Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. ‘Jemi plot me turistë’, Tavo flet në Report TV për sezonin në Himarë: 30% më shumë pushues se vjet, në gusht s’ka dhoma të lira! Rezervimet deri në nëntor, synimi ynë turizmi elitar!
Sociale

‘Jemi plot me turistë’, Tavo flet në Report TV për sezonin në Himarë: 30% më shumë pushues se vjet, në gusht s’ka dhoma të lira! Rezervimet deri në nëntor, synimi ynë turizmi elitar!

• 31 Korrik, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Himara po kalon një nga sezonet më të mira turistike të viteve të fundit, tha sot Kryebashkiaku Vangjel Tavo gjatë një interviste në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV ku foli për ecurinë e turizmit dhe sfidat në qytetin bregdetar.

Sipas Tavos, fluksi i pushuesve ka nisur që në muajin prill, ndërsa qershori dhe korriku janë mbyllur me kapacitetet akomoduese të mbushura. Sipas tij, krahasuar me një vit më parë, numri i turistëve është rritur me rreth 30%, ndërsa gjetja e një dhome të lirë gjatë muajit gusht është bërë shumë e vështirë. Fluksi nuk po vjen vetëm nga pushuesit vendas.

Read more:LIVE- Mbahet sot protesta e 60-të kundër Ramës, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë: Jep dorëheqjen!

Sipas Tavos, këtë vit është rritur ndjeshëm edhe numri i turistëve të huaj, të cilët mbërrijnë nga vende të ndryshme të botës dhe rikthehen sërish në Himarë, duke sjellë me vete edhe miq e familjarë. Një tjetër tregues që, sipas kryebashkiakut, tregon forcimin e sezonit është edhe zgjatja e qëndrimit të turistëve. Nëse në muajt prill dhe maj dominonin pushimet dy ose treditore, tashmë vizitorët po zgjedhin të qëndrojnë më shumë se një javë. Madje, shumë hotele raportojnë rezervime deri në mesin e muajit nëntor.

“Ka një rritje të pushuesve të huaj nga të gjitha shtetet. Ka shumë nordikë, anglezë, italianë, grekë, amerikanë, australianë, pra nga të gjitha vendet e botës vijnë në Himarë të kalojnë pushime të bukura. Vizitorët që vijnë në Himarë kthehen dhe sjellin me vete miq dhe familjarë të tjerë. Netëqëndrimet 2-3 ditore kanë qenë në muajt prill dhe maj, ndërsa korriku dhe gushti, por edhe shtatori deri në fund të tetorit, hotelet në Himarë më thonë që janë të rezervuara deri më 15 nëntor. Pra turistët qëndrojnë më shumë se një javë”, deklaroi Tavo.

Read more:Lezha, destinacion përtej detit! Interes në rritje për historinë, kulturën dhe natyrën, aplikohen itinerare turistike

Krahas ecurisë pozitive të sezonit, ai u ndal edhe te sfidat që mbeten për t’u zgjidhur. Një prej tyre është furnizimi me ujë të pijshëm, për të cilin tha se janë në zbatim disa investime që synojnë t’i japin fund problematikës në sezonin e ardhshëm, ndërsa për Lukovën bashkia po ndërton një ujësjellës të ri.

“Sa i përket ujit të pijshëm është një sfidë që kërkon zgjidhje. Pjesa e Himarës po merr një zgjidhje përfundimtare pasi përfundoi ujësjellësi që vjen nga Kuçi në Vuno. Pjesa tjetër që vjen nga Tragjasi është në proces dhe nuk ka përfunduar. Shpresojmë që në sezonin e ardhshëm të ketë përfunduar dhe ta kemi gati në mënyrë që problematika e ujit të pijshëm të mos ekzistojë më. Sa i përket njësisë së Lukovës, Bashkia e Himarës këtë vit investon për një ujësjellës të ri nga burimi Tatzatit të Delvinës për të zgjidhur këtë problem në Lukovë”, tha ai.

Read more:Stuhia me shi e breshër godet Elbasanin, rrugët përmbyten dhe era e fortë sjell probleme në qytet (VIDEO)

Duke folur për objektivin afatgjatë të Himarës, Tavo u ndal edhe te turizmi elitar. Sipas tij, zona i ka krijuar tashmë kushtet bazë me investimet në hoteleri dhe strukturat me pesë yje, por duhen ende elementë të tjerë për ta kompletuar ofertën.

Read more:Dosja SASPAC/ 2 vite në qeli për abuzimin më fondet e BE, lirohet Ilir Beqaj, GJKKO e lë në arrest shtëpie

“Mund të themi që një pjesë e turistëve janë elitarë. Jemi akoma larg për të arritur që Himara të ketë turizëm elitar në pjesën dërrmuese. Himara ka edhe infrastrukturën për të pasur turizëm elitar, sa i përket sidomos strukturave akomoduese. Kemi numrin më të madh të hoteleve elitare me brande ndërkombëtare apo me 5 yje. Plotësojmë të gjitha kushtet por kërkojmë edhe elementë të tjerë për ta kompletuar atë që nevojitet. Po punojmë për të plotësuar kushtet e tjera paralelisht me investimet që po bëhen nga privatët në hoteleri. Turizmi është një nga prioritetet e kësaj qeverie ndërsa Bashkia e ka prioritetin e prioriteteve””, u shpreh ai.

Sa i përket plazheve publike, plani, sipas Tavos, është shtimi i tyre edhe vitin e ardhshëm.

Read more:‘Bregdeti i Fierit do zhvillohet me masterplan”, Subashi për Report TV: Nuk do përsërisim gabimet e të tjerëve

“Sa i përket plazheve publike, Bashkia e Himarës vjet ka pasur 30% plazh publik dhe 70% plazh të kontraktuar nga privatët, sa e kërkon dhe ligji. Sivjet jemi në kuotën e 49% plazh publik dhe 51% plazh i kontraktuar nga privatët. Edhe vitin e ardhshëm, tendenca e Bashkisë është kjo përqindje të jetë në favor të plazhit publik”, tha Tavo.

Lexo edhe
Sociale

Organizohet Panairi i Verës në Shëngjin, 12 kantina prezantojnë produktin e tyre (VIDEO)

Sociale

Pickimet nga insektet gjatë sezonit veror! Mjeku në Berat: Rastet e rënda nga ‘vejusha e zezë’ dërgohen në Tiranë (VIDEO)

Tags: #Himarë #Investime #jetë #Live #plazh #plazh publik #sarande #Turizmi #Vangjel Tavo

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Organizohet Panairi i Verës në Shëngjin, 12 kantina prezantojnë produktin e tyre (VIDEO)
  • Pickimet nga insektet gjatë sezonit veror! Mjeku në Berat: Rastet e rënda nga ‘vejusha e zezë’ dërgohen në Tiranë (VIDEO)
  • Kardinal Ernest Simoni rikthehet në Spaç, meshë në ish-burgun e diktaturës ku vuajti për 12 vite! Letra e Papa Leone: Shumë njerëz mbartën kryqin e rëndë të padrejtësisë (VIDEO)
  • Qindra besimtarë në pelegrinazh në Teqenë e Baba Jashar Krenës në Bulqizë, nderohet figura e klerikut bektashi
  • Dy të rinj gjermanë humbin orientimin në Gadishullin e Karaburunit, shpëtohen pas disa orësh kërkime (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë”/ Gent Progni nga protesta: Nëse heshtni fiton korrupsioni
  • LIVE – “Shqiptarët të bashkuar, pushteti i tmerruar”/ Diaspora dhe aktivistët me mesazhe të forta. Nis marshimi masiv në rrugët e kryeqytetit, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës
  • LIVE – 63 ditë tubime masive antiqeveritare/ Diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Ramës
  • LIVE-“Shqipëria kërkon revolucion”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, diaspora mbush bulevardin. Mijëra qytetarë kërkojnë njëzëri dorëheqjen e Ramës
  • Neutralizohet zjarri në Drenovë të Mallakastrës, 10 hektarë ullishte të djegura! Vihet nën kontroll vatra në Palasë (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Berisha: Do bëjmë gjithçka që Olsi Rama të hetohet nga drejtësia amerikane, nuk e votojmë ligjin e lojërave të fatit 19 lexime · 9 orë më parë
  2. 02
    Politikë Emërimi i ish-anëtares së Kryesisë së PD në qeveri/ Berisha: Korruptimi i opozitës është politikë kryesore e Ramës 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama duhet të tërhiqej, kërkohet qeveri tranzitore”/ Aulon Kalaja: Rezistenca e protestës heroike, Europa e ka mbështetur! “Besa” e Ramës? Si karamele propagandistike 16 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Duam dorëheqjen e Ramës dhe që kryeministri të ketë vetëm dy mandate gjatë jetës politike”/ Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba e sorra kundër korrupsionit 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, minatori 40-vjeçar mbetet i bllokuar, ende nuk dihet fati i tij 9 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Politikë Denoncimi i Klevis Balliut: Skemë vjedhje te Ushtria e firmosur nga Balluku. Ja si Ron Yeffet, miku i Ramës dhe KAYO zhvatin miliona euro tendera (VIDEO) 10 lexime · 7 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Gjirokastër/ ’Cekja’ i Beratit dhe Baba Sheh Hormova përplasen me makinë, shpëtojnë pa lëndime 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Organizohet Panairi i Verës në Shëngjin, 12 kantina prezantojnë produktin e tyre (VIDEO)

Në pikun e sezonit turistik, në Shëngjin u organizua Panairi i Verës, një aktivitet që mblodhi 12 kantina…

• 5 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Pickimet nga insektet gjatë sezonit veror! Mjeku në Berat: Rastet e rënda nga ‘vejusha e zezë’ dërgohen në Tiranë (VIDEO)

Spitali Rajonal i Beratit është në gatishmëri të plotë për të përballuar rastet e pickimeve dhe helmimeve që…

• 9 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Kardinal Ernest Simoni rikthehet në Spaç, meshë në ish-burgun e diktaturës ku vuajti për 12 vite! Letra e Papa Leone: Shumë njerëz mbartën kryqin e rëndë të padrejtësisë (VIDEO)

Ish-burgu i Spaçit në Mirditë u kthye të premten në një vend pelegrinazhi dhe kujtese. Pas dekadash, në…

• 9 orë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by