Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Qeveria nisi procedurën për anulimin e kontratës koncesionare, MABCO e Pacollit letër ministrit Karakaçi: Të zgjidhim mos-marrëveshjet përmes negociatave!
Kronikë

Qeveria nisi procedurën për anulimin e kontratës koncesionare, MABCO e Pacollit letër ministrit Karakaçi: Të zgjidhim mos-marrëveshjet përmes negociatave!

• 12 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nisi procedurat për anulimin e kontratës koncesionare të Aeroportit të Vlorës, kompania ‘MABCO Constructions’ e Behgjet Pacollit ka i ka dërguar një letër ministrit Enea Karakaçi ku e fton për negociata, për të zgjidhur problemin e krijuar brenda 31 gushtit.

Në letrën që MABCO i ka dërguar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, listohen pretendimet që sipas kompanisë së Pacollit nuk qëndrojnë për të çuar në zgjidhjen e kontratës koncesionare.

“Në këto kushte, duke vlerësuar se zgjidhja e parakohshme e Kontratës së Koncesionit është e pabazuar dhe nuk përmbush kushtet e parashikuara në Kontratë, kërkojmë që kjo mosmarrëveshje të zgjidhet nëpërmjet negociatave në mirëbesim, pa paragjykuar qëndrimin apo pretendimet e asnjërës palë, në përputhje me nenin 21.1 të Kontratës. Për këtë qëllim, propozojmë zhvillimin e negociatave brenda 15 Ditëve të Punës nga data e marrjes dijeni për këtë shkresë, pra jo më vonë se data 31 gusht 2026”, thuhet mes të tjerash në letrën që MABCO i ka dërguar Ministrisë.

Read more:Vonesat në përfundimin e aeroportit të Vlorës për shkak të mosmarrëveshjeve mes kompanive të Pacollit dhe Ademit, Qeveria nis procedurën për anulimin e kontratës koncesionare

Më tej duke e quajtur zgjidhjen e parakohshme të kontratës nga shteti shqiptar si të pabazuar nga kushtet në kontratë, MABCO thekson se letra drejtuar Ministrisë nuk përbën heqje dorë nga pretendimet e tyre.

“Kjo shkresë nuk përbën heqje dorë nga asnjë e drejtë, pretendim, prapësim, mjet juridik apo mbrojtje që na takon në bazë të Kontratës së Koncesionit, Marrëveshjes Bilaterale ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane për Nxitjen dhe Mbrojtjen Reciproke të Investimeve, si dhe legjislacionit kombëtar për mbrojtjen e investimeve të huaja. Ne rezervojmë shprehimisht çdo të drejtë sipas legjislacionit shqiptar, të drejtës ndërkombëtare dhe çdo mekanizmi tjetër ligjor të zbatueshëm”, theksohet më tej në dokument.

Read more:Përplasja për aeroportin e Vlorës, “Mabco Constructions S.A.”: Po pengohen me forcë 200 punonjës dhe inxhinierë. Autoritetet të ndalin menjëherë vetëgjyqësinë

Kujtojmë se kontrata parashikonte që Aeroporti të përfundonte dhe të bëhej operacional deri më 20 shkurt 2026. Pas kalimit të këtij afati, u vendos edhe një periudhë shtesë prej 90 ditësh.

Edhe pas përfundimit të këtij afati, Aeroporti nuk ishte funksional, për shkak të mosmarrëveshjeve mes 2 kompanive koncesionare, MABCO të Pacollit dhe 2A Group të Valon Ademit. Kjo çoi Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në nisjen e procedurave për zgjidhjen e parakohshme të kontratës koncesionare.

Read more:“Janë pezulluar punimet te aeroporti i Vlorës”, aktivisti Andi Tepelena: Qeveria “furnizon” shqiptarët çdo ditë me skandale, po “gërryhet”

Më herët MABCO e Behgjet Pacollit ka paralajmëruar shtetin shqiptar se do ta dërgojë çështjen në arbitrazh ndërkombëtar.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Lexo edhe
Kronikë

11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, rrezikojnë disa banesa, ndërhyjnë 2 avionë! S’ka qetësi për Krujën, zjarr pranë Zidollit

Kronikë

Banorët denoncuan bllokimin, IKMT liron burimin dhe kanalin e ujitjes së tokave në Mirakë të Librazhdit

Tags: #2A Group #Aeroporti #aeroporti i vlores #Behgjet pacolli #Enea Karakaçi #Kompania #Mabco Constructions SA #Ministria e infrastrukturës #Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë #valon ademi #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, rrezikojnë disa banesa, ndërhyjnë 2 avionë! S’ka qetësi për Krujën, zjarr pranë Zidollit
  • Banorët denoncuan bllokimin, IKMT liron burimin dhe kanalin e ujitjes së tokave në Mirakë të Librazhdit
  • 11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, rrezikojnë disa banesa! 2 avionë ‘Air Tractor’ në operacion, në Dajt e Priskë ndërhyn helikopteri
  • Transmetimi i seancave gjyqësore, Ndreca merr rastin e nënës amerikane për vrasjen e 3 fëmijëve: Këtu mbyllim drejtësinë për të mbrojtur privatësinë
  • Po i jepte çantën me kokainë, arrestohen 19-vjeçari dhe klienti i tij! Sekuestrohen 252 gramë drogë, 1 ‘BMW’ dhe 3 celularë (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • U zunë për pronën dhe kërcënoi vëllanë me pistoletë, arrestohet 47-vjeçari në Vlorë (EMRI+VIDEO)
  • Saranda ‘zhytet’ në errësirë në mes të sezonit turistik! Pas 1 orë e 15 minuta, nis rikthimi gradual i energjisë elektrike (VIDEO)
  • Ksamil/ Jet Ski shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit! Policia bllokon mjetin lundrues, gjobit me 500 mijë lekë të reja pronarin (VIDEO)
  • Objektet e ndërtuara përgjatë kanalit të Naunkës, bashkia Vlorë dhe policia bashkiake në aksion për lirimin e hapësirës (VIDEO)
  • VIDEOLAJM/ Kamioni përplaset me barrierat në Vlorë, dërrasat e ndërtimit shpërndahen në asfalt
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 16 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama dje dhe sot/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Premtimet në opozitë që u harruan në pushtet-VIDEO 14 lexime · 24 orë më parë
  3. 03
    Sociale Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO) 13 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Është krijuar një kryeministër monstër!” – Kulluri në News24: Rama po përdhos Kushtetutën, në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’ 10 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, rrezikojnë disa banesa, ndërhyjnë 2 avionë! S’ka qetësi për Krujën, zjarr pranë Zidollit

Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës është përhapur në 3 drejtime. Në pjesën fundore të fshatit Borie-Lurë, flakët…

• 1 minutë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Banorët denoncuan bllokimin, IKMT liron burimin dhe kanalin e ujitjes së tokave në Mirakë të Librazhdit

Kanali i burimit ujor dhe ujitjes në fshatin Mirakë të Bashkisë së Librazhdit është tashmë në funksion të…

• 31 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, rrezikojnë disa banesa! 2 avionë ‘Air Tractor’ në operacion, në Dajt e Priskë ndërhyn helikopteri

Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës është përhapur në 3 drejtime. Në pjesën fundore të fshatit Borie-Lurë, flakët…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by