Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “SPAK do të trokasë te dera e Edi Ramës për ta arrestuar” – Erald Kapri: Dorëheqja, kusht i panegociueshëm! Reforma territoriale, hile për të kapur 90% të pushtetit
Politikë

“SPAK do të trokasë te dera e Edi Ramës për ta arrestuar” – Erald Kapri: Dorëheqja, kusht i panegociueshëm! Reforma territoriale, hile për të kapur 90% të pushtetit

• 4 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, i ftuar në studion e News24, ka bërë një analize të situatës politike në vend, ndërsa protestat masive kundër qeverisë së Edi Ramës vijojnë pa ndërprerje prej më shumë se 65 ditësh. Gjatë intervistës, ai u ndal te dështimet e qeverisjes në mandatin e katërt, hilet e reformës së re territoriale dhe pritshmëritë se drejtësia e re do të trokasë shumë shpejt në zyrën e kryeministrit.

Duke komentuar nismën e re për ndarjen administrative, Kapri e cilësoi atë si një mjet që Rama po e përdor për të cimentuar pushtetin e tij politik, në kundërshtim me praktikat evropiane ku ekzistojnë njësi të vogla vendore.

“Rama kërkon të cimentojë pushtetin e tij politik. Në Evropë ka njësi të vogla të pushtetit vendor. Sot bashkitë janë me punonjës militantë. Nuk do të heqin njerëzit e tyre nga puna me reformën e re duke shkrirë bashki, por duke rritur territorin e një bashkie do të jetë më e vështirë të menaxhohet,” u theksua nga Kapri.

Read more:Asgjë s’e ndal revoltën, protesta antiqeveritare në ditën e 65-të. Qytetarët te Parlamenti: Ndryshim sistemi, Shqipëria e rinisë!

Duke sjellë shembullin e Tiranës, ku sipas tij ka ende kulla me kate pa leje, ai theksoi se qeverisja lokale ka dështuar në mënyrë spektakolare. Sipas tij, vendimmarrja duhet t’i kthehet komunitetit:

“Duhet të nisen nga parimi që komuniteti vendos. Nëse Libohova do një bashki të vogël për t’u qeverisur, duhet ta ketë këtë të drejtë, e jo të vendosë qeveria gjithçka. Rama do të kërkojë që PS të fitojë 90% të pushtetit lokal me reformën e re në letër.”

Read more:“Ju erdhi fundi”/ Revolta e 65 kundër qeverisë, qytetarët marshim-protestë në rrugët e Tiranës: Shqipëria kërkon revolucion! Arrestoni Ramën

Sipas deputetit të Partisë “Mundësia”, kreu i qeverisë është futur në një fazë ku nuk mund të qeverisë më normalisht, sidomos pas shpërthimit të skandaleve të njëpasnjëshme dhe protestave të paprecedenta në histori.

“Rama e ka humbur kontrollin politik; që prej nisjes së mandatit të katërt nuk ka qeverisur dot. Kanë ndodhur skandale si AKSHI dhe Balluku, ndryshoi gjysmën e qeverisë pas skandalit Balluku. Kur mendonte se do arrinte marrëveshje me PD për disa gjëra, ndodhi protesta më e madhe e këtyre 35 viteve,” deklaroi Kapri.

Read more:“Mos e prekni Dimalin!”/ Banorët në protestë kundër Reformës Territoriale, administratori i Kutallisë jep dorëheqjen

Ai shtoi se bazuar në sondazhet e kryera edhe nga media serioze, rreth 90% e shqiptarëve i shohin kërkesat e protestës si të drejta, edhe nëse nuk janë fizikisht çdo ditë në shesh. Për këtë arsye, ai e quajti largimin e kryeministrit si të domosdoshëm: “Dorëheqja e Ramës është kusht i panegociueshëm. Rama priste që vapa apo sulmet e tij ndaj protestës do e ndalonin, por jo, nuk ia doli dot.”

Në përfundim të fjalës së tij, Kapri u ndal te përgjegjësia penale e kryeministrit, duke u shprehur i bindur se strukturat e posaçme antikorrupsion nuk do ta anashkalojnë dot kreun e qeverisë, pasi emri i tij lidhet me skemat e korrupsionit.

Read more:Përrenjasi kundër “Territoriales” për bashkimin me Librazhdin/ Peticion dhe protestë masive, qytetarët: Nuk pranojmë të humbasim bashkinë tonë (VIDEO)

“Rama po punon që të ketë një garanci që të mos preket nga drejtësia. Besojmë se SPAK do të trokasë në derën e Edi Ramës për të kërkuar arrestimin ose pezullimin e tij. Rama nuk e anashkalon dot drejtësinë, emri i tij është në çdo dosje korruptive,” përfundoi Kapri.

Lexo edhe
Politikë

VIDEO/ Tjetër goditje për qeverinë? Investigimi nga Austria paralajmëron zbardhjen e aferave të korrupsionit. Gazetari me USB në dorë: Ka emra, paratë që janë paguar dhe kush i marrë

Politikë

Skandali me Vlora Hysenin, Këlliçi lëshon akuza të forta: Siguria kombëtare është e shpartalluar, duhet me urgjencë qeveri teknike dhe zgjedhje të reja

Tags: #AKSHI #Dera #jetë #Komuniteti #media #Protesta #qeveria #rama

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • VIDEO/ Tjetër goditje për qeverinë? Investigimi nga Austria paralajmëron zbardhjen e aferave të korrupsionit. Gazetari me USB në dorë: Ka emra, paratë që janë paguar dhe kush i marrë
  • Skandali me Vlora Hysenin, Këlliçi lëshon akuza të forta: Siguria kombëtare është e shpartalluar, duhet me urgjencë qeveri teknike dhe zgjedhje të reja
  • Berisha: Kërkojmë dorëheqjen urgjente të Ramës, kjo do jetë çështja kryesore në Kuvend. A e patë se si Gysi bënte planet se kush do jetë kryetar Parlamenti?
  • Vlora Hyseni nën arrest, Balliu: Kam pyetur SHISH për raportet e zyrtarëve të institucionit me Ergys Agasin! Siguria kombëtare e vendit ka rënë
  • “Drejtësia duhet të thërrasë Edi Ramën!”, Balliu: Kryeministri duhet të japë dorëheqjen, jemi në luftë të hapur me “narko-shtetin”
Nga të njëjtat tag-e
  • Skandali me Vlora Hysenin, Këlliçi lëshon akuza të forta: Siguria kombëtare është e shpartalluar, duhet me urgjencë qeveri teknike dhe zgjedhje të reja
  • Berisha: Kërkojmë dorëheqjen urgjente të Ramës, kjo do jetë çështja kryesore në Kuvend. A e patë se si Gysi bënte planet se kush do jetë kryetar Parlamenti?
  • Vlora Hyseni nën arrest, Balliu: Kam pyetur SHISH për raportet e zyrtarëve të institucionit me Ergys Agasin! Siguria kombëtare e vendit ka rënë
  • Shkrirja e 15 bashkive, Bozdo nga Komisioni i Ligjeve: Projektligj fals i urdhëruar nga Rama! Dëmtohen komunitetet
  • Skandali i ish-drejtueses së SHISH/ Tomor Alizoti me deklaratë të fortë: Mos ëndërroni më që ka shtet! Reforma territoriale? Deputetët e PS po turren pas kryetarit (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 14 lexime · 4 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 7 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

VIDEO/ Tjetër goditje për qeverinë? Investigimi nga Austria paralajmëron zbardhjen e aferave të korrupsionit. Gazetari me USB në dorë: Ka emra, paratë që janë paguar dhe kush i marrë

Bomba e radhës mbi skandalet e qeverisë së Ramës pritet të mbërrijë nga Austria, aty ku regjisori dhe…

• 5 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Skandali me Vlora Hysenin, Këlliçi lëshon akuza të forta: Siguria kombëtare është e shpartalluar, duhet me urgjencë qeveri teknike dhe zgjedhje të reja

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar me tone të ashpra lidhur me skandalin e zbuluar me…

• 5 minuta më parë • 4 min lexim
Politikë

Berisha: Kërkojmë dorëheqjen urgjente të Ramës, kjo do jetë çështja kryesore në Kuvend. A e patë se si Gysi bënte planet se kush do jetë kryetar Parlamenti?

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat se opozita kërkon dorëheqjen urgjente të…

• 5 minuta më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by