnë në Tiranë, thirrje për dorëheqjen e Ramës: Arrestoni Ballukun
  • “Akti i fundit ndaj gjyqësorit” – Muçollari: Një hap tjetër drejt ëndrrës së arkitektit holandez që e donte Ramën mbret
  • Censura ndaj “Revolucionit Flamingo”/ Eurodeputetët kërkojnë hetim urgjent për “META”-n pas bllokimit masiv të llogarive që raportonin protestat në Shqipëri
Nga të njëjtat tag-e
  • “Akti i fundit ndaj gjyqësorit” – Muçollari: Një hap tjetër drejt ëndrrës së arkitektit holandez që e donte Ramën mbret
  • Revolta kundër Ramës/ Protestuesi: 50 % e popullatës në kufirin e varfërisë, kjo është republika e establishmentit të korruptuar
  • “Korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie”/ Gazment Bardhi: SPAK ende pa asnjë kërkesë për heqjen e imunitetit që i hap rrugë arrestimit të Ballukut
  • VIDEO/ Përfundon dëgjesa e fundit publike për reformën territoriale në Divjakë: Banorët kundër shkrirjes me Lushnjën
  • Kuvendi miratoi formulën e re të pagave, magjistratët nuk tërhiqen: E çojmë në Kushtetuese
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur! Arrestohen 3 autorët e dyshuar, VIDEO e sulmit me thikë brenda berberhanes 16 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! 2 në pranga dhe 1 në kërkim 16 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen (VIDEO) 16 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Politikë Balla ironizoi Shehajn: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?! Ndërhyn Kapri: Ju doli boja, lot krokodili për Kosovën 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk votojmë se s’është Agroni”, Shehaj për ironinë e Ballës: I plas shpirti?! Taulanti nuk del dot në rrugë. Ja pse Rama s’më do në Kuvend 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “SPAK bëj gati prangat”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jep dorëheqjen! 7 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Po na vdesin të afërmit! Keni turp dhe fytyrë?” Protestuesi: Balluku të arrestohet, ku shkuan milionat e Llogarasë? 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

‘‘Jo në emrin tim’’, protestuesit ndezin flakadanë nën thirrjet ‘‘UÇK’’, mijëra pjesëmarrës në Prishtinë (VIDEO)

Mbahet sot një tjetër protestë në Prishtinë kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të…

• 52 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 111-të kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit: Ju erdhi fundi

Me thirrjet “Edi Rama jepe dorëheqjen”, “Shqipëria kërkon revolucion”, nesër më shumë”, është mbyllur edhe protesta e 111-të…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Revolta nuk ndalet/ Protesta e 111-të kundër Ramës! Qytetarët marshojnë në Tiranë, thirrje për dorëheqjen e Ramës: Arrestoni Ballukun

Vijon marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, në protestën e 111-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by