Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Ndryshimi i kufijve të bashkive krijon avantazhe për shumicën në pushtet”/ Bardhi letër ndërkombëtarëve, kërkohet certifikim nga “Venecia” dhe Këshilli i Europës për produktet e komisionit
Politikë

“Ndryshimi i kufijve të bashkive krijon avantazhe për shumicën në pushtet”/ Bardhi letër ndërkombëtarëve, kërkohet certifikim nga “Venecia” dhe Këshilli i Europës për produktet e komisionit

• 31 Korrik, 2026 • 2 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i Grupit Parlmentar të PD, Gazment Bardhi i është drejtuar selive diplomatike në Shqipëri dhe institucioneve ndërkombëtare, duke ngritur shqetësimin se procesi i reformës administrativo-territoriale po zhvillohet në kundërshtim me standardet demokratike dhe pa konsensus politik.

Në letrën e datës 27 korrik 2026, Bardhi argumenton se qasja e shumicës socialiste bie ndesh me standardet ndërkombëtare, kërkesat e institucioneve evropiane, Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore dhe detyrimet që Shqipëria ka marrë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, ekziston rreziku që rishikimi i kufijve administrativë të përdoret për të realizuar një rikonfigurim territorial me ndikim elektoral, duke ndikuar rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme vendore dhe, në mënyrë të tërthortë, edhe ato parlamentare.

Read more:Bardhi: Të hetohet me urgjencë denoncimi i Gent Prognit për tentativë sulmi me thikë

“Ndryshimi i kufijve të bashkive dhe qarqeve pa marrëveshje politike, pa konsensus dhe pa një proces gjithëpërfshirës e transparent krijon në mënyrë të pashmangshme pasoja elektorale dhe avantazhe për shumicën në pushtet. Për këtë arsye, një reformë e tillë nuk mund të konsiderohet e qëndrueshme dhe as e pranueshme nga të gjitha palët politike”, thuhet në letrën e Bardhit.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD u kërkon partnerëve ndërkombëtarë të ndërhyjnë dhe të apelojnë publikisht ndaj autoriteteve shqiptare për rishqyrtimin e vendimit, rivendosjen e mandatit të Komisionit të Posaçëm deri në tetor 2026 dhe garantimin që reforma të përfundojë përmes një procesi plotësisht gjithëpërfshirës, transparent dhe të bazuar në konsensus.

Read more:Fabiola Hysenbelliu: Universiteti “Luarasi” diplomë të dyfishtë me London School of Economics

Në letër kërkohet gjithashtu që çdo produkt i Komisionit, përpara miratimit në seancën plenare të Kuvendit, të certifikohet nga Komisioni i Venecias ose nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Evropës, të cilat konsiderohen si organizmat më të specializuara në këtë fushë.

Ndërkohë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike bën të ditur se ka përgatitur edhe një raport të detajuar mbi ecurinë e procesit, ku argumenton se mazhoranca ka shkelur parimet evropiane që duhet të udhëheqin reformën administrativo-territoriale.

Lexo edhe
Politikë

Greta Thunberg krah protestuesve në Tiranë, Reuters i bën jehonë pjesëmarrjes së aktivistes së njohur në revoltën e shqiptarëve

Politikë

Policia shoqëron me dhunë 17-vjeçarin jetim që preku zemrat e shqiptarëve. Erindi u gjobit disa ditë më parë me 5 mijë euro, për të u mblodhën 140 mln lekë në GoFundMe (VIDEO)

Tags: #Bashkimin evropian #Certifikim #gazment bardhi #Produkt #shqiperi #Shqiperia #Të Gjitha #venecia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Greta Thunberg krah protestuesve në Tiranë, Reuters i bën jehonë pjesëmarrjes së aktivistes së njohur në revoltën e shqiptarëve
  • Policia shoqëron me dhunë 17-vjeçarin jetim që preku zemrat e shqiptarëve. Erindi u gjobit disa ditë më parë me 5 mijë euro, për të u mblodhën 140 mln lekë në GoFundMe (VIDEO)
  • Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale
  • Mema: Ligji për bletarinë ka mbetur në sirtar
  • 15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Mema: Ligji për bletarinë ka mbetur në sirtar
  • Protesta shton pasiguritë ekonomike, Banka e Shqipërisë: Mund të frenojë investimet dhe aktivitetin turistik në të ardhmen
  • Një nga ne/ Historia e Arditit, polici që krijoi fermën organike në Qinam: Bëj dy punë që t’ia dal mbanë
  • “Rama të japë prova për ndërhyrje nga jashtë në protestë ose të pranojë dështimin!” Ilir Kulla: Emërimi i Hasanit nuk zgjidh skandalin e SHISH, duhet reformë e thellë
  • Probleme me shërbimet e Microsoft në disa rajone të botës, autoritetet shqiptare paralajmërojnë qytetarët: Kujdes nga mesazhet që ju kërkojnë fjalëkalimin!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi Subvencionet për 48 mijë fermerë/ Skema kombëtare, 34 mijë fermerë marrin këstin e parë, pagesat deri më 31 dhjetor 2 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Institucioni i Burgjeve në Durrës, Sadleva Bodo zhvillon vizitë monitoruese! Pas plagosjes së njërit, drejtoresha takon dy të dënuarit 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Policia shoqëron me dhunë 17-vjeçarin jetim që preku zemrat e shqiptarëve. Erindi u gjobit disa ditë më parë me 5 mijë euro, për të u mblodhën 140 mln lekë në GoFundMe (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Vetëm 46 metra për t’u ngritur në ajër, avioni që mund të ndryshojë udhëtimet ajrore! 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes 2 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Teknologji E prenë, e zien, por e “mashtroi” vdekjen/ Misteri i ‘meduzës së pavdekshme’ që mund të fshehë sekretin e anti-plakjes 2 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Greta Thunberg krah protestuesve në Tiranë, Reuters i bën jehonë pjesëmarrjes së aktivistes së njohur në revoltën e shqiptarëve

Aktivistja suedeze për klimën, Greta Thunberg, iu bashkua studentëve dhe protestuesve në Tiranë, në protestën e të rinjve…

• 10 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Policia shoqëron me dhunë 17-vjeçarin jetim që preku zemrat e shqiptarëve. Erindi u gjobit disa ditë më parë me 5 mijë euro, për të u mblodhën 140 mln lekë në GoFundMe (VIDEO)

Qytetarët kanë protestuar tek Komisariati numër 1 në Tiranë në këtë mbrëmje, ku janë solidarizuar me protestuesit e…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale

Kuvendi, pak pas mesnate, miratoi në parim me 80 vota projektbuxhetin për vitin 2027, i cili synon rritje…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin