Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Eric P. Wendt ambasador i SHBA-ve në Shqipëri, analisti Ben Andoni: Do të trazojë ujërat e politikës shqiptare
Politikë

Eric P. Wendt ambasador i SHBA-ve në Shqipëri, analisti Ben Andoni: Do të trazojë ujërat e politikës shqiptare

• 6 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar kandidaturën e Eric P. Wendt për postin e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri, duke i hapur rrugën emërimit të tij zyrtar në Tiranë.

Vendimi pritet të pasohet nga firmosja përfundimtare e presidentit amerikan Donald Trump, një procedurë që konsiderohet pjesë e procesit rutinë të emërimeve diplomatike. Duke komentuar zhvillimin për News24, analisti Ben Andoni u shpreh se roli i ambasadorit amerikan në Shqipëri sot është i ndryshëm nga ai i viteve të mëparshme, ndërsa theksoi se përfaqësuesi i ri diplomatik do të ketë përballë sfida që lidhen me politikën, ekonominë dhe interesat amerikane në rajon.

Read more:Reuters pasqyron përplasjet para parlamentit, teksa policia hedh ujë me presion mbi protestuesit

“Nëse flasim për kastën politike, do të flasim për ata që nuk janë më, siç është Partia e Punës. Por tani kemi PS dhe për PD. Ndërsa për ambasadorin, do të firmoset nga zoti Trump, pasi është diçka rutinore. Nuk mendoj se pesha e ambasadorit të vitit 2026 është e njëjtë me peshën e atij të vitit 90. Ambasadori amerikan në Shqipëri është i vetmi në Ballkanin Perëndimor, pasi në Beograd mendoj se duhet të jetë një ambasadë që ka një rol shumë të madh, për shkak se aty përplasen interesat ruse dhe ato kineze. Aty nuk ka ambasador. Ndërkohë mungon dhe në Kosovë, që është shtet i formuar nga SHBA.”, tha ai.

Andoni tha se në realitetin e sotëm politik të rajonit, ambasadorët amerikanë e kanë më të vështirë të ndikojnë drejtpërdrejt në politikat e brendshme të vendeve ku shërbejnë. “Të jemi të sinqertë për diçka, në momentin ku ka arritur Shqipëria, apo Kosova dhe Serbia, ambasadorët amerikanë e kanë më të vështirë të ndërhyjnë në politikat vendase. Besoj se zoti Wendt do të jetë i interesuar për biznesin amerikan, pasi interesat e Trump në hapësirën europiane janë më shumë ekonomike.”, pohoi analisti.

Read more:Debat i ashpër në Kuvend për Kosovën/ Kapri: Ministrja serbe e gjen guximin tek aleati në Tiranë që hesht. Deputeti i PS: Partizat e vogla nuk reaguan për gjenocidin në Çamëri

Sipas tij, çështjet e sigurisë në rajon, veçanërisht ato që lidhen me Kosovën dhe Serbinë, do të vazhdojnë të menaxhohen edhe përmes strukturave ndërkombëtare.

“Çdo problem që Kosova do ketë me Serbinë, do ta zgjidhë KFOR-i. Çfarëdo profesioni që do të ketë pasur ambasadori, ai plotëson detyrat që ka nga Departamenti i Shtetit. Ambasadori që vjen në Shqipëri, para se të vijë këtu, ka njohuri të shtetit amerikan.”, tha Andoni. Andoni theksoi se ambasadori i ri do të duhet të fokusohet edhe në çështje konkrete ekonomike dhe institucionale në Shqipëri, duke përmendur energjinë, telekomunikacionin dhe funksionimin e institucioneve.

Read more:Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të ri në Shqipëri, pritet firmosja nga Trump

“Ai njeh SPAK në pjesën demokratike, por do të duhet të punojë për problemet e energjisë dhe telekomunikacionit. Ne kemi nevojë për demokraci, që të jetojmë më mirë. Ai ecën sipas interesave të vendit të vet. Dhe interesat e tyre janë aq të mëdha sa Shqipëria jonë është aq e vogël.”, shtoi ai. Analisti u shpreh gjithashtu se ardhja e ambasadorit të ri mund të sjellë një qasje më aktive ndaj zhvillimeve politike në vend.

“Por duhet të them se këta ‘mistreca’ politikanë shqiptarë nuk do të jenë rehat. Ai do të trazojë ujërat e politikës shqiptare, pasi do të plotësohet administrata.”, tha ai. Sipas Andonit, një nga sfidat kryesore mbetet krijimi i një klime më të sigurt për investimet e huaja.

Read more:“Të bëhemi 3 milionë shqiptarë dhe t’i themi boll është boll”/ Aktivisti: E votova në 2013, por kuptova se ishte tradhtar. E kanë vendin në burg

“Të huajt e kanë të vështirë që të investojnë energji pa fund për një vend që është si vrimë e zezë. Po të dini se sa para janë prishur të taksapaguesve të këtij vendi, si është shpërdoruar fjala e ambasadorëve të huaj, ndoshta nuk do të duhet të mundohen shumë këta diplomatë.”, pohoi Andoni.

Lexo edhe
Politikë

LIVE- Revoltë, rezistencë, 69 ditë protestë/ Pas fjalimeve të Kryeministria protestuesit nisin marshimit në rrugët e Tiranës: Edi Rama jepe dorëheqjen

Politikë

I riu nga protesta pyet Ramën: Çfarë i ke ofruar rinisë? Shqipëria e shqiptarëve, jo e pushtetarëve

Tags: #beograd #Departamenti i shtetit #Donald Trump #jetë #Kfor #Kfor-i #Kosova #kosove

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • LIVE- Revoltë, rezistencë, 69 ditë protestë/ Pas fjalimeve të Kryeministria protestuesit nisin marshimit në rrugët e Tiranës: Edi Rama jepe dorëheqjen
  • I riu nga protesta pyet Ramën: Çfarë i ke ofruar rinisë? Shqipëria e shqiptarëve, jo e pushtetarëve
  • LIVE- Protestuesit marshojnë drejt Rrugës së Elbasanit/ “Shqipëria meriton revolucion”, thirrjet që shoqërojnë tubimin: Poshtë patronazhistët!
  • “Kërkesat e LDK-së nuk përputhen me vullnetin e qytetarëve”/ Kurti: Nuk mund të bëjmë marrëveshje që zëvendëson vullnetin e popullit
  • LIVE- “Shtëpitë na i ka vjedhur Balluku me 300 apartamente”…/ Kola ‘feston’ ditëlindjen e vajzës në sheh: Rezistenca kundër Ramës vazhdon! PS e korruptuar, opozita e shitur
Nga të njëjtat tag-e
  • GJKKO censurë mediave, Reporterët pa Kufij për Report Tv: Rregullorja e re i trajton gazetarët si të dyshuar! SafeJournalist: Të pezullohet
  • I apasionuar pas motorëve e sporteve, ky është 38-vjeçari nga Kosova që humbi jetën në aksidentin në Mirditë! Prej 11 vitesh vuante humbjen e nënës
  • “Rama përdor politikën fiskale për të privilegjuarit”/ Tabaku: Përfituesi kryesor në fushën e mbrojtjes është “KAYO” dhe interesat që qëndrojnë pas tij
  • 35 vjet nga eksodi i shqiptarëve në Itali! Balerini Kledi Kadiu pjesë e ceremonisë në Bari: Krenar që isha një nga 20 mijë shqiptarët e ‘Vlorës’
  • “Siguria nuk mund të përdoret për të kufizuar transparencën”/Garo: GJKKO të tërheqë rregulloren për gazetarët
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Mirditë/ Humbi kontrollin e motorit, ndërron jetë shqiptari i Kosovës 20 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Njerëzit u ndjenë të përdhosur deri në palcë”/ Protesta në ditën e 69-të, mjeku Ermal Pashaj: Vokacioni ynë nuk është një parti, por Shqipëria! 12 lexime · 7 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Kjo s’është çudi që do të zgjasë 3 ditë”/ Rama e parashikoi revoltën kundër tij 15 vjet më parë? Rrjeti ironizon kryeministrin (VIDEO) 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Rama të shpjegojë pse shpall non grata shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë – Blog 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ Mbyllet protesta e 68-të kundër qeverisë, qytetarët mesazh të prerë: Revolta vazhdon deri në dorëheqjen e panegociueshme të Ramës. Paralajmërojnë përshkallëzim dhe bllokim rrugësh 9 lexime · 24 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Pse të mos hetohet Rama, kush është?” – Pashaj: Nuk mund t’ia hedhë fajin vetëm administratës për dështimet! Të mbahet përgjegjësi 8 lexime · 7 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Lëvizjet e Ramës nuk e ndalin protestën qytetare” – mjeku Ermal Pashaj: Shqiptarët po besojnë te njëri-tjetri! 8 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

LIVE- Revoltë, rezistencë, 69 ditë protestë/ Pas fjalimeve të Kryeministria protestuesit nisin marshimit në rrugët e Tiranës: Edi Rama jepe dorëheqjen

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimit. Prej 69 ditësh shqiptarët protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama. Ata…

• 7 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

I riu nga protesta pyet Ramën: Çfarë i ke ofruar rinisë? Shqipëria e shqiptarëve, jo e pushtetarëve

Një i ri, pjesëmarrës në protestën para Kryeministrisë, ngriti shqetësimin për largimin e të rinjve nga Shqipëria, duke…

• 7 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

LIVE- Protestuesit marshojnë drejt Rrugës së Elbasanit/ “Shqipëria meriton revolucion”, thirrjet që shoqërojnë tubimin: Poshtë patronazhistët!

Protestuesit kanë vijuar marshimin nga Bulevardi në drejtim të Rrugës së Elbasanit, në kuadër të protestës së 69-të…

• 7 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by