Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Ekskluzive/ 3 ditë pasi vendosi dy zjarre në Tiranë, i moshuari e gjen veten të dënuar: Jetoj vetëm, djeg mbeturinat
Kronikë

Ekskluzive/ 3 ditë pasi vendosi dy zjarre në Tiranë, i moshuari e gjen veten të dënuar: Jetoj vetëm, djeg mbeturinat

• 12 Gusht, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Vetëm në 3 ditë nga arrestimi pranë disa mbeturinave në flakë në Lundër të Tiranës, 70-vjeçari Sami Alliu, e gjen veten të dënuar.

Blutë e Tiranës e prangosën në flagrancë më 9 gusht, dhe nga hetimet paraprake thanë se i moshuari ishte përgjegjës edhe për ndezjen e disa shkurreve që u përhapën e sollën një zjarr edhe më masiv pranë një kabine elektrike në Shkozë.

Këtë të mërkurë Gjykata e Tiranës e dënoi me 6 muaj burg, por që nuk do të kalojë asnjë ditë tjetër në qeli, pasi iu konvertua në 1 vit liri me kusht, që do të thotë se në këtë periudhë nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale.

Read more:Zjarret që ‘dogjën’ Shqipërinë, nga dora e njeriut! Nga qershori deri më sot 21 piromanë në pranga, 68 në akuzë (VIDEO)

Prokurori Indrit Bimi e dërgoi të moshuarin për gjykim të drejtpërdrejtë, duke dalë para togave të zeza vetëm me provat e mbledhura dhe deklarimet pohuese të të dyshuarit, që pranoi se është ai personi që i shkaktoi zjarret.

Por Sami Alliu, është distancuar që ky veprim i tij të ketë qenë i qëllimshëm.

Ish ushtarak, i divorcuar, 70-vjeçari jeton i vetëm në një kontejner afër zonës ku ranë zjarret.

Read more:Revolta popullore/ Aktivisti thirrje klasës politike: Ju erdhi fundi! Duam një Kushtetutë dhe një qeveri të re teknike!

Herë pas here thotë se pastronte sipërfaqet afër vendit ku banonte. Edhe ditën e ngjarjes ai ka treguar se kishte mbledhur mbeturinat pranë një magazine dhe i ka vënë flakën, po zjarri ishte përhapur dhe ai nuk kishte mundur ta fikte dot.

Nga 1 qershori deri më 11 gusht, Policia e Shtetit identifikoi 21 autorë zjarresh të dyshuar që u arrestuan, 44 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë dhe 3 të shpallur në kërkim, për zjarrvënie të qëllimshme, që sipas kodit penal, nëse ka fatalitete, rrezikojnë nga gjobë deri në 20 vite burg.

Lexo edhe
Kronikë

Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live

Kronikë

FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!

Tags: #Burg #flakë #Gjykata #Gjykata e Tiranes #Mbeturinat #Para #sami alliu #Tirane #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live
  • FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!
  • Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen
  • Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)
  • I dërgonte mesazhe seksuale nxënëses, arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnje
Nga të njëjtat tag-e
  • Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide
  • Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live
  • FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!
  • Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit
  • Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live 7 lexime · 19 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video… 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Teknologji Apple gjobitet me 5.7 miliardë dollarë, përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada! 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide 2 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së 1 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live

105 nenet e ndryshuara apo të shtuara në Kodin e Procedurës Penale shihen si një paketë ekuilibri mes…

• 19 orë më parë • 32 min lexim
Kronikë

FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!

Trafik i rënduar është krijuar në autostradën Durrës-Tiranë, me radhë të gjata automjetesh në drejtim të kryeqytetit. Fluksi…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen

Njē sipērfaqe me kashtë misri ështē pērfshirë nga flakët në fshatin Topojë të bashkisë Fier. Flakët të favorizuara…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by