Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “SPAK të hetojë mbi 100 milionë euro vjedhje”/ Ambientalistët protestë para KESH: Mos e ktheni Gjirin e Vlorës në varrezë TEC-esh. Refuzoni firmosjen e tenderit të ri 20 mln euro
Politikë

“SPAK të hetojë mbi 100 milionë euro vjedhje”/ Ambientalistët protestë para KESH: Mos e ktheni Gjirin e Vlorës në varrezë TEC-esh. Refuzoni firmosjen e tenderit të ri 20 mln euro

• 3 Gusht, 2026 • 8 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Këtë të hënë mbientalistë qytetarë dhe aktivistë kanë organizuar një protestë para KESH ku kërkojnë heqjen e teceve lundrues nga Gjiri i Vlorës pasi kanë kosto të larta ekonomike dhe mjedisore.

Ambientalisti Lavdosh Ferruni ka hedhur akuza të forta ndaj KESH-it dhe institucioneve shtetërore gjatë protestës së zhvilluar para godinës së Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, duke kërkuar që të mos procedohet me marrjen në dorëzim të TEC-eve lundruese të njohura si “Tigri 1” dhe “Tigri 3”.

Read more:Në Vlorë për pushime, grupi i izraelitëve përfundoi në spital! Rrëfimi: U sëmurëm të gjithë njëherësh, dyshojmë nga azoti i kondicionerit! Hoteli ‘Priam’: Autoritetet kryen kontrolle, asnjë defekt

Sipas Ferrunit, planet për zgjerimin e infrastrukturës energjetike në Gjirin e Vlorës, me TEC-e të tjera dhe terminale gazi, përbëjnë një “masakër mjedisore dhe ekonomike”. Ai u bëri thirrje drejtuesve të KESH-it të reflektojnë dhe të tërhiqen nga çdo vendim që, sipas tij, do të çonte në shndërrimin e zonës në një qendër të rëndë industriale.
Ambientalisti drejtoi akuza edhe ndaj administratores së KESH-it, Vjola Xhafa, duke e konsideruar përgjegjëse si për procesin aktual, ashtu edhe për vendimmarrjet e ndërmarra që nga viti 2021, kur, sipas tij, u konceptua projekti. Ferruni kujtoi se në janar 2022 ajo mbante detyrën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke pretenduar se ka përgjegjësi për kontratën e firmosur në atë periudhë.
Ai e cilësoi kontratën për TEC-et lundruese si “poshtëruese”, duke pretenduar se një amendament i saj detyron KESH-in që, në përfundim të kontratës së qirasë, t’i marrë asetet në pronësi për 1 euro.
Ferruni kritikoi ashpër edhe kostot e projektit, duke deklaruar se TEC-et u sollën me argumentin e një emergjence energjetike, por, sipas tij, qëndruan të papërdorura për rreth dy vite. Ai pretendoi se kostoja e prodhimit të energjisë me naftë nga këto impiante është shumë më e lartë se çmimi i energjisë në treg, ndërsa përmendi edhe tenderin për mirëmbajtjen, të cilin e cilësoi si një tjetër shpenzim të pajustifikuar.

Gjatë fjalës së tij, Ferruni u bëri thirrje drejtuesve të KESH-it të “reflektojnë dhe ta refuzojnë” marrjen në dorëzim të TEC-eve, ndërsa protestuesit përsëritën sloganin: “Reflekto, refuzo!”
Në fund, ai i kërkoi edhe ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara që, sipas deklaratave të tij për luftën kundër korrupsionit, ta nisë këtë betejë me hetimin e çështjes së TEC-eve lundruese në Vlorë. Ferruni deklaroi se pret që organet e drejtësisë të hetojnë përgjegjësit institucionalë, duke pretenduar se dëmi ekonomik për taksapaguesit shqiptarë i kalon 100 milionë euro. Ai paralajmëroi gjithashtu se projektet për ndërtimin e TEC-eve të reja dhe terminaleve të gazit në Gjirin e Vlorës do të rëndonin më tej ndikimin mjedisor në këtë zonë.

Read more:‘Balluku’, Braho: Çështja me prioritetin më të lartë për SPAK! Kemi kërkuar sekuestro për çdo pasuri të Ermal Beqirit

Fjala e Ferrunit:

Ai veprimi i tmerrshëm që po përgatisni që ta pushtoni gjirin e Vlorës me TEC-e të tjera, me terminale gazi e kështu me radhë. Kjo do të ishte e pafalshme për ju. Prandaj ju duhet të reflektoni, të reagoni dhe të hiqni dorë nga ajo që po përgatisni këto ditë për të marrë në dorëzim KESH, për të marrë në dorëzim Tigrin 1 dhe Tigrin 3, që gjoja i keni aty për raste emergjente. Ju zonja Vjola, që jeni administratore e KESH-it, jeni direkt përgjegjëse jo vetëm për aktin që prisni të bëni këto ditë, por jeni përgjegjëse që nga viti 2021 që është konceptuar kjo masakër mjedisore dhe ekonomike dhe në janar të 2022-shit ju keni qenë sekretare e përgjithshme e Ministrisë së zonjës Balluku dhe keni pa dyshim përgjegjësi për këtë kontratë që është bërë në atë periudhë. Një kontratë poshtëruese dhe ja pse është poshtëruese kontrata që ju keni bërë që në 2022-shin dhe që e ka firmosur paraardhësi juaj Ergys Verdho.

Read more:“Nuk kemi shtet social”/ I riu me aftësi të kufizuara: 63 ditë rezistencë iu duken pak sepse janë mësuar të numërojnë miliona në “Toyota Yaris”. Na kanë hapur shumë plagë

Në këtë kontratë poshtëruese ju thoni që është këtu një kopje e kontratës dhe e japin dhe mediat, është një amendament që KESH-i me mbarimin e kontratës qirasë, është në mënyrë absolute i detyrueshëm që ta marri këtë me 1 euro. Dhe ne jemi këtu sot që të themi, mos e bëni këtë gabim fatal! Mos përsërisni gabimet që keni bërë që nga viti 2022, që keni marrë këto karakatina nga Bangladeshi dhe i keni akoma aty dhe doni t’i mbani aty për të vjedhur shqiptarët në vijim, në vazhdim për shumë e shumë vite të tjera. Kjo që ju po bëni është në vazhdim të vjedhjeve që janë bërë me këto tigrat këto vite, që i kalojnë të 100 milionë euro. Realisht ajo që ndodhi, ju i sollët këto tece gjoja për emergjencë. Po emergjenca zgjati 2 vjet derisa më në fund i ndezën këto. Kjo nuk është emergjencë, kjo është një spekulim i pastër, një vjedhje e pastër do të thoshim për arsye se nuk ka asnjë lidhje me emergjencën. Dhe prapë nuk ka asnjë lidhje me emergjencën.

Tani që është edhe kriza e naftës, normalisht duhet që këto të ishin shpëtimtarë këto tigrat, por realisht ajo që po ndodh është që çmimi në treg është më pak se 100 euro për megavat orë, kurse vetëm nafta për të djegur ky tec është 200 euro për një megavat orë, vetëm nafta. Po mirëmbajtja, që keni bërë atë tenderin tjetër tani 20 milionë euro, si bëhet? Çfarë vjedhje është e pastër kjo?
Atëherë në këtë rast juve duhet vetëm të bëni një gjë, një akt të fundit për të shlyer gabimet e mëdha që keni bërë në gjithë këto vite, është të reflektoni dhe ta refuzoni. Prandaj unë do të thërras këtu bashkë me këto kolegët që kemi ardhur nga Vlora, reflekto, refuzo. Reflekto, refuzo!

Read more:‘Nuk po na paguajnë qiranë e tokës’, banorët e Patos-Marinzës protestë para Bankers Petroleum: Mos na përgjysmoni pagesën

Atëherë ne jemi në një situatë që na vjen tani edhe ambasadori i ri i Amerikës, i cili ka thënë se do të luftojë korrupsionin dhe ne i themi që filloje luftën e korrupsionit duke larguar tecet grabitqare dhe duke vënë para përgjegjësisë autorët e këtij teci që është një shenjë e keqe evidente e një korrupsioni të vazhdueshëm në këtë vend. Dhe këtu kemi të bëjmë me një grup, a është grup apo jo këtë do ta shohë SPAK-u. Dhe janë bashkë me Ergys Verdho që firmosi kontratën, është Erald Elezi që është në një lloj burgu ai tani, i cili firmosi, i mori gjoja në dorëzim në 2024, mbasi mbeten 2 vjet aty në gjirin e Vlorës. Më pas Erald Elezit jeni ju zonja Vjola që po bëheni gati të bëni këtë, firmosjet e këtij spekulimi dhe vjedhje të pastër fare. Dhe ne mendojmë që SPAK-u do të veprojë në këtë drejtim,

Read more:“Ku janë deputetët?”/ Aktorja Egla Ceno me tone të forta kundër shkrirjes së bashkisë Poliçan: Na marrin votën dhe nuk na pyesin (VIDEO)

Kjo është shumë e qartë, janë mbi 100 milionë euro të marra nga taksapaguesit shqiptarë, por ka dhe një rrezik akoma më të madh që me planet që kanë këto, për të ndërtuar tece të tjera e terminale gazi e kështu me radhë, duke e okupuar atë territor.

Lexo edhe
Politikë

Ervin Demo vlerëson angazhimin e shërbimit zjarrfikës në kryeqytet: Për sezonin tjetër, puna fillon tani

Politikë

Ministri Demo në Rinas me Policinë Kufitare: Mirënjohje për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve

Tags: #Asetet #Emergjenca #Erald Elezi #euro #Gazi #Mediat #Nafta #Naftë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ervin Demo vlerëson angazhimin e shërbimit zjarrfikës në kryeqytet: Për sezonin tjetër, puna fillon tani
  • Ministri Demo në Rinas me Policinë Kufitare: Mirënjohje për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve
  • Shqiptarët bashkohen në Kalabri, nga trashëgimia arbëreshe te mesazhi “Liri për çlirimtarët”
  • Revolta kundër qeverisë nuk ndalet/ Mbahet sot protesta e 113-të! Qëndresa vazhdon, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
  • VIDEO/ “Besa besë…”! Sheshi jehon “UÇK”, qytetarët kundërshtojnë vendimin e Hagës për Çlirimtarët
Nga të njëjtat tag-e
  • Kontrabandë nga Greqia me autobus, arrestohen dy 43-vjeçarë në Gjirokastër! U kapën me 22 mijë euro, 100 steka cigare dhe mallra të fshehura
  • Replika në Kuvend e Tedi Blushit me kryeministrin Rama: Shqiptarët nuk kanë hallin e pagës së gjyqtarëve, por të 16 miliard eurove që mungojnë në buxhet në një mandat qeverisës!
  • “Apartamente, vila, makina, jahte, prona, euro, lekë dhe…”/ Ish-deputeti Halit Valteri ‘godet’ Ballukun: Duhet t’i vendosim kufi kësaj kuçedre që ha burra dhe po përpin pushtetin
  • “Mbështetje të plotë nga SHBA”/ Berisha: Lufta kundër narkoshtetit dhe trafiqeve, në fokus të takimeve tona
  • “Apartamente, vila, makina, jahte, prona, euro, lekë dhe…”/ Ish-deputeti Halit Valteri ‘godet’ Ballukun: Duhet t’i vendosim kufi kësaj kuçedre që po përpin pushtetin dhe njerëzit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Burri vret me thikë gruan në shtëpinë e vajzës, kapet në Kamëz pas arratisë! 58-vjeçarja po kujdesej për dy nipërit e mitur (EMRAT+VIDEO) 44 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Reagimi i Ramës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, hipokrizi”/ Bytyçi: Duhet të kërkojë ndjesë, mori helikopterin drejt Prishtinës dhe ndikoi për miratimin e Gjykatës Speciale 12 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Plagosja e dy të rinjve nga Kamza në 2025-ën që solli një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë! Nga shpërthimet me tritol te eliminimi i Isuf Jacajt 12 lexime · 1 orë më parë
  4. 04
    Politikë “SPAK bëj gati prangat”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jep dorëheqjen! 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar! Ende nuk dihen rrethanat 9 lexime · 4 orë më parë
  6. 06
    Politikë “SPAK bëj gati prangat!”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jepe dorëheqjen! 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! I arrestuar në 2017-ën për dhunë në familje (EMRAT+VIDEO) 6 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Ervin Demo vlerëson angazhimin e shërbimit zjarrfikës në kryeqytet: Për sezonin tjetër, puna fillon tani

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, zhvilloi një takim me drejtues dhe punonjës të Shërbimit Zjarrfikës të…

• 27 minuta më parë • 4 min lexim
Politikë

Ministri Demo në Rinas me Policinë Kufitare: Mirënjohje për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, vizitoi sot punonjësit e Policisë Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”,…

• 2 orë më parë • 4 min lexim
Politikë

Shqiptarët bashkohen në Kalabri, nga trashëgimia arbëreshe te mesazhi “Liri për çlirimtarët”

Përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, diaspora dhe komunitetet arbëreshe në…

• 7 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by