Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Më shumë vdekje se lindje! Në 6 muaj të 2026-s erdhën në jetë 10,229 bebe, 108 më pak se vjet! Ndërruan jetë 10,379 vetë
Sociale

Më shumë vdekje se lindje! Në 6 muaj të 2026-s erdhën në jetë 10,229 bebe, 108 më pak se vjet! Ndërruan jetë 10,379 vetë

• 11 Gusht, 2026 • 2 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Më pak të qara bebesh në maternitetet e vendit gjatë këtij viti, me lindjet që vijojnë rënien. Në 6 muajt e parë të 2026, kanë ardhur në jetë 10,229 fëmijë, nga 10,337 që ishin në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar. Diferenca negative është ndikuar kryesisht nga tremujori i dytë (prill-maj-qershor) kur është regjistruar niveli më i ulët i dekadës për të njejtën periudhë të vitit. Të dhënat e Instat-it flasin për 5,083 bebe të ardhura në jetë, ose 158 më pak krahasuar më vitin e kaluar.

Gjatë këtij tremujori 45% e totalit të lindjeve janë në qarkun e Tiranës me 2.310 lindje, ndërsa me numrin më të ulët është qarku Gjirokastër me 66 lindje. Edhe pse tremujori i dytë është në terren pozitiv pasi janë regjistruar 218 lindje më shumë sesa vdekje, gjysma e parë e vitit mbyllet me bilanc negativ.

Read more:Protestuesja kujton eksodin e 7 gushtit me anijen Vlora: Nuk duam më të ikim, Shqipëria është e jona!

Në 6 muajt e parë të vitit, shtesa natyrore ka rezultuar negative, me numrin e vdekjeve, më të lartë se i lindjeve. Nga janari deri në qershor kanë ndërruar jetë 10,379 persona, ose 150 vdekje më shumë se lindje.

Ekspertët e lidhin këtë situatë me emigracionin e lartë të të rinjve, plakjen e popullsisë dhe uljen e numrit të çifteve që zgjedhin të kenë fëmijë. Sipas raportit të publikuar nga INSTAT pak javë me parë mosha mesatare në vend ka rritur në 45 vjeç nga 44,3 vjeç që ishte vjet. Për shkak të këtyre lëvizjeve demografike 35.7% e popullsisë së vendit është mbi 65 vjeç.

Read more:Ditë me temperatura të larta dhe pika shiu, si parashikohet moti i së enjtes

Tkurrja e lindjeve, e kombinuar me largimin e forcës së re të punës jashtë vendit dhe plakja e popullsisë, po krijon pasoja të drejtpërdrejta edhe për ekonominë shqiptare. Bizneset po përballen me mungesë të punonjësve, ndërsa mosha mesatare e popullsisë po rritet me ritme të shpejta, duke shtuar presionin mbi tregun e punës dhe sistemin e pensioneve në vitet e ardhshme.

Lexo edhe
Sociale

Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës, ARRSH publikon pamje nga punimet: Vijon ndërtimi i nyjes së re të Laknasit dhe i mbikalimit të ri të Kasharit (VIDEO)

Sociale

Si e përballojnë kafshët vapën në Kopshtin Zoologjik! Vera e nxehtë/ Pishina, fruta të ngrira, hije dhe qetësi

Tags: #Bizneset #Femije #Instat #jetë #lindje #Popullsia #Vdekje #Viti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës, ARRSH publikon pamje nga punimet: Vijon ndërtimi i nyjes së re të Laknasit dhe i mbikalimit të ri të Kasharit (VIDEO)
  • Si e përballojnë kafshët vapën në Kopshtin Zoologjik! Vera e nxehtë/ Pishina, fruta të ngrira, hije dhe qetësi
  • ‘Në 74 vjet nuk mbaj mend të ketë bërë kaq vapë’, Berati përvëlohet nga temperaturat mbi 42 gradë, banorët: E papërballueshme!
  • Banorët e fshatit Burimas në Maliq në protestë kundër projektit për Zvezdën: Kemi vuajtur 20 vite për ujin (VIDEO)
  • ‘Duam qiranë e tokës’, banorët e Patos-Marinëz përplasen me rojet e ‘Bankers Petroleum’: Do e përshkallëzojmë protestën
Nga të njëjtat tag-e
  • Të ardhurat doganore shënuan rritje në Janar-Korrik, ndihmuan taksat, akciza dhe TVSH, 142 mld lekë fitim në 2026
  • “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura
  • ‘Në 74 vjet nuk mbaj mend të ketë bërë kaq vapë’, Berati përvëlohet nga temperaturat mbi 42 gradë, banorët: E papërballueshme!
  • Banorët e fshatit Burimas në Maliq në protestë kundër projektit për Zvezdën: Kemi vuajtur 20 vite për ujin (VIDEO)
  • Temperatura deri në 42 gradë Celsius, sot dita më e nxehtë e vitit në vend! Qytetarët këshillohen të mos dalin në orët e pikut
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Protestuesi nga Bulevardi: Më 1 tetor qytetarët do ta hedhin Ramën në koshin e plehrave! 12 lexime · 24 orë më parë
  2. 02
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 9 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!”, protestuesi: S’duam më të paprekshëm para ligjit! Ndryshimi është në këtë shesh 7 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Aksident në Delvinë-Sarandë, autobusi godet 65-vjeçarin! Transportohet me helikopter drejt Tiranës (EMRI) 5 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Lejuan ndërtimin e një objekti 5-katësh, arrestohet ish-shefi i krimeve në Himarë dhe vartësi i tij! Në kërkim edhe dy efektivë 5 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Pasuria publike nuk është pronë e qeverisë”/ Denoncimi i PD: Rama jep 88.5 hektarë pasuri shtetërore për “RAMS Albania” me 1 euro dhe pa konkurrim! Çështja do t’i referohet SPAK 4 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Qyteti nuk do të fshihet nga harta”/ Tedi Blushi takim me kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, mesazh Ramës: S’mund të vendosësh fatin e një komuniteti 4 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës, ARRSH publikon pamje nga punimet: Vijon ndërtimi i nyjes së re të Laknasit dhe i mbikalimit të ri të Kasharit (VIDEO)

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar pamje nga punimet për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës. Krahas pamjeve, ARRSH shkruan se…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Si e përballojnë kafshët vapën në Kopshtin Zoologjik! Vera e nxehtë/ Pishina, fruta të ngrira, hije dhe qetësi

Sherkani, Princi dhe Pantera, tre tigrat siberianë në kopshtin zoologjik të Tiranës, mundohen të përballojnë të nxehtin e…

• 4 orë më parë • 4 min lexim
Sociale

‘Në 74 vjet nuk mbaj mend të ketë bërë kaq vapë’, Berati përvëlohet nga temperaturat mbi 42 gradë, banorët: E papërballueshme!

Temperaturat e larta kanë përfshirë qytetin e Beratit, duke bërë që rrugët të duken më të boshatisura gjatë…

• 6 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by