Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. AMP bën bilancin për muajin korrik: 11 persona të arrestuar, mes tyre 8 punonjës Policie! Referuam në Prokurori 54 efektivë
Kronikë

AMP bën bilancin për muajin korrik: 11 persona të arrestuar, mes tyre 8 punonjës Policie! Referuam në Prokurori 54 efektivë

• 10 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë bilancin e veprimtarisë për muajin korrik 2026, ku ka theksuar se janë arrestuar 11 persona, 8 prej të cilëve punonjës policie.

Përmes një njoftimi, AMP bën të ditur se gjatë muajit korrik gjithashtu janë kryer 54 referime në Prokurori për nisjen e hetimeve ndaj 54 punonjësve të Policisë.

Sipas të dhënave të Agjencisë, 15 prej tyre janë punonjës policie të nivelit të parë drejtues, ndërsa 39 janë punonjës policie të nivelit zbatues.

Sa i përket veprave penale, AMP evidenton disa kategori kryesore të çështjeve të referuara. Ndër to përfshihen shpërdorimi i detyrës, veprimet arbitrare, dëmtimet e tjera me dashje dhe kanosja, si dhe shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas të dhënave të publikuara 54 çështjet e referuara klasifikohen në:

Read more:“Washington Post”: Udhëtimi në Shqipëri që zbuloi magjinë e një vendi autentik, përtej famës së rrjeteve sociale

Shpërdorimi i detyrës: 14 çështje ndaj 15 subjekteve;

Veprime arbitrare, dëmtime të tjera me dashje dhe kanosje, etj.: 25 çështje;

Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor: 5 çështje ndaj 5 subjekteve dhe 1 shtetasi.

111 ankesa të trajtuara

Gjatë korrikut, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka administruar gjithsej 111 ankesa të trajtuara.

Nga këto, 15 raste janë ankesa të bazuara, 62 raste janë ankesa të pabazuara, 32 raste nuk provohen, ndërsa në 2 raste janë hapur dosje penale.

Read more:SPAK ‘përmbytet’ nga pyetjet e gazetarëve të huaj për Zvërnecin: Nuk ka hetim për projektin e lidhur me Kushnerin!

Përveç tyre, AMP ka administruar edhe 160 ankesa administrative.

420 telefonata gjatë muajit

Në bilancin e korrikut janë pasqyruar edhe të dhënat e linjës së komunikimit me qytetarët. Në total janë regjistruar 420 telefonata, prej të cilave:

253 brenda fushës së AMP-së;

104 jashtë fushës së AMP-së;

63 telefonata ku është dhënë informacion.

Procedime disiplinore

Komisioni Disiplinor i AMP-së ka marrë vendime për disa raste të punonjësve të policisë.

Për 6 punonjës policie, Komisioni ka vendosur fillimin e hetimit disiplinor për shkelje të rëndë.

Read more:Protesta e 72-të kundër qeverisë/ Qytetarët mblidhen sërish në Tiranë, kërkesa kryesore: Rama dorëhiqu! Shqipëria kërkon revolucion

Për 1 punonjës policie, është vendosur mosfillimi i hetimit disiplinor, pasi shkelja nuk është provuar.

Ndërkohë, për 26 punonjës policie dhe 2 punonjës të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH), Komisioni është në fazën e shqyrtimit të dokumentacionit.

3 inspektime të kryera

Gjatë muajit korrik 2026, AMP ka zhvilluar gjithashtu 3 inspektime, nga të cilat 1 i planifikuar dhe 2 të paplanifikuara, me objektiv verifikimin e veprimtarisë së strukturave të Agjencisë.

Bilanci i publikuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pasqyron aktivitetin e institucionit gjatë muajit korrik, përfshirë hetimet, procedimet disiplinore, trajtimin e ankesave dhe komunikimin me qytetarët.

Lexo edhe
Kronikë

Zjarr i përmasave të mëdha pranë banesave në Klos! Dy vatra edhe në Krujë, rrezikohen depot e eksplozivit në Zidoll! Ndërhyn helikopteri (VIDEO)

Kronikë

Flakët në Krujë, zjarrfikësi për Report Tv: U reagua në kohë, punuam 24 orë pa pushim! Ndërgjegjësimi minimizon dëmet

Tags: #AMP #Arrestim #efektiv policie #hetime #Inspektime #Kanosje #Kryesore #policia e shtetit #Telefonata #Vendime

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarr i përmasave të mëdha pranë banesave në Klos! Dy vatra edhe në Krujë, rrezikohen depot e eksplozivit në Zidoll! Ndërhyn helikopteri (VIDEO)
  • Flakët në Krujë, zjarrfikësi për Report Tv: U reagua në kohë, punuam 24 orë pa pushim! Ndërgjegjësimi minimizon dëmet
  • E rëndë në Pogradec, 30-vjeçari hidhet nga varka në liqen dhe ndërron jetë (EMRI+VIDEO)
  • Zjarr i përmasave të mëdha në Klos, rrezikohen banesat! Dy vatra në Krastë të Krujës, ndërhyn helikopteri (VIDEO)
  • Përmirësohet situata e zjarreve, s’ka rrezik për zonat e banuara! Aktualisht 5 vatra aktive në zonat malore! Vijon ndërhyrja nga ajri në Krastë të Krujës (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Trafik i rënduar në Vlorë e Lezhë, radhë automjetesh që në nisje të javës! ‘Transballkanikja’ dhe ‘Lungomarja’ akset më të ngarkuara (VIDEO)
  • I dënuar me 14 vite burg në Itali për trafik droge, arrestohet në Durrës Kastriot Dyrmishi (VIDEO)
  • “S’e njohim Kosovën”/ Berisha dënon deklaratën e Zelenskyt: Në kundërshtim të hapur me vendimet e NATO-s
  • Ndryshimet në Kodin Rrugor, Vatoci: Shoferët që kapen me alkool mbi 0.5 gr/l në gjak u hiqet patenta përjetë (VIDEO)
  • Trafik i rënduar në Vlorë, radhë automjetesh që në nisje të javës! ‘Transballkanikja’ dhe ‘Lungomarja’ akset më të ngarkuara (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta popullore! Aktivisti Arben Kola: Kjo betejë s’ka më kthim pas, do të vazhdojmë deri në shtator. Nuk ka pushime as për Diasporën! 29 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Do depozitojmë akuzë penale kundër Ramës”/ Arkitektja Koja: Ka bërë gabime të rënda në projektet e zhvillimit. Ky është një ndër hapat e protestës 24 lexime · 3 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama nën akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazmë “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës. Kryen operacione financiare që askush s’i bën dot… 14 lexime · 5 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Edi Rama ka dështuar, thirrja ‘Jepe dorëheqjen’ merr kuptim”/ Balliu: Shqipëria u zgjua dhe fjeti me lajme krimi, siguria publike është shndërruar në pasiguri kronike 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama nën një akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazëm “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës kryen operacione financiare që askush si bën dot… 13 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Në protestë deri në fund”/ Revolta e qytetarit: 13 vitet e fundit morëm dishezën me 200 km/orë. Mbyllëm aktivitetin, qeveri e korruptuar 11 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Politikë Festa kthehet në protestë/ Të rinjtë në Lushnje mbushin sheshin me thirrjet: Rama, jepe dorëheqjen (VIDEO) 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarr i përmasave të mëdha pranë banesave në Klos! Dy vatra edhe në Krujë, rrezikohen depot e eksplozivit në Zidoll! Ndërhyn helikopteri (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Kujtim të Bashkisë Klos. Fillimisht, flakët…

• 1 orë më parë • 7 min lexim
Kronikë

Flakët në Krujë, zjarrfikësi për Report Tv: U reagua në kohë, punuam 24 orë pa pushim! Ndërgjegjësimi minimizon dëmet

Që prej zjarrit të parë që shënoi pikënisjen e betejave për këtë vit e deri në ditët e…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

E rëndë në Pogradec, 30-vjeçari hidhet nga varka në liqen dhe ndërron jetë (EMRI+VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Pogradec, ku një 30-vjeçar nga Maliqi ka humbur…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by