Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “S’je kalorës, po ecën mbi gomar!”/ Përplasja për reformën territoriale, Boçi i përgjigjet Ramës: Ke panik se s’të besojnë më as të tutë! Shkele Kushtetutën
Politikë

“S’je kalorës, po ecën mbi gomar!”/ Përplasja për reformën territoriale, Boçi i përgjigjet Ramës: Ke panik se s’të besojnë më as të tutë! Shkele Kushtetutën

• 2 Gusht, 2026 • 6 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Vendimi për hartën e re territoriale ka thelluar përplasjet politike në vend. Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili u shpreh se protestat në disa bashki (përfshirë edhe nga anëtarë të PS) janë normale gjatë fazës së konsultimit publik, ka ardhur përgjigja e menjëhershme nga deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi.

Përmes një replike direkte, Boçi e akuzon kryeministrin për amnezi ligjore dhe shkelje flagrante të Kushtetutës. Sipas tij, reagimi i Ramës nuk dëshmon “demokraci brenda PS-së”, por panik nga revolta që ka shpërthyer edhe brenda radhëve të mazhorancës socialiste.

Më tej, Boçi shton se qeveria po përpiqet të fshihet pas një afati formal 60-ditor konsultimesh, ndërsa sjelljes së Ramës i përgjigjet me ironi: “Ju nuk jeni kalorës, ju gomaroni (ecni mbi gomar)”.

Reagimi i plotë i Luçiano Boçit:

“(Një përgjigje e detyruar)

Zoti me nder Kryeministër!

Nuk e dija që, pas 13 vitesh qeverisje me komandë, befas ju na paskët zbuluar ‘pluralizmin’ e mendimit ndryshe brenda PS.

Read more:Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik

Deri dje, një fjalë ndryshe nga vija juaj zyrtaro-personale quhej sabotim. Sot, kur kryetarët socialistë kanë filluar të mbrojnë bashkitë e tyre, na thoni se kjo qenka demokraci. Jo, zoti Rama. Ajo është revoltë e kjo e jotja quhet panik. Dhe paniku zakonisht fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu.

Nuk janë të parët e as të vetmit që janë shprehur. Janë dhe plot të tjerë që mezi presin ditën. E në përpjekje për të qetësuar revoltën që tashmë ka mbërritur edhe në radhët e Partisë Socialiste e për të ledhatuar panikun tënd, ju fshiheni pas një gjoja parashtrimi juridik që, fatkeqësisht për ju, nuk ekziston.

Nuk është hera e parë që demonstroni probleme të njohjes së ligjeve. Me dashje po se po, por dhe nga padija po. E kur e keqja dhe padija japin mend shteti është në rrezik.

Read more:“PD dërgon në Kushtetuese ligjin ratifikues të marrëveshjes me SHBA”, Bardhi: Me urdhër të Ramës, Kuvendi u kthye në noter të qeverisë

Ju përpiqeni ta mbuloni këtë krizë politiko-territoriale me argumentin e ‘60 ditëve të konsultimit’. Por këtu propaganda e padija jote ligjore përplaset me ligjin.

Së pari, Kushtetuta, në nenin 108, pika 2, nuk kërkon thjesht një afat. Ajo kërkon marrjen paraprake të mendimit të popullsisë së territoreve ku ndryshohen kufijtë. Vendos syzet e duhura e shihe në sy Kushtetutën kur thotë: ‘Kufijtë e tyre (administrativë-territorial) nuk mund të ndryshohen pa u marrë mëparë mendimi i popullsisë që banon në to’. Ky është një detyrim absolut kushtetues dhe nuk zëvendësohet dot me postime në Facebook, X, konferenca shtypi apo dëgjesa formale.

Së dyti, afati 60-ditor që përmendni nuk është afati i ‘konsultimit publik’, siç përpiqeni ta paraqisni. Ligji nr. 139/2015 ‘Për Vetëqeverisjen Vendore’ e lidh këtë afat me kohën që u jepet këshillave bashkiakë, qarqeve dhe institucioneve për të dhënë mendimin e tyre zyrtar, pasi marrin kërkesën. Janë dy procese krejt të ndryshme.

Read more:Kazinoja te kulla e ‘Air Albania’/ Këlliçi zbardh skemën: GLG Investment përdori një kompani offshore për të marrë Space+ të Alb-Star. Roli i Bledar Sinanit, Gerti Lumanit dhe Joselises Maradey Marquez (DOKUMENTET)

Së treti, konsultimi nuk përmbushet duke dëgjuar vetëm kryetarët e bashkive apo ekspertët e përzgjedhur. Kushtetuta dhe ligji kërkojnë që të merret mendimi real, paraprak, i dokumentuar dhe territorial i popullsisë së çdo bashkie që preket. Një debat i përgjithshëm në Tiranë nuk zëvendëson konsultimin në Klos, Prrenjas, Mamaliaj, Fushë Arrëz, Poliçan, apo kudo tjetër ku ndryshohen kufijtë.

Së katërti, ligji kërkon që Kuvendit t’i paraqiten jo vetëm hartat dhe arsyetimet, por edhe mendimi i popullsisë, analizat ekonomike, sociale, kulturore e demografike për çdo territor të prekur. Nëse këto mungojnë ose janë thjesht formale, problemi nuk është politik. Është procedural dhe kushtetues.

Së pesti, për vendime të tilla me impakt tërësor e kohor të gjatë publik siç është Reforma Territoriale, Parlamenti në traditën e konsoliduar dhe referuar Kushtetutës, nuk mund të zëvendësojë një komision me paritet politik pozitë-opozitë, me një nismë ligjore të njëanshme deputetësh.

Read more:“Prostuesit ishin me fëmijë, i kapën në mënyrë brutale”/ BIRN: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm nga policia!

Dhe një detaj që ju e anashkaloni me lehtësi. Europa nuk kërkon konsultime për t’u bërë fotografi. Kërkon konsultime që mund të ndryshojnë vendimin. Nëse harta është vendosur paraprakisht dhe konsultimi bëhet vetëm për t’i vënë një vulë formale, atëherë nuk kemi proces demokratik. Kemi një ritual burokratik.

Prandaj nuk janë në hall ata që protestojnë. Në hall je ti, sepse nuk po bind dot as kryetarët tuaj të bashkive.

Pastaj vjen pjesa ‘më zbavitëse’ e statusit tuaj. Ju talleni siç e keni zakon në fakt, me historinë, traditën dhe identitetin e komuniteteve, sikur këto të ishin ‘gojëdhëna’. Vetëm se problemi është se është përsëri ajo që ti e shkel sa herë të pengon, Kushtetuta që të kundërshton, jo thjesht opozita e qytetarët. Ajo flet qartë për traditën historike si kriter për ndarjen administrativo-territoriale. Pra nuk jemi ne, as Bashkiakët tuaj, as qytetarët në konflikt me tekstin kushtetues. Jeni ju! Si përherë.

Read more:Revoltë në Poliçan, Prrenjas dhe Klos/ Agron Gjekmarkaj: Pakënaqësia ndaj Qeverisë nuk është e izoluar. Shqipëria po hyn në krizë, zgjidhje është vetëm protesta

Dhe së fundi… Nëse reforma është kaq e mrekullueshme, pse po detyroheni të shkruani statuse për të bindur kryetarët tuaj?!!! Pse protestojnë qytetarët, dhe pse i janë bashkuar ata që kanë fituar zgjedhjet me siglën e PS-së?!

Kuptojeni pak këtë me nder Kryeministër! Kjo ndodh sepse ata jetojnë në bashkitë që ju i shihni vetëm në hartë. Ata tani po dëgjojnë qytetarët. Ju dëgjoni vetëm hartografët e propagandës.

Prandaj mos u shqetësoni për ‘kalorësin’. Ju fatkeqësisht nuk jeni aspak kalorës, nuk kalëroni, ju gomaroni (ecni mbi gomar). Shqetësohuni për revoltën e drejtë të njerëzve tuaj. Sepse kur kjo ndodh dhe është e prekshme, beteja zakonisht është humbur para se të fillojë.”

Lexo edhe
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Tags: #Detyrim #Edi Rama #Europa #Facebook #Fotografi #Klos #Komision #Kushtetuta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
Nga të njëjtat tag-e
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 7 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Studentët në protestë kanë njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare këtë të shtunë, më 7 nëntor, në…

• 21 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Deputetja e pavarur dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka komentuar në emisionin “Prime News24” përplasjen mes…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama.…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin