Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarret që ‘dogjën’ Shqipërinë, nga dora e njeriut! Nga qershori deri më sot 21 piromanë në pranga, 68 në akuzë (VIDEO)
Kronikë

Zjarret që ‘dogjën’ Shqipërinë, nga dora e njeriut! Nga qershori deri më sot 21 piromanë në pranga, 68 në akuzë (VIDEO)

• 11 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pamjet apokaliptike në malin e Krujës tregojnë shkatërrimin e lënë pas nga zjarri i nisur të shtunën, më 8 gusht, flakë që u ndezën nga dora e njeriut, duke bërë që banorët e Krujës të kalonin një natë tmerri, mes flakëve që rrezikuan seriozisht banesat e tyre. Një 73-vjeçar u arrestua por më pas u la i lirë pasi prokuroria e konsideroi ndalimin e paligjshëm për shkak të mungesës së provave.

Një tjetër i moshuar, këtë herë në Tiranë Sami Alliu në dy ditë të ndryshme, njëra pas tjetrës, dyshohet se ndezi me vetëdije dy zjarre, një në Lundër dhe tjetrin në Shkozë. Edhe ai u arrestua nën akuzë për zjarrvënie të qëllimshme.

Këto janë vetëm dy nga rastet e arrestimeve gjatë këtij sezoni zjarresh. Nga 1 qershori deri më 11 gusht, Policia e Shtetit evidentoi dhjetëra ngjarje ku dyshohet se flakët u shkaktuan nga dora e njeriut.

Read more:Krujë/ Përhapet zjarri në Krastë, flakët rrezikojnë depot e eksplozivit në Zidoll! Ndërhyn helikopteri dhe 50 trupa të Forcave të Armatosura (VIDEO)

Në 72 ditë, 68 zjarrvënës në akuzë! 7 të paidentifikuar

Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, të cilat Report Tv i disponon, gjatë kësaj periudhe 72 ditore u arrestuan 21 persona, të gjithë për shkatërrim të pronës me zjarr, një pjesë e të cilëve të kapur në flagrancë, ndërsa 44 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Policia shpalli në kërkim 3 të tjerë, ndërsa totali i të përfshirëve deri më tani në ndezje zjarresh është 68 të akuzuar.

Read more:AMP bën bilancin për muajin korrik: 11 persona të arrestuar, mes tyre 8 punonjës Policie! Referuam në Prokurori 54 efektivë

Zyrtarisht policia i tha Report Tv se në 7 raste zjarresh autorët e dyshuar mbeten të paidentifikuar. Për 10 ngjarje të tjera vijojnë verifikimet, pasi ende nuk është përcaktuar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme apo për shkaqe të tjera. Ndërkohë, 10 raste u klasifikuan aksidentale, pasi hetimet nuk nxorën elementë të një vepre penale.

Zjarret e qëllimshme, rreziku për deri në 20 vite burg

Read more:Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenie të Patosit, në Krujë 2 helikopterë punojnë për shuarjen e flakëve, s’ka rrezik për banesat (VIDEO)

Zjarret e qëllimshme parashikohen si vepra penale në Kod dhe dënimet variojnë sipas pasojave të shkaktuara. Shkatërrimi ose dëmtimi i pronës me zjarr dënohet me gjobë deri në 5 vite burg. Kur zjarri vihet në kushte që favorizojnë përhapjen e flakëve apo pranë zonave të banuara, dënimi shkon nga 3 deri në 8 vite burg.

Në rastet kur preken zona të mbrojtura, trashëgimia kulturore apo infrastruktura kritike, masa e dënimit rritet nga 4 deri në 10 vite. Kur pasojat janë të rënda në materiale, dënimi mund të arrijë deri në 10 vite burg, ndërsa kur rrezikohet jeta ose shëndeti i njerëzve, parashikohet dënim nga 5 deri në 15 vite burg.

Read more:Refuzohet kërkesa e Ardian Çapjas për t’i dhënë lamtumirën nënës së ndjerë! Burime: Policia nuk mori përsipër sigurinë

Kodi Penal parashikon gjithashtu vepra të posaçme për dëmtimin e pyjeve me zjarr, si në rastet e zjarrvënies së qëllimshme ashtu edhe të pakujdesisë. Për zjarrvënien në pyje, dënimi mund të arrijë deri në 20 vite burg kur shkaktohen pasoja të rënda për njerëzit, pronën apo mjedisin, ndërsa për zjarrin nga pakujdesia parashikohet dënim nga 2 deri në 8 vite burg.

ZJARRET NË 72 DITË
Të arrestuar 21
Hetim në gjendje të lirë 44
Shpallur në kërkim 3
Autorë të paidentifikuar 7
Lexo edhe
Kronikë

Korçë/ Vrasja e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar! Seanca shtyhet për në tetor (VIDEO)

Kronikë

Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO)

Tags: #Burg #flakë #Kodi penal #piromane #Policia #policia e shtetit #qemal berhami #sami aliu #zjarret 2026 #zjarrvenie

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Korçë/ Vrasja e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar! Seanca shtyhet për në tetor (VIDEO)
  • Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO)
  • Operacioni antidrogë pranë shkollave të Tiranës, detajet: Shpërndarësit vepronin në 8 grupe në zona të ndryshme, goditen 5 furnitorë
  • I dënuar me burg përjetë, Laert Haxhiu kërkesë në Kushtetuese për rigjykim të çështjes! Pretendon shkelje të të drejtave dhe lirive themelore
  • Digjet grumbulli i mbetjeve në Lezhë, shuhen flakët! Rrezikuan edhe banesat pranë zonës (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Digjet grumbulli i mbetjeve në Lezhë, shuhen flakët! Rrezikuan edhe banesat pranë zonës (VIDEO)
  • I dënuar me burg përjetë, Laert Haxhiu kërkesë në Kushtetuese për rigjykim të çështjes! Pretendon shkelje të të drejtave dhe lirive themelore
  • Tragjike në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, ndërron jetë 70-vjeçari i paralizuar! Jetonte vetëm (EMRI+VIDEO)
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet dita e 120 e protestës, qytetarët: Arrestoni Ramën dhe Ballukun!
  • Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 17 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin 6 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë Nga AKSHI, Balluku e skandali me SHISH/ Eksperti i IT-së, Gent Progni në protestën kundër Ramës: Disa nga arsyet përse shqiptarët duhet të protestojnë! SPAK të hetojë për… 6 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT) 5 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama shmangu gazetarët në konferencë për mediat, reagon Gazment Bardhi: Po i shmanget përgjegjësisë 5 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Korçë/ Vrasja e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar! Seanca shtyhet për në tetor (VIDEO)

Të akuzuarit për vrasjen e Egli Progës kanë kërkuar gjykim të shkurtuar para Gjykatës së Korçës. Në seancën…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO)

Dy të rinj, Edison Korra, 24 vjeç dhe Orest Balla, 23 vjeç, janë arrestuar në Tiranë pasi kanë…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Operacioni antidrogë pranë shkollave të Tiranës, detajet: Shpërndarësit vepronin në 8 grupe në zona të ndryshme, goditen 5 furnitorë

Detaje të reja zbardhen nga operacioni i një dite më parë për goditjen e shpërndarësve të drogës që…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by