Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “PD dërgon në Kushtetuese ligjin ratifikues të marrëveshjes me SHBA”, Bardhi: Me urdhër të Ramës, Kuvendi u kthye në noter të qeverisë
Politikë

“PD dërgon në Kushtetuese ligjin ratifikues të marrëveshjes me SHBA”, Bardhi: Me urdhër të Ramës, Kuvendi u kthye në noter të qeverisë

• 29 Korrik, 2026 • 14 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i Grupit i Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka mbajtur një konferencë për mediat, ku foli për procedurat e marrëveshjes me SHBA.

Ai theksoi se e gjithë procedura ishte me një procedurë antikushtetuese. Ndërsa shtoi se opozita kërkoi të drejtën për t’u njohur me të gjitha detajet.

“Paralajmëruam se një procedurë e tillë nuk e zgjidhte urgjencën, por vetëm sa do ta zgjaste sepse do ta bënte të pashmangshëm kontrollin e saj. Kërkuam të respektohen afatet”, tha ai.

Gjithashtu nënvizoi se me urdhër të Edi Ramës Kuvendi u kthye në noter të qeverisë.

DEKLARATË E KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

Gjatë seancës plenare të ditës së hënë, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, paralajmërova zyrtarisht se procedura e ndjekur nga shumica për miratimin e marrëveshjes së huasë prej 302 milionë eurosh ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për blerjen e pajisjeve ushtarake ishte në kundërshtim me Kushtetutën. Paralajmërova gjithashtu se, nëse mazhoranca do të këmbëngulte në këtë rrugë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do t’ia nënshtronte atë kontrollit të Gjykatës Kushtetuese.

Read more:Mbyllet me tensione dhe bojkot seanca plenare/ Opozita la sallën pasi rendi i ditës u miratua pa diskutime

Ky paralajmërim nuk ishte për të bërë politikë. Ishte një paralajmërim real dhe i sinqertë. Ai ishte përpjekja e fundit për të ndaluar shumicën parlamentare që të mos përfshinte edhe marrëdhënien më të rëndësishme strategjike të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara në një procedurë antikushtetuese.

Opozita kërkoi gjatë gjithë seancës respektimin e afateve kushtetuese, të drejtës së deputetëve për t’u njohur me aktin që votonin dhe të standardeve që vetë Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar vetëm pak muaj më parë në vendimin e saj për procedurat parlamentare dhe Rregulloren e Kuvendit. Paralajmëruam se një procedurë e tillë nuk e zgjidhte urgjencën që pretendonte qeveria, por vetëm sa do ta zgjaste atë, sepse do ta bënte të pashmangshëm kontrollin kushtetues të saj.

Edhe përpara seancës, në komunikime institucionale me Kryetarin e Kuvendit, kërkuam që kjo rrugë të mos ndiqej. Kërkuam të respektoheshin afatet, të mos mohoheshin disa të drejta kushtetuese për deputetët, përfshirë të drejtën për t’u njohur me projektligjin. Për të qenë i sinqertë deri në fund, më duhet të pohoj se, në këto komunikime, morëm mirëkuptim nga Kryetari i Kuvendit për shqetësimin e ngritur. Për fat të keq, në fund nuk vendosi as Kushtetuta, as arsyeja, as mirëkuptimi. Vendosi urdhri politik i Edi Ramës, duke e kthyer edhe një herë Kuvendin në noter të vendimeve të qeverisë.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe opozita në tërësi e ka bërë të qartë se e mbështet në parim këtë marrëveshje, sepse ajo i shërben interesit strategjik të Shqipërisë për të rritur investimet në mbrojtje, për të modernizuar Forcat e Armatosura dhe për të përmbushur detyrimet që burojnë nga anëtarësimi në NATO. Pikërisht sepse bëhet fjalë për marrëveshjen më të rëndësishme të viteve të fundit me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes, ajo duhej të ishte një model i respektimit të Kushtetutës, i transparencës dhe i debatit parlamentar, jo një tjetër shembull i përdorimit të shumicës parlamentare për ta shkelur atë.

Fatkeqësisht, ne ndodhemi në këtë situatë për shkak të dështimeve të vetë qeverisë. Për vite me radhë, qeveria e Shqipërisë, nën drejtimin e Edi Ramës, nuk përmbushi angazhimet e Shqipërisë ndaj Aleancës. Në vend të objektivit minimal prej 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, shpenzimet reale mbetën rreth 1.6%, duke e vendosur Shqipërinë në një pozitë të vështirë përballë aleatëve dhe duke krijuar deri edhe pikëpyetje serioze mbi përmbushjen e angazhimeve që lidhen me antarësimin në NATO të Shqipërisë.

Read more:“Sikur policia të vraponte pas Ballukut, ashtu si me protestuesit!”/ Arben Kola nga protesta: Policia futi individë të lidhur me bandat, të thernin Gent Prognin!

Nuk na habit fakti që qeveria e Edi Ramës nuk i përmbushi për vite me radhë detyrimet e Shqipërisë ndaj NATO-s, sepse, për vite me radhë në opozitë, Edi Rama udhëhoqi protesta kundër anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Prandaj, si forca politike që bëri të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën Atlantike, Partia Demokratike nuk pranon leksione nga askush për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara apo për përkushtimin ndaj NATO-s.

Pikërisht sepse këto marrëdhënie janë jetike për sigurinë kombëtare, ne nuk do të pranonim kurrë që marrëveshja më e rëndësishme e viteve të fundit me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes të miratohej në shkelje të Kushtetutës. Ky ishte edhe thelbi i qëndrimit tonë gjatë seancës plenare. Sepse problemi nuk është marrëveshja, të cilën edhe sot pas miratimit antikushtetues nuk e njohim se cfarë përmban. Problemi është mënyra antikushtetuese se si shumica vendosi ta miratonte marrëveshjen.

Për këtë arsye, kjo nuk është një mosmarrëveshje politike. Është një çështje kushtetuese. Është një cështje për të mbrojtur dinjitetin e Republikës së Shqipërisë, institucioneve të saj demokratike dhe thelb vetë imazhit të shtetit shqiptar në botë.

Thomas Jefferson thoshte se: “Mjafton një hap përtej kufijve që Kushtetuta i ka vendosur pushtetit, që ai të hyjë në një territor pa kufij.”

Fatkeqësisht, edhe në këtë rast. ky hap u hodh nga mazhoranca dhe çështjen e bën akoma më shqetësuese fakti se kjo ndodhi vetëm pak muaj pasi vetë Gjykata Kushtetuese, në vendimin e saj për Rregulloren e Kuvendit, kishte vendosur standarde të qarta për përdorimin e procedurës së përshpejtuar dhe mbrojtjen e të drejtave të deputetëve. Në vend që ta zbatonte atë vendim të muajit shkurt, shumica zgjodhi të përsëriste të njëjtën praktikë që Gjykata sapo e kishte shpallur antikushtetuese. Duke injoruar jo vetëm deputetët, Kuvendit, por edhe autoritetin e Gjykatës Kushtetuese.

Read more:Kërkoi shfuqizimin e vendimit të GJKKO për kalimin e dosjes në gjyq, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Erion Veliajt

Për grupin parlamentar të PD respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nuk ka të bëjë vetëm me ruajtjen e autoritetit të kësaj gjykate, por mbi të gjitha me vetë themelet mbi të cilën është ngritur Republika Parlamentare.

Procedura e ndjekur për miratimin e kësaj marrëveshjeje nuk përmban vetëm një shkelje të izoluar. Ajo cenon njëkohësisht disa prej parimeve themelore mbi të cilat funksionon parlamentarizmi kushtetues: të drejtën e deputetëve për t’u njohur dhe për të debatuar mbi aktet që votojnë, afatet kushtetuese të përdorimit të procedurës së përshpejtuar dhe sigurinë juridike që duhet të shoqërojë hyrjen në fuqi të një marrëveshjeje ndërkombëtare.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka identifikuar shtatë shkelje kushtetuese. Meqenëse kjo është një çështje me natyrë juridike, do të përpiqem t’i shpjegoj ato me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme për çdo qytetar.

Shkelja e parë: Deputetëve iu mohua e drejta kushtetuese për t’u njohur me marrëveshjen përpara votimit. Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit detyrojnë Kryetarin e Kuvendit që, menjëherë pas depozitimit të projektligjit, t’u shpërndajë deputetëve projektligjin, tekstin e marrëveshjes dhe relacionin shoqërues. Kjo procedurë garanton që deputetët të kenë kohën e nevojshme për ta shqyrtuar marrëveshjen, për t’u konsultuar, për të paraqitur amendamente dhe për të vendosur me përgjegjësi se si do të votojnë.

Shkelja e dytë: Deputetëve iu mohua e drejta kushtetuese për të kontrolluar mënyrën e përdorimit të fondeve publike. Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit detyrojnë që projektligjet me efekte financiare të shoqërohen me raportin që përligj shpenzimet financiare. Ky raport u mundëson deputetëve të vlerësojnë ndikimin e projektligjit në Buxhetin e Shtetit dhe të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues të kontrollit mbi administrimin e financave publike. Në këtë rast, raporti që përligjte shpenzimet financiare nuk iu vu në dispozicion deputetëve.

Read more:Spahiu: Çështja e Erjon Veliajt nuk është a do e lirojë Strasburgu, por a do jepet vendimi para zgjedhjeve lokale apo jo

Shkelja e tretë: Deputetëve iu mohua e drejta për të ushtruar lirisht funksionin e tyre parlamentar, përmes debatit parlamentar, paraqitjes së amendamenteve dhe votimit të informuar. Pikërisht për të garantuar ushtrimin efektiv të këtyre të drejtave, Rregullorja e Kuvendit parashikon që rendi i ditës të bëhet publik jo më vonë se dy ditë përpara seancës plenare. Në rastin e kësaj marrëveshjeje, kjo nuk ndodhi. Kryetari i Kuvendit njoftoi ndryshimin e rendit të ditës të hënën dhe, po atë ditë, maxhoranca shqyrtoi dhe miratoi marrëveshjen, duke zhvlerësuar afatin ligjor prej 48 orësh të njoftimit të rendit të ditës së seancës, i cili është përcaktuar si mekanizëm që garanton këto të drejta të deputetëve. Edhe Gjykata Kushtetuese ka arsyetuar se mosrespektimi i afatit dyditor për rendin e ditës cenon parimin e demokracisë përfaqësuese.

Shkelja e katërt: Kjo lidhet me një afat tjetër shumë të rëndësishëm, i përcaktuar shprehimisht në Kushtetutë dhe i interpretuar qartë nga Gjykata Kushtetuese, kur ajo rrëzoi mënyrën sesi Kuvendi miratoi Rregulloren e funksionimit të tij. Një rast identik me mënyrën sesi u miratua marrëveshja me SHBA të hënën. Edhe praktika e ndjekur për këtë marrëveshje, njësoj si praktika e shpallur antikushtetuese për Rregulloren e Kuvendit, u zhvillua me procedurë të përshpejtuar brenda 24 orëve. Në vendimin që duhet të ishte detyrues për Parlamentin, Gjykata Kushtetuese arsyetoi në muajin shkurt se mosrespektimi i afatit minimal njëjavor cenon sërish parimin e demokracisë përfaqësuese, duke u mohuar deputetëve të drejtat e tyre kushtetuese.

Shkelja e pestë: Marrëveshja u trajtua sikur Shqipëria të ndodhej në një situatë të jashtëzakonshme, me nevojë dhe urgjencë për hyrjen e menjëhershme në fuqi të ligjit. Në fakt, nuk ekzistonte asnjë nga këto kushte. Vetë qeveria e rrëzon pretendimin për urgjencë. Marrëveshja u miratua prej saj në parim më 19 qershor dhe u nënshkrua më 22 qershor. Këshilli i Ministrave kishte më shumë se një muaj kohë për ta paraqitur projektligjin sipas procedurës së zakonshme parlamentare, por zgjodhi ta mbante një muaj në sirtar dhe, për arsye që i di vetëm Edi Rama, ta sillte në Parlament vetëm në ditën e fundit të punimeve të tij. Në këto kushte, nuk mund të flitet për një urgjencë objektive, por për një urgjencë artificiale, të krijuar nga vetë qeveria. Po ashtu, Shqipëria nuk ndodhej në një situatë që të justifikonte nevojën urgjente për t’u pajisur me pajisje ushtarake, pasi nuk përballej me ndonjë agresion të armatosur apo kërcënim të jashtëm.

Shkelja e gjashtë: 1/5 e Deputetët kanë të drejtë që të venë në lëvizje Gjykatën Kushtetutese për të kontrolluar një marrëveshje përpara ratifikimit të saj. Duke e sjell dhe miratuar marrëveshjen brenda një dite, procedura parlamentare praktikisht e ka zhveshur pakicën parlamentare nga ushtrimi i përgjegjësisë së saj për të ushtruar kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjes në kohë, për të vënë në lëvizje Gjykatës Kushtetuese nëse cmonte vetëm përpara ratifikimit, si dhe praktikisht ka zhveshur vetë Gjykatën Kushtetuese nga kompetenca për të vlerësuar kushtetutshmërinë e marrëveshjes.

Shkelja e shtatë: Qeveria ka pamundësuar hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Huasë me SHBA-të. Duke e shpallur marrëveshjen sekrete, ajo ka pamundësuar botimin e saj në Fletoren Zyrtare. Por Kushtetuta përcakton qartë se një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar me ligj bëhet pjesë e sistemit të brendshëm juridik vetëm pasi botohet në Fletoren Zyrtare. Në këto kushte, mënyra se si është trajtuar kjo marrëveshje krijon një papajtueshmëri të drejtpërdrejtë me Kushtetutën, pasi një marrëveshje që nuk botohet nuk mund të hyjë në fuqi dhe as të bëhet pjesë e sistemit juridik të Republikës së Shqipërisë.

Read more:PD dënon bilancin alarmant të dhunës kundër protestuesve dhe kërkon hetim: Rama është çakorduar

Nuk bëhet fjalë për një problem që nuk kishte zgjidhje. Legjislacioni shqiptar ofron mekanizma për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar pa cënuar kërkesat kushtetuese për hyrjen në fuqi të marrëveshjeve ndërkombëtare. Qeveria zgjodhi të mos i përdorte ato. Ky nuk është thjesht një gabim procedural. Është një mënyrë qeverisjeje që e bën të atakueshme vetë marrëveshjen dhe e ekspozon Shqipërinë përballë partnerit të saj strategjik si një vend aleat joserioz, që nuk qeveriset sipas Kushtetutës, por sundohet sipas interesit politik të Kryeministrit.

Pikërisht mbi këto argumente, të mbështetura në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në vendimet e detyrueshme për zbatim të Gjykatës Kushtetuese dhe në jurisprudencën më të fundit të saj, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike sapo i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar kontrollin kushtetues të procedurës së ndjekur nga Kuvendi. Kemi kërkuar nga Gjykata Kushtetuese shfuqizimin e ligjit ratifikues dhe pezullimin e tij.

Qëllimi ynë është të mbrojmë kushtetutshmërinë në vend dhe që marrëveshja më e rëndësishme ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare të miratohet sipas Kushtetutës, me një procedurë të rregullt parlamentare, në përputhje me standardet që vetë Gjykata Kushtetuese ka vendosur për Kuvendin. Nëse Gjykata Kushtetuese e shqyrton këtë çështje me përparësi, ne mund ta miratojmë së bashku marrëveshjen, pasi të njihemi me përmbajtjen e saj, edhe në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare, duke respektuar plotësisht Kushtetutën dhe duke siguruar mbështetjen e plotë politike që një marrëveshje e tillë strategjike meriton.

Aleanca me Shtetet e Bashkuara nuk forcohet duke mohuar dhe shkelur Kushtetutën. Ajo forcohet duke respektuar shtetin e së drejtës, institucionet demokratike dhe standardet që përbëjnë themelin e demokracive perëndimore. Shqipërisë i duhet standardi i Kongresit Amerikan, jo standardi i Taulant Ballës.

Marrëdhëniet strategjike të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara meritojnë shumë më tepër sesa të përfaqësohen përmes akteve antikushtetuese të Edi Ramës.

Lexo edhe
Politikë

Seanca në GJKKO, Kryemadhi: Akuza bazohet në interpretime, komunikimet janë paraqitur në mënyrë selektive nga prokuroria

Politikë

Revolta qytetare për dorëheqjen e Ramës, gazetarja britanike “gozhdon” kryeministrin: Protestuesit dalin çdo mbrëmje për 60 ditë, para zyrës tuaj

Tags: #Edi Rama #Forcat e Armatosura #gazment bardhi #Gjykata #gjykata kushtetuese #Kërcënim #Kushtetuta #Mediat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Seanca në GJKKO, Kryemadhi: Akuza bazohet në interpretime, komunikimet janë paraqitur në mënyrë selektive nga prokuroria
  • Revolta qytetare për dorëheqjen e Ramës, gazetarja britanike “gozhdon” kryeministrin: Protestuesit dalin çdo mbrëmje për 60 ditë, para zyrës tuaj
  • I pari që hyn në garë/ Adnan Xholi dorëzon kandidaturën për Prokuror të Përgjithshëm
  • PS synon reduktimin e numrit të bashkive, BIRN: KiE kundër skenarëve të qeverisë për centralizimin e pushtetit vendor
  • Komenti/ Protestat rinore e qytetare, zgjim dhe kushtrim për Triumfin e Kombit. Thank you News24!
Nga të njëjtat tag-e
  • Seanca në GJKKO, Kryemadhi: Akuza bazohet në interpretime, komunikimet janë paraqitur në mënyrë selektive nga prokuroria
  • Revolta qytetare për dorëheqjen e Ramës, gazetarja britanike “gozhdon” kryeministrin: Protestuesit dalin çdo mbrëmje për 60 ditë, para zyrës tuaj
  • Konstatoi shkelje disiplinore, ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi
  • Komenti/ Protestat rinore e qytetare, zgjim dhe kushtrim për Triumfin e Kombit. Thank you News24!
  • Shqiptarët bëjnë historinë! Sheshi plot për 2 muaj, sot dita e 60 e revoltës qytetarët, kërkesa e panegociueshme mbetet: Rama jep dorëheqjen!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do luftoj kundër qeverisë korruptive, edhe nëse duhet të rrëmbej të drejtat”/ Agron Shehaj: Duhet të informohemi për çfarë votojmë! Balla e Rama dërguan njerëz para shtëpisë time… 27 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Mllefi është i madh, uroj mos ta zërë vjeshta Ramën!”, pensionistja: Kryeministri, Berisha e Balluku, si gjarpërinjtë! 19 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama kriminalizoi ekonominë dhe politikën”/ Ish-ministri Malaj: Për të mbijetuar po nxit urrejtjen, qëndrimi i një politikani në panik 16 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Konflikte për motive pronësie mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI) 11 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur 9 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Politikë Dita e 58 e revoltës qytetare! Protestuesi thirrje policisë: Dorëzojeni Ramën, fatin e tij ta vendosë populli! 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “I dhe 10 deputetë Ergys Agasit në zgjedhje”/ Aktivisti Ramës: Jemi sorra dhe korba, por jo krimba si ty dhe Saliu që mbyllët sistemin zgjedhor në 2008 8 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Seanca në GJKKO, Kryemadhi: Akuza bazohet në interpretime, komunikimet janë paraqitur në mënyrë selektive nga prokuroria

Seanca gjyqësore ndaj Monika Kryemadhit ka vijuar këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit…

• 38 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Revolta qytetare për dorëheqjen e Ramës, gazetarja britanike “gozhdon” kryeministrin: Protestuesit dalin çdo mbrëmje për 60 ditë, para zyrës tuaj

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë të dhënë për britaniken Channel4, ka folur mes të tjerash edhe në…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

I pari që hyn në garë/ Adnan Xholi dorëzon kandidaturën për Prokuror të Përgjithshëm

Adnan Xholi, i pari prokuror që dorëzon dokumentet për garën për kryeprokurorin e ri të vendit. Kandidatura është…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by