Qytetarët e Dimalit po protestojnë këtë pasdite pasi nuk janë dakord me shkrirjen e bashkisë së tyre në një të vetme, me atë të Poliçanit dhe Beratit.
“Ne duhet ta mbrojmë Dimalin dhe jo t’ua japim te tjerëve”, tha një protestuese duke kundërshtuar kështu propozimin e Partisë Socialiste për Reformën Territoriale.
Edhe banorët Klosit, u rikthyen këtë pasdite në protestë në qendër të qytetit. Ata po i thonë “jo” një bashkie të përbashkët me Matin, me argumentin se ky vendim përkeqëson shërbimet që ofron pushteti vendor.
Këto ndryshim janë pjesë e planit për uljen e numrit të bashkive në Shqipëri nga 61 në 46.
Lajm në përditësim…
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër një bashkie të përbashkët me Lushnjen

Paralelisht me qytetarë në bashki me të tjera, edhe banorët e Divjakës protestuan sot kundër propozimit të Partisë Socialiste për bashkimin e kësaj bashkie me atë të Lushnjes, në kuadër të Reformës Territoriale.
Në protestën e organizuar sot në mbrëmje mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë Divjakë, zoti Josif Gorrea, i cili është në mbështetje të qytetarëve, duke argumentuar se ka shumë faktorë që Bashkia Divjakë të mbetet bashki.
Pas kryetarit Gorrea folën edhe shumë qytetarë, të cilët kërkojnë me forcë deri në mbledhjen e firmave për referendum që Bashkia Divjakë të mbetet bashki.
Në tubim morën pjesë dhe deputeti demokrat Sajmir Korreshi, deputetja Brunilda Haxhiu, si dhe ish-deputetja e Divjakës, Ilda Dhori.
Reforma Territoriale/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

Prrenjasi ngrihet sërish në protestë. Për të dytën herë, pas krijimit të referendumit qindra qytetarë janë mbledhur serisht në qendër të qytetit për të kundërshtuar bashkimin e mundshëm me Librazhdin, duke paralajmëruar se nuk do të tërhiqen nga mbrojtja e identitetit dhe statusit të bashkisë së tyre.
Reforma Territoriale/ Banorët e Klosit rinisin protestën kundër bashkimit me Bashkinë Mat
Në qendër të Klosit janë mbledhur qytetarë që projekt-hartën e re administrativo-territoriale të Partisë Socialiste, e cila parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat.
Protestat nisën që në orët e paradites, kur edhe administrata e Bashkisë Klos bojkotoi punën për disa orë në shenjë kundërshtimi ndaj ndryshimit të propozuar. Qytetarët kërkojnë që Klosi të ruajë statusin e bashkisë më vete dhe shprehen kundër vendimmarrjeve që, sipas tyre, janë marrë pa një konsultim të gjerë me komunitetin.




