Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Propozimi i PS për Reformën Territoriale kundërshtohet me protesta në Dimal, Prrenjas, Klos, Memaliaj dhe Divjakë! Banorët nuk duan shkrirjen e bashkive të tyre
Sociale

Propozimi i PS për Reformën Territoriale kundërshtohet me protesta në Dimal, Prrenjas, Klos, Memaliaj dhe Divjakë! Banorët nuk duan shkrirjen e bashkive të tyre

• 31 Korrik, 2026 • 5 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Reforma Territoriale 2.0, siç e ka emërtuar Partia Socialiste draft-propozimin e saj, duket se nuk është mirëpritur nga banorët e bashkive që për mazhorancën duhet t’i bashkohen disa bashkive të tjera më të mëdha.

“Ne duhet ta mbrojmë Dimalin dhe jo t’ua japim te tjerëve”, tha një protestuese në Dimal duke kundërshtuar kështu propozimin e Partisë Socialiste për bashkimin e kësaj bashkie në një t ëvetme me Beratin dhe Poliçanin.

Edhe banorët Klosit, u rikthyen këtë pasdite në protestë në qendër të qytetit. Ata po i thonë “jo” një bashkie të përbashkët me Matin, me argumentin se ky vendim përkeqëson shërbimet që ofron pushteti vendor.

Të njëjtën reagim kanë edhe banorët e Prrenjasit, të cilët nuk duan që të qeverisen nga Bashkia Librazhd. As banorët e Divjakës nuk duan që bashkia e tyre të bëhet një me atë të Lushnjes, së bashku me qytetarët në Memaliaj, sipas të cilëve bashkimi me Bashkinë Tepelenë nuk është në të mirë të tyre.

Read more:Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus – Ide

Këto ndryshime janë pjesë e planit për uljen e numrit të bashkive në Shqipëri nga 61 në 46.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 20:37

Reforma Territoriale/ Qytetarët e Memaliajt kundërshtojnë ‘shkrirjen’ me Bashkinë Tepelenë

1785523059_gjirokasterproteste.jpg

Qytetarët e Memaliajt dolën sot në protestë kundër propozimit për shkrirjen e Bashkisë së Memaliajt në kuadër të reformës së re territoriale. Banorë të shumtë u mblodhën duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimeve të propozuara.

Protestuesit mbanin pankarta dhe thirrën slogane, ndërsa theksuan se bashkimi me një bashki tjetër do të sillte vështirësi në marrjen e shërbimeve publike, do të rriste distancat për qytetarët dhe do të dobësonte përfaqësimin e komunitetit në vendimmarrje.

Read more:Foto/ I rrëmbeu armën dhe e qëlloi në kofshë, ky është 45-vjeçari që plagosi policin e ri

Sipas tyre, Memaliaj duhet të ruajë statusin e bashkisë, duke argumentuar se zona ka nevoja dhe karakteristika të veçanta që kërkojnë administrim të pavarur.

Në protestë morën pjesë qytetarë të moshave të ndryshme, të cilët kërkuan që institucionet përgjegjëse të rishqyrtojnë draftin e reformës territoriale dhe të marrin në konsideratë zërin e komunitetit lokal .

I pranishem Ka qene dhe deputeti Tritan Shehu .

Read more:“PS po konsolidon hartën elektorale”/ Bozdo: Shkrihen Dimali dhe Poliçani në dëm të interesave të shqiptarëve. Propozoj rritje të numrit të bashkive në qarkun e Beratit

Reforma e re territoriale, e cila është ende në fazë diskutimi, ka ngjallur debate edhe në zona të tjera të vendit, ku komunitetet lokale kanë shprehur shqetësime për ndikimin që ndryshimet administrative mund të kenë në zhvillimin dhe funksionimin e njësive vendore.

Ora 20:35

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër një bashkie të përbashkët me Lushnjen

Paralelisht me qytetarë në bashki me të tjera, edhe banorët e Divjakës protestuan sot kundër propozimit të Partisë Socialiste për bashkimin e kësaj bashkie me atë të Lushnjes, në kuadër të Reformës Territoriale.

Në protestën e organizuar sot në mbrëmje mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë Divjakë, zoti Josif Gorrea, i cili është në mbështetje të qytetarëve, duke argumentuar se ka shumë faktorë që Bashkia Divjakë të mbetet bashki.

Read more:Revoltë në Poliçan, Prrenjas dhe Klos/ Agron Gjekmarkaj: Pakënaqësia ndaj Qeverisë nuk është e izoluar. Shqipëria po hyn në krizë, zgjidhje është vetëm protesta

Pas kryetarit Gorrea folën edhe shumë qytetarë, të cilët kërkojnë me forcë deri në mbledhjen e firmave për referendum që Bashkia Divjakë të mbetet bashki.

Në tubim morën pjesë dhe deputeti demokrat Sajmir Korreshi, deputetja Brunilda Haxhiu, si dhe ish-deputetja e Divjakës, Ilda Dhori.

Ora 20:31

Reforma Territoriale/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

Prrenjasi ngrihet sërish në protestë. Për të dytën herë, pas krijimit të referendumit qindra qytetarë janë mbledhur serisht në qendër të qytetit për të kundërshtuar bashkimin e mundshëm me Librazhdin, duke paralajmëruar se nuk do të tërhiqen nga mbrojtja e identitetit dhe statusit të bashkisë së tyre.

Read more:Tenderi 950 mijë euro për rregullimin e Unazës së Burrelit, PD: Po paguhen dy herë pasojat e një investimi të dështuar

Ora 19:33

Reforma Territoriale/ Banorët e Klosit rinisin protestën kundër bashkimit me Bashkinë Mat

Në qendër të Klosit janë mbledhur qytetarë që projekt-hartën e re administrativo-territoriale të Partisë Socialiste, e cila parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat.

Protestat nisën që në orët e paradites, kur edhe administrata e Bashkisë Klos bojkotoi punën për disa orë në shenjë kundërshtimi ndaj ndryshimit të propozuar. Qytetarët kërkojnë që Klosi të ruajë statusin e bashkisë më vete dhe shprehen kundër vendimmarrjeve që, sipas tyre, janë marrë pa një konsultim të gjerë me komunitetin.

Bashkia e Klosit, në Qarkun Dibër, ka këto të dhëna kryesore:
Sipërfaqja: 357.48 km²
Popullsia: 12,172 banorë, sipas të dhënave të Censit 2023 (INSTAT).
Bashkia përbëhet nga 4 njësi administrative: Klos, Xibër, Suç dhe Gurrë, me qendër qytetin e Klosit.
Lexo edhe
Sociale

Viti i ri shkollor, programi ‘Pas Shkolle’ do të shtrihet në mbi 400 institucione arsimore

Sociale

Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve

Tags: #Berat #debate #dimal #Divjakë #Instat #Klos #Kryesore #librazhd #mat #reforma territoriale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Viti i ri shkollor, programi ‘Pas Shkolle’ do të shtrihet në mbi 400 institucione arsimore
  • Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve
  • Shqiptarët shohin më pak në Europë TV dhe video online, interes vetëm për lojëra e lajme
  • Media ruse: Një kombinim të historisë dhe kulturës, Tirana zgjedhja ekonomike për një udhëtim në Evropë
  • ‘Studiues i etnologjisë dhe antropologjisë shqiptare’, shuhet në moshën 88-vjeçare akademiku Mark Tirta
Nga të njëjtat tag-e
  • “Kjo verë shkriu narkoshtetin dhe teserat e PS”, Berisha nga Këshilli Kombëtar i PD: Agasi, mafiozi më i rrezikshëm pas padrinos Edi Rama!
  • ‘Territorialja’/ Sulmoi gazetarët gjatë protestës në Maliq, mes tyre edhe korrespondentin e Report Tv! Nisin hetimet për aktivistin e Lapajt (VIDEO)
  • Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve
  • ‘Territorialja’/ Sulmohen gazetarët gjatë protestës në Maliq, mes tyre edhe korrespondenti i Report Tv! Aktivisti i Lapajt i pengon gjatë detyrës: Shporruni, i shërbeni sistemit (VIDEO)
  • Rriten aksidentet në rrugë, INSTAT: 844 raste në 7 muaj, 10% më shumë se në 2025-ën! 1187 viktima e të plagosur në janar-korrik
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 18 lexime · 24 orë më parë
  2. 02
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Kanë prova që mund ta çojnë në burg”/ Bardhi: Ergys Agasi dhe Belinda Balluku mbajnë peng Edi Ramën 17 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 14 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Në pranga jo vetëm Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut! 13 lexime · 10 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Tiranë/ Plagosi me thikë administratorin e pallatit ku banonte, arrestohet 35-vjeçari (EMRI+VIDEO) 13 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Viti i ri shkollor, programi ‘Pas Shkolle’ do të shtrihet në mbi 400 institucione arsimore

Mbi 400 shkolla në të gjithë vendin do të ofrojnë këtë vit programin “Pas Shkolle”, një nga risitë…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve

Prej disa javësh, në faqet online të agjencive të ndërmjetësimit për punësim po shfaqen njoftime për rekrutimin e…

• 6 orë më parë • 7 min lexim
Sociale

Shqiptarët shohin më pak në Europë TV dhe video online, interes vetëm për lojëra e lajme

Shqiptarët shohin më pak në Europë TV dhe video online, interes vetëm për lojëra e lajme Shqipëria është…

• 7 orë më parë • 7 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by