Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. ‘Territorialja’/ Këshillat bashkiakë të Këlcyrës e Klosit i thonë ‘jo’ shkrirjes së bashkive! Protestë edhe në Fushë-Arrëz dhe Divjakë
Sociale

‘Territorialja’/ Këshillat bashkiakë të Këlcyrës e Klosit i thonë ‘jo’ shkrirjes së bashkive! Protestë edhe në Fushë-Arrëz dhe Divjakë

• 6 Gusht, 2026 • 6 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Drafti i reformës administrativo-territoriale po kundërshtohet nga institucionet vendore. Në mbledhjen e jashtëzakonshme, këshilltarët bashkiakë të Klosit u shprehen unanimisht kundër bashkimit me Matin. Sipas tyre, drafti i mazhorancës nuk pasqyron vullnetin e banorëve.

Kryebashkiakja Valbona Kola tha se drafti do t’i nënshtrohet konsultimit publik 60-ditor dhe se qëndrimi i bashkisë do të bazohet te mendimi i qytetarëve.

Te majtë e të djathtë në Këshillin Bashkiak te Këlcyrës u shprehen kundër draftit dhe i bënë thirrje dhe Përmetit të mos e mbështesë bashkimin e dy bashkive.

Ndërkohë, kundërshtimet kanë vijuar edhe në terren. Në Fierzë të Fushë-Arrëzit, Klos dhe Divjakë, qytetarët protestuan një dite me pare, duke argumentuar se shkrirja e bashkive do t’i largojë nga shërbimet publike.

Read more:“S’je kalorës, po ecën mbi gomar!”/ Përplasja për reformën territoriale, Boçi i përgjigjet Ramës: Ke panik se s’të besojnë më as të tutë! Shkele Kushtetutën

Drafti i reformës së re administrativo-territoriale, i hartuar nga mazhoranca, propozon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46. Aktualisht, drafti është ne faze konsultimi publik, ndërsa pritet t’i kalojë Kuvendit në sesionin e ri parlamentar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 12:47

Reforma Territoriale, Klosi kundër bashkimit me Matin, këshilltarët: Do të ndjekim rrugën ligjore dhe protestat (VIDEO)

Këshilli Bashkiak i Klosit u mblodh të enjten për të diskutuar mbi propozimin e mazhorancës socialiste për reformën territoriale e cila parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat. Në mbledhje morën pjesë këshilltarët bashkiakë, drejtues vendorë dhe dhjetëra banorë të zonës

Gjatë diskutimeve, këshilltarët u shprehën unanimisht kundër bashkimit me Bashkinë Mat, duke deklaruar se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për ta kundërshtuar vendimin, pa përjashtuar edhe organizimin e protestave.

Read more:LIVE- Disa persona u ndaluan nga policia, mes tyre dhe Arben Kola/ Protestuesit thirrje para komisariatit 1: Lironi shqipet

Në mbledhje mori pjesë edhe kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola, e cila bëri të ditur se projekt-propozimi i reformës ka mbërritur në bashki dy ditë më parë. Ajo sqaroi se dokumenti parashikon një periudhë 60-ditore konsultimi publik, gjatë së cilës do të zhvillohen dëgjesa me qytetarët në të gjitha njësitë administrative të bashkisë. Kryebashkiakja Kola theksoi se do të jetë në krah të banorëve dhe se do të përfaqësojë vullnetin e tyre në çdo fazë të procesit, duke garantuar se qëndrimi i Bashkisë Klos do të bazohet te mendimi i komunitetit.

Në përfundim të mbledhjes u bë e ditur se në ditët në vijim do të nisin dëgjesat publike në të gjithë territorin e Bashkisë Klos, ku qytetarët do të kenë mundësi të shprehin qëndrimin e tyre lidhur me reformën administrativo-territoriale.

Ora 10:58

Kundërshtojnë bashkimin me Pukën, kryepleqtë e 9 fshatrave të Fushë-Arrëzit ‘Kuvend’ pranë Kishës së Fierzës! Të premten protestë kundër ‘Territoriales’ (VIDEO)

Banorët e njësisë administrative Fierzë, në bashkinë Fushë-Arrëz, kundërshtojnë bashkimin me Pukën, sipas draftit të propozuar nga Partia Socialiste.

Kryepleqtë e nëntë fshatrave u mblodhën sot në vendin tradicional të kuvendeve, pranë Kishës së Fierzës, nga ku i bënë thirrje qeverisë të rishikojë vendimin për bashkimin e Fushë-Arrëzit me Pukën. Sipas tyre, ky riorganizim do t’i largojë edhe më shumë shërbimet nga banorët e zonës.

Read more:Nata e gjashtë e protestës në Divjakë/ Banorët nuk tërhiqen nga kundërshtimi për reformën territoriale

Njësia administrative Fierzë ndodhet rreth 100 kilometra larg qytetit të Pukës. Banorët e kësaj zone, nga e cila prodhohet një pjesë e rëndësishme e energjisë elektrike për vendin, shprehen se prej 30 vitesh janë lënë në harresë nga qeveritë e ndryshme. Ata theksojnë se degradimi i vazhdueshëm i sistemit arsimor dhe atij shëndetësor ka ndikuar drejtpërdrejt në largimin masiv të popullsisë.

Kryepleqtë e fshatrave të Fierzës deklaruan se do t’i bashkohen protestës së thirrur nga Bashkia Fushë-Arrëz, e cila do të zhvillohet të premten, në orën 17:00. Edhe bashkia kundërshton draftin e propozuar për bashkimin me Pukën.

Ora 08:40

Banorët e Divjakës për të 6-ën mbrëmje në protestë kundër ‘Territoriales’, kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën! Kërkojnë ndihmën e deputetëve të zonës për anulimin e projektit (VIDEO)

Banorët e Divjakës janë ngritur për të gjashtën mbrëmje ditën e djeshme në protestë kundër propozimit të PS për hartën e re territoriale.

Read more:Shqiptarët prej 2 muajsh i kërkojnë dorëheqjen! “E zgjedh populli me votë se kush do të jetë në qeveri”, Rama: Më pëlqen kënga “Jepe dorëheqjen”, por…

Divjakasit janë të vendosur të vazhdojnë të shprehin kundërshtinë e tyre për shkrirjen e bashkisë Divjakë me bashkinë Lushnje, e cila parashikohet në propozimin e paraqitur nga PS.

Në fjalimet e mbajtura gjatë protestës, përveç kundërshtisë me reformën territoriale, banorët kërkojnë mbështetjen e deputetëve që kanë marrë votat e tyre si majtas dhe djathtas që shkrirja e bashkisë Divjakë të mos realizohet.

Gjithashtu ata janë shprehur se do të vijojnë protestën derisa qeveria të anulojë projektin për bashkimin e Divjakës me Lushnjen.

Read more:Reforma Territoriale/ Qytetarët e Dimalit kundër bashkimit me Beratin e Poliçanin! Banorët e Klosit i thonë ‘jo’ Bashkisë së përbashkët me Matin

“I bëj thirrje të gjithëve, nëpër kafene apo kudo që janë ulur rreth nesh, mos të rrinë nëpër lokale, por të na shoqërojnë, sepse bashkimi bën fuqinë”, ka thënë një prej protestuesve.

“Divjaka bashki! Mos ma prek Divjakën”, tha një tjetër protestues.

Në përfundim protestuesit vazhduan ritualin e përnatshëm duke marshuar rrugëve të qytetit të Divjakës me thirrjet ‘Divjaka bashki’.

Lexo edhe
Sociale

Turisti gjerman thyen këmbën në Shtegun e Cezarit në Llogara, ndërhyjnë ekipet e emergjencës (VIDEO+FOTO)

Sociale

Drejt përfundimit rruga Berat-Ballaban, vijojnë punimet për shtrimin e asfaltit dhe vendosjen e sinjalistikës e barrierave (FOTO)

Tags: #Divjakë #Gjirokaster #jetë #kelcyre #keshilli bashkiak #Klos #Kola #kuvend #lushnje #permet #reforma territoriale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Turisti gjerman thyen këmbën në Shtegun e Cezarit në Llogara, ndërhyjnë ekipet e emergjencës (VIDEO+FOTO)
  • Drejt përfundimit rruga Berat-Ballaban, vijojnë punimet për shtrimin e asfaltit dhe vendosjen e sinjalistikës e barrierave (FOTO)
  • Nga 1 tetori, kodi i e-Albania vjen edhe në WhatsApp dhe Viber, AKSHI: Si të mbroni llogarinë nga mashtrimet (VIDEO)
  • Me dy nivele për makinat e autobusët dhe hapësira të gjelbëruara, si do të duket parkimi i ri nëntokësor te Liqeni i Tiranës (VIDEO+FOTO)
  • Me pamje të re dhe kushte bashkëkohore, shkollat e rindërtuara të Shkodrës mirëpresin nxënësit
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rrjolli proteston prej 5 muajsh, SPAK pranoi sot çështjen”/ Arben Kola thirrje SPAK: Vepro me dorë të hekurt ndaj çdo politikani që ka vjedhur shqiptarët
  • “SPAK dhe dajak”/ Krenar Ahmeti”: Mos ta lëshojmë frontin! U morëm “mbretëreshën”, radhën e ka Rama
  • “Fillimisht Agasi dhe Hyseni, tani radhën e ka Rama dhe Belinda”/ Edison Lika: Qëndresa çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë! Kryeministri do të bjerë si tigër prej letre
  • “Nga karrigia e kryeministrit, në qeli! Nuk ka zgjidhje tjetër”/ Berisha hedh poshtë skenarin e bojkotit: Do të jemi në Kuvend t’i japim Ramës përgjigjen e merituar!
  • Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 48 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 16 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 9 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Turisti gjerman thyen këmbën në Shtegun e Cezarit në Llogara, ndërhyjnë ekipet e emergjencës (VIDEO+FOTO)

Një turist gjerman, rreth 50 vjeç, ka pësuar frakturë në këmbë teksa eksploronte Shtegun e Cezarit në zonën…

• 11 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Drejt përfundimit rruga Berat-Ballaban, vijojnë punimet për shtrimin e asfaltit dhe vendosjen e sinjalistikës e barrierave (FOTO)

Punimet në 3 lote për rrugën Berat-Ballaban kanë hyrë në fazën përmbyllëse. Përmes një postimi në rrjetet sociale,…

• 17 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Nga 1 tetori, kodi i e-Albania vjen edhe në WhatsApp dhe Viber, AKSHI: Si të mbroni llogarinë nga mashtrimet (VIDEO)

Nga 1 tetori, kodi i e-Albania do të dërgohet edhe në ËhatsApp dhe Viber Kodi që qytetarët përdorin…

• 17 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by