Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Njerëzit u ndjenë të përdhosur deri në palcë”/ Protesta në ditën e 69-të, mjeku Ermal Pashaj: Vokacioni ynë nuk është një parti, por Shqipëria!
Politikë

“Njerëzit u ndjenë të përdhosur deri në palcë”/ Protesta në ditën e 69-të, mjeku Ermal Pashaj: Vokacioni ynë nuk është një parti, por Shqipëria!

• 7 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 20
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

I ftuar në programin e drekës në News24, mjeku dhe protestuesi Ermal Pashaj ka folur mbi ecurinë e protestave masive kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, lëvizje kjo që sot shënon ditën e saj të 69-të. Pashaj theksoi se revolta e qytetarëve buron nga një ndjesi e thellë fyerjeje e përdhosjeje që ka prekur çdo nivel të shoqërisë.

Mjeku u shpreh se reagimi i kryeministrit ndaj protestave ka qenë i fokusuar vetëm te fasada, duke anashkaluar problemet reale me të cilat përballen shqiptarët dhe duke nxitur akoma më shumë reagimin qytetar.

Read more:68 ditë protesta masive, qytetarët nuk tërhiqen! Protestuesit mbyllin fjalimet para Kryeministrisë, marshojnë drejt Korpusit: Ju erdhi fundi! Revolucion!

“Ajo që nxori njerëzit në protestë nisi nga ndjesia e arritur gjer në palcë ku njerëzit ndiheshin të përdhosur. Dukej shpeshherë sikur jo vetëm që s’ka kush t’i dëgjojë, por edhe kur u bë ajo loja e ndarjes së protestuesve në një krah apo një tjetër, me gjithë termat që ka përdorur kryeministri këto ditë, rezultoi një farsë. Ai nuk u mor me esencën e problemit, por ritheksoi që di të merret vetëm me fasadën. Këto nuk janë mekanizmat për të ndalur një protestë, por e nxisin atë edhe më shumë,” u shpreh Pashaj.

Read more:LIVE- “Poshtë patronazhistët”, revolta e 68-të kundër qeverisë, protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne!

Më tej, Pashaj u ndal te degradimi i modeleve shoqërore gjatë 35 viteve të fundit, ku puna e ndershme dhe përkushtimi profesional shpesh janë vënë në lojë përballë pasurimit të shpejtë. Ai nëvizoi se kjo lëvizje nuk udhëhiqet nga interesa partiake, por nga një thirrje e brendshme patriotike.

Read more:VIDEO/ Mbyllet protesta e 68-të kundër qeverisë, qytetarët mesazh të prerë: Revolta vazhdon deri në dorëheqjen e panegociueshme të Ramës. Paralajmërojnë përshkallëzim dhe bllokim rrugësh

“Të qenit shqiptar historikisht është karakterizuar nga një vokacion — siç është vokacioni i klerikëve apo ai profesional, që të bën të dojë të nxësh dije për t’i shërbyer popullatës. Për shkak të modeleve të këqija që ka dhënë shtetbërja në këto 35 vite, të tilla situata janë nëpërkëmbur. Është vënë në lojë ai që ishte i drejtë, duke shfaqur modele të mbrapshta të njerëzve që pasurohen shpejt e të përdhosin. Shpesh lëvizje të tilla kritikohen duke pyetur se kush i financon. Por vokacioni këtë herë nuk është një parti politike, vokacioni është Shqipëria dhe toka shqiptare për të cilën është derdhir gjak. Kjo është një thirrje e brendshme që duhet t’i rrëqethë mishin kujtdo në këtë vend,” përfundoi Pashaj.

Lexo edhe
Politikë

“Kurti e hoqi, Rama e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi këtu kur marrëdhëniet mes dy kryeministrave ishin të tensionuara

Politikë

“Çudia e Vlora Hysenit zgjati 3 orë”, Erl Murati: Edhe drejtoresha të tjera dalin në regjistrimet e Agasit. Deklaratat e Ramës nga Rinasi, për show

Tags: #Edi Rama #parti politike #Protesta #proteste #rama #Shqiperia #shqiptar #shqiptaret

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Kurti e hoqi, Rama e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi këtu kur marrëdhëniet mes dy kryeministrave ishin të tensionuara
  • “Çudia e Vlora Hysenit zgjati 3 orë”, Erl Murati: Edhe drejtoresha të tjera dalin në regjistrimet e Agasit. Deklaratat e Ramës nga Rinasi, për show
  • Skandalet në SHISH dhe KAYO, Topi: NATO ka mjaft informacione, shqetësimi mund të jetë shprehur në disa mënyra
  • “E dini përse i la Ergys Agasi dokumentet në makinë që t’i gjente SPAK?”, Salianji: Dy personat që ndikuan në emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH
  • “Ballukun mos e prekni, Hysenin…”, Salianji: Ministrat Nufi, Dufi, Bufi janë kukulla! I zgjedh Rama për lidhjet e tyre me krimin
Nga të njëjtat tag-e
  • “Kurti e hoqi, Rama e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi këtu kur marrëdhëniet mes dy kryeministrave ishin të tensionuara
  • “Çudia e Vlora Hysenit zgjati 3 orë”, Erl Murati: Edhe drejtoresha të tjera dalin në regjistrimet e Agasit. Deklaratat e Ramës nga Rinasi, për show
  • “E dini përse i la Ergys Agasi dokumentet në makinë që t’i gjente SPAK?”, Salianji: Dy personat që ndikuan në emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH
  • “Ballukun mos e prekni, Hysenin…”, Salianji: Ministrat Nufi, Dufi, Bufi janë kukulla! I zgjedh Rama për lidhjet e tyre me krimin
  • Kur Rama prek themelet e “familjes” europiane
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 21 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO) 15 lexime · 4 orë më parë
  3. 03
    Politikë Nga AKSHI, Balluku e skandali me SHISH/ Eksperti i IT-së, Gent Progni në protestën kundër Ramës: Disa nga arsyet përse shqiptarët duhet të protestojnë! SPAK të hetojë për… 7 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin 6 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rinasi “bashkon” Ramën me Berishën, kryedemokrati niset për në Këshillin e Europës, kryeministri kthehet nga SHBA (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Kurti e hoqi, Rama e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi këtu kur marrëdhëniet mes dy kryeministrave ishin të tensionuara

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar edhe rrethanat politike që lidhen me ardhjen e Vlora Hysenit në Shqipëri dhe…

• 39 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

“Çudia e Vlora Hysenit zgjati 3 orë”, Erl Murati: Edhe drejtoresha të tjera dalin në regjistrimet e Agasit. Deklaratat e Ramës nga Rinasi, për show

Analisti Erl Murati ka komentuar skandalin te SHISH, për të cilin SPAK caktoi masën ‘arrest shtëpie’ për Vlora…

• 39 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Skandalet në SHISH dhe KAYO, Topi: NATO ka mjaft informacione, shqetësimi mund të jetë shprehur në disa mënyra

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me SHISH dhe kompaninë shtetërore KAYO, duke theksuar…

• 39 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by