Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Konsolidohet operatori publik i shërbimeve mbështetëse shëndetësore, ministrja Sala: Cilësi e siguri për çdo pacient! Dy sektorët që do menaxhojë (VIDEO)
Sociale

Konsolidohet operatori publik i shërbimeve mbështetëse shëndetësore, ministrja Sala: Cilësi e siguri për çdo pacient! Dy sektorët që do menaxhojë (VIDEO)

• 5 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shqipëria po konsolidon një model të ri publik për menaxhimin e shërbimeve mbështetëse të sistemit shëndetësor.

Pas marrjes në administrim të shërbimit të integruar të sterilizimit, Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit (OSHIS sh.a.) do të administrojë edhe dy shërbime kombëtare me rëndësi strategjike, Programin Kombëtar të Kontrollit Mjekësor Bazë (Check-Up) dhe shërbimin e dializës, duke u shndërruar në një operator publik të specializuar që garanton standarde të larta të cilësisë, sigurisë, efikasitetit dhe vazhdimësisë së shërbimeve.

Në kuadër të këtij transformimi, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala, inspektoi ambientet logjistike të OSHIS sh.a., ku po zbatohet modeli i ri i ofrimit të shërbimit të sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale, furnizimit me sete kirurgjikale sterile dhe materiale mjekësore sterile njëpërdorimëshe, si dhe menaxhimit të shërbimeve mbështetëse për spitalet publike.

Read more:Shqipëria në ‘Genuine Cup 2026’ me të rinjtë me aftësi të kufizuara, Sala: Një hap i rëndësishëm drejt gjithëpërfshirjes

Gjatë inspektimit, ministrja Sala theksoi se zgjerimi i rolit të OSHIS përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të kapaciteteve të qëndrueshme publike për administrimin e shërbimeve shëndetësore mbështetëse.

“Me vendimet e fundit të Këshillit të Ministrave, OSHIS do të administrojë edhe dy shërbime kombëtare me ndikim të drejtpërdrejtë te qytetarët: Check-Up dhe dializën. Kjo do të thotë më shumë standardizim, më shumë kontroll mbi cilësinë, më shumë eficiencë dhe mbi të gjitha më shumë siguri për pacientët. Ne po ndërtojmë një operator publik të fortë, të aftë për të garantuar shërbime të qëndrueshme dhe me standarde të njëjta në të gjithë vendin,” u shpreh ministrja Sala.

Read more:Të gjithë po qeshin me këtë rrethrrotullim në Hungari

Duke u ndalur te shërbimi i sterilizimit, ministrja vlerësoi investimin në infrastrukturën moderne dhe teknologjitë bashkëkohore, duke e cilësuar atë si një element kyç për sigurinë e pacientëve dhe cilësinë e kujdesit spitalor.

“Sterilizimi është një nga hallkat më kritike të sigurisë së pacientit. Qendra e re garanton procese të standardizuara, kontroll të plotë të cilësisë dhe gjurmueshmëri në çdo fazë të procesit, duke mbrojtur njëkohësisht pacientët dhe personelin shëndetësor. Ky është një investim që rrit cilësinë, ul rrezikun e infeksioneve dhe forcon besimin te shërbimi publik shëndetësor,” deklaroi ministrja.

Read more:“Territorialja, ‘levë Arkimedi’ për shpopullimin e vendit”/ Berisha: Shembulli i Poliçanit, frymëzim. S’mund të lejohet një tiran të shkelmojnë interesat e qytetarëve! 3.2 mld euro u vodhën për…

Modeli i ri i administrimit synon të garantojë vazhdimësinë e pandërprerë të shërbimit të sterilizimit në të gjitha spitalet publike, të rrisë kapacitetet përballë volumit në rritje të ndërhyrjeve kirurgjikale, të modernizojë teknologjinë dhe pajisjet, si edhe të forcojë monitorimin, kontrollin e cilësisë dhe gjurmueshmërinë e çdo instrumenti të sterilizuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale synon të forcojë më tej sigurinë e pacientit, të ulë infeksionet e lidhura me kujdesin shëndetësor, të rrisë efikasitetin operacional, të optimizojë përdorimin e fondeve publike dhe të zhvillojë kapacitetet profesionale, në përputhje me standardet më të mira evropiane të menaxhimit të shërbimeve shëndetësore.

Lexo edhe
Sociale

Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)

Sociale

Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)

Tags: #check up #dialize #Evis Sala #Infeksionet #Investim #kirurgjia #Logjistike #Ministria e shëndetësisë #Moderne #Shendetesia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)
  • Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
  • Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër
Nga të njëjtat tag-e
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)
  • Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian
  • 303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme
  • Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 7 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të mërkurë një video që prezanton investimet infrastrukturore në qarkun e Lezhës,…

• 20 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)

Një grup protestuesish kanë hyrë brenda ambienteve të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe u kanë bërë thirrje studentëve…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
Sociale

Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)

Një stadium i vogël dhe fushë futbolli po ndërtohet në Katund të Ri në Durrës. Kryeministri Edi Rama…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin