FINIQ– Situatë kritike me zjarret në Finiq. Flakët e nisura që prej orës 13:00 të mesditës së sotme, kanë avancuar drejt fshatrave Kostar dhe Vllahat. Situata më e vështirë raportohet në Kostar, aty ky flakët kanë depërtuar në oborret e banesave.
Në zonë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Finiqit, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.
Po ashtu, ka nisur edhe ndërhyrja me helikopter.
Read more:Flakët përfshijnë Bregasin në Finiq, në terren zbresin zjarrfikës nga tre bashki
Lajmi në përditësim…
Ina Zhupa: Finiqi dhe Delvina në rrezik nga zjarri, qeveria të reagojë pa humbur asnjë minutë

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga qeveria për vatrën e zjarrit të aktivizuar në zonën e Matomares, në Bashkinë Finiq, e cila po përhapet drejt Mesopotamit dhe fshatrave të Bashkisë Delvinë.
Ajo i bëri thirrje autoriteteve të shtojnë forcat në terren, të angazhojnë Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura, si edhe të kërkojnë ndihmë ndërkombëtare për ndërhyrje ajrore nëse është e nevojshme, ndërsa paralajmëroi se çdo vonesë rrezikon të përsërisë fatkeqësine e zjarreve të vitit të kaluar në Delvinë.
Read more:“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën”! Çfarë deklaronte Rama kur ishte në opozitë (VIDEO)
Reagimi i Ina Zhupës:
Një vatër e rrezikshme zjarri është aktivizuar paraditen e sotme në zonën e Matomares, në territorin e Bashkisë Finiq. Flakët po avancojnë në drejtim të Mesopotamit dhe po përhapen edhe drejt fshatrave të Bashkisë Delvinë.
Forcat vendore kanë ndërhyrë që në orët e para, por zjarri nuk është vënë ende nën kontroll. Në këto kushte, qeverisja qendrore duhet të reagojë menjëherë me të gjitha kapacitetet e saj. Duhet të shtohen forcat zjarrfikëse, të angazhohen strukturat e Emergjencave Civile, Forcat e Armatosura dhe, nëse është e nevojshme, të kërkohet menjëherë ndihmë ndërkombëtare për ndërhyrje ajrore.
E dimë mirë se avionët e shuarjes se zjarrit të premtuar nga Edi Rama çdo vit dhe medemek të blera vjet nga Pirro Vengu nuk ekzistojnë. Prandaj, mos humbni kohë po ndërhyni me të gjitha mjetet që keni. Çdo minutë vonesë i jep përparësi flakëve.
Nuk duhet të lejojmë që të përsëritet fatkeqësia e vitit të kaluar në Delvinë, ku mijëra hektarë u dogjën me pasoja të rënda për banorët, ekonominë dhe mjedisin që i vuajnë ende.
Dardha e Librazhdit prej 6 ditësh në flakë, temperaturat e larta dhe era e fortë vështirësojnë shuarjen (VIDEO)
Prej gjashtë ditësh, zjarri që ka përfshirë masivin pyjor të fshatit Dardhë, në Bashkinë e Librazhdit, vijon të mbetet aktiv, ndërsa përpjekjet për shuarjen e flakëve po hasin vështirësi për shkak të terrenit të thyer malor, erës së fortë dhe temperaturave të larta.
Në operacion janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Librazhdit, të mbështetura nga strukturat e Emergjencave Civile, të cilat po punojnë për izolimin e vatrave aktive dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Fatmirësisht, deri tani nuk raportohen persona të lënduar apo banesa të rrezikuara, pasi vatra ndodhet larg zonave të banuara. Megjithatë, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.
P.J/E.H/Shqiptarja.com




