Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Kompensimi për naftën ende pa u disbursuar, operatorët e Transportit Publik kërkojnë ndërhyrje: Do të detyrohemi të rishikojmë flotën e autobusëve
Sociale

Kompensimi për naftën ende pa u disbursuar, operatorët e Transportit Publik kërkojnë ndërhyrje: Do të detyrohemi të rishikojmë flotën e autobusëve

• 12 Gusht, 2026 • 5 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet për disbursimin e kompensimit për karburantin për muajt mars, prill dhe maj 2026.

Në një letër drejtuar ministrive të Financave, të Ekonomisë, Infrastrukturës dhe Energjetikës, Pushtetit Vendor dhe Bashkisë Tiranëngrenë shqetësimin se pavarësisht se kanë plotësuar dokumentacionin ende nuk kanë përfituar masën financiare të kompensimit të naftës.

Vendimi i miratuar më herët nga qeveria parashikon kompensim tëoperatorëve të transportit publik në masën 50 lekë për litër karburant, për sasinë e karburantit të konsumuar gjatë muajve mars, prill dhe maj 2026.

Në letër theksohet se operatorët kanë përmbushur detyrimet që lidhen me dokumentimin e aktivitetit të transportit, sasitë e karburantit të konsumuar dhe elementet e tjera të kërkuara për përfitimin e kompensimit. Por pavarësisht përmbushjes së këtyre procedurave dhe faktit që masa e kompensimit është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, operatorët vijojnë të mos kenë përfituar financiarisht kompensimin për të tre muajt, mars, prill dhe maj 2026.

Read more:Pas 40 vitesh nën ujë, rishfaqet stacioni historik i “Hekurudhës së Vdekjes” në Tajlandë

“Kjo situatë po krijon vështirësi të konsiderueshme në administrimin financiar të operatorëve, të cilët, në pritje të zbatimit të vendimit dhe disbursimit të kompensimit, kanë vijuar të përballojnë me burimet e tyre financiare kostot e aktivitetit, duke garantuar vazhdimësinë e shërbimit të transportit publik për qytetarët”, theksohet në letër.

Sipas operatorëve çmimi i karburantit vijon të qëndrojë në nivele të krahasueshme me ato të muajve për të cilët u miratua kompensimi, duke ruajtur të njëjtën barrë financiare mbi operatorët.

Në letër theksohet se situata bëhet edhe më problematike për shkak të dy faktorëve që tashmë veprojnë njëkohësisht:

Read more:Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Beqajt për zëvendësimin e masës së sigurisë

nga njëra anë, kompensimi i miratuar për muajt mars, prill dhe maj 2026 nuk është disbursuar ende;

nga ana tjetër, çmimet e karburantit vazhdojnë të mbeten në nivele të larta edhe pas periudhës së mbuluar nga VKM-ja.

“Për rrjedhojë, operatorët janë duke u përballur me një mungesë të vazhdueshme likuiditeti dhe me rritje të kostove operative, duke cenuar drejtpërdrejt mundësinë për të mbajtur në qarkullim të gjithë flotën e mjeteve të nevojshme për realizimin normal të shërbimit publik.

Read more:VIDEO/ Divjaka kundër shkrirjes me Lushnjen, protesta në ditën e 8-të, banorët kundërshtojnë propozimin e PS

Përveç disbursimit të menjëhershëm të shumës së miratuar për muajt mars, prill dhe maj, dy shoqatat kërkojnë që skema e mbështetjes financiare të vijojë edhe pas muajit maj 2026, për sa kohë që çmimet e karburantit dhe kushtet ekonomike që justifikuan ndërhyrjen e qeverisë vazhdojnë të jenë të pranishme”, theksohet ndër të tjera në letër.

Shoqatat kërkojnë gjithashtu informacion zyrtar mbi fazën në të cilën ndodhet procesi i kompensimit, arsyet e vonesës dhe një afat konkret për realizimin e pagesave.

Shoqatat e Transportit paralajmërojnë se situata mund të ndikojë edhe në kapacitetet operative të operatorëve.

Read more:“Pasuria publike nuk është pronë e qeverisë”/ Denoncimi i PD: Rama jep 88.5 hektarë pasuri shtetërore për “RAMS Albania” me 1 euro dhe pa konkurrim! Çështja do t’i referohet SPAK

“Në rast se nuk do të ketë një reagim konkret dhe në kohë nga institucionet përgjegjëse për zgjidhjen e situatës, operatorët e përfaqësuar nga të dyja shoqatat do të detyrohen të rishikojnë kapacitetet operative dhe numrin e mjeteve të transportit publik që mund të nxjerrin në qarkullim, në përputhje me mundësitë reale financiare dhe operative të secilit operator.

Një masë e tillë nuk përbën zgjedhjen e dëshiruar të operatorëve dhe as të shoqatave, pasi do të ndikonte drejtpërdrejt në frekuencën dhe kapacitetin e shërbimit të transportit publik.

Megjithatë, në mungesë të mbështetjes financiare të miratuar dhe përballë vijimit të kostove të larta të karburantit, operatorët nuk mund të ngarkohen në mënyrë të pakufizuar me financimin nga burimet e tyre të një diference kostoje që cenon qëndrueshmërinë ekonomike të aktivitetit.

Read more:“Përdorin 83 mandatet për të mbrojtur krimin” – Berisha akuza të forta: Rama dhe Balluku janë hajdutët më të mëdhenj, qeveria ka humbur legjitimitetin!

Për këtë arsye, kërkojmë ndërhyrjen tuaj urgjente për realizimin e kompensimit tashmë të miratuar për muajt mars, prill dhe maj 2026, ashtu edhe për marrjen e një vendimi mbi vijimin e mbështetjes financiare për periudhën pasuese, për sa kohë që vazhdojnë të ekzistojnë kushtet ekonomike dhe çmimet e karburantit që kanë shërbyer si bazë për miratimin e VKM-së nr. 341, datë 13.05.2026.

Duke vlerësuar rëndësinë sociale dhe ekonomike të transportit publik dhe ndikimin që çdo reduktim i kapaciteteve do të kishte mbi qytetarët, presim trajtimin me prioritet të kësaj kërkese dhe një përgjigje konkrete nga institucionet përgjegjëse.”/Monitor

Lexo këtu kërkesën e plotë

Lexo edhe
Sociale

Fortlumturi Joani merr pjesë në ceremoninë kushtuar kreut të botës ortodokse: Kisha shqiptare do të vijojë të punojë për paqen dhe unitetin

Sociale

Objektet e ndërtuara përgjatë kanalit të Naunkës, bashkia Vlorë dhe policia bashkiake në aksion për lirimin e hapësirës (VIDEO)

Tags: #bashkia tirane #karburant #Maj 2026 #Ministria e Financave #Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë #Ministria e Pushtetit vendor #Nafta #qeveria #Reagim #shoqata e transportit publik #Vendimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Fortlumturi Joani merr pjesë në ceremoninë kushtuar kreut të botës ortodokse: Kisha shqiptare do të vijojë të punojë për paqen dhe unitetin
  • Objektet e ndërtuara përgjatë kanalit të Naunkës, bashkia Vlorë dhe policia bashkiake në aksion për lirimin e hapësirës (VIDEO)
  • Klasa të reja, laboratorë dhe terrene sportive, si po transformohet shkolla ‘Mehmet Bajraktari’ në Cërrik
  • Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO)
  • Nga pasioni në profesion, gjimnazistët që zgjedhin artet! Universiteti i Arteve me konkurs, asnjë program nuk mbyllet
Nga të njëjtat tag-e
  • “Iu ka shpallur luftë kryetarëve rebelë”/ Boçi për takimin e Kuçit: Rama në panik i kërcënoi. Territori i Shqipërisë s’është pronë private
  • “I ka shpallur luftë kryetarëve rebelë”/ Boçi për takimin më bashkiakët në Kuç: Rama në shkallën më të lartë të panikut. Territori i Shqipërisë, s’është pronë personale. U kërcënuan dhe…
  • Revolta popullore! Aktivisti: Rama dhe Berisha na kanë zhgënjyer, i duam të dy në burg
  • Zjarret në Krujë, Marjana Koçeku s’i kursen kritikat ndaj qeverisë: Ka më shumë shtysa për të djegur e shfrytëzuar territorin sesa për ta mbrojtur
  • Qeveria nisi procedurën për anulimin e kontratës koncesionare, MABCO e Pacollit letër ministrit Karakaçi: Të zgjidhim mos-marrëveshjet përmes negociatave!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 16 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protestuesi nga Bulevardi: Më 1 tetor qytetarët do ta hedhin Ramën në koshin e plehrave! 12 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 9 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Rama paditet në SPAK/ “Albanian Files ka shkelje të rënda”, Koja: Zvërneci, Rrjolli e Durrësi shpërthyen kur u bënë publike. Kryeministri bën show me arkitektë të huaj 8 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!”, protestuesi: S’duam më të paprekshëm para ligjit! Ndryshimi është në këtë shesh 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Debate në takimin me kryebashkiakët/ Zotkaj i Poliçanit braktis mbledhjen: PS mosmirënjohëse! Rama: Djegia e teserave, paturpësi! Përzë Memën e Dimalit 7 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Fortlumturi Joani merr pjesë në ceremoninë kushtuar kreut të botës ortodokse: Kisha shqiptare do të vijojë të punojë për paqen dhe unitetin

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joani, mori pjesë këtë të enjte në Imbros të Turqisë…

• 13 minuta më parë • 3 min lexim
Sociale

Objektet e ndërtuara përgjatë kanalit të Naunkës, bashkia Vlorë dhe policia bashkiake në aksion për lirimin e hapësirës (VIDEO)

Bashkia Vlorë, në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Policinë Bashkiake, ka nisur një aksion…

• 43 minuta më parë • 1 min lexim
Sociale

Klasa të reja, laboratorë dhe terrene sportive, si po transformohet shkolla ‘Mehmet Bajraktari’ në Cërrik

Punimet në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Mehmet Bajraktari” në Cërrik po shkojnë drejt përfundimit, duke i dhënë…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by