Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarri në Priskë, Meta: Të investohet më shumë në blerjen e mjeteve e avionëve zjarrfikës! Blushi thirrje Ramës dhe ministrave: Ndërprisni pushimet e dilni në terren (VIDEO)
Kronikë

Zjarri në Priskë, Meta: Të investohet më shumë në blerjen e mjeteve e avionëve zjarrfikës! Blushi thirrje Ramës dhe ministrave: Ndërprisni pushimet e dilni në terren (VIDEO)

• 13 Gusht, 2026 • 11 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kërkuar nga qeveria shqiptare që të investojë më shumë për mjete dhe avionë zjarrfikës, në mënyrë që të përballohen situatat e vështira të zjarreve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta theksoi se zjarrfikësit në vijën e parë të frontit operojnë me pajisje të vjetëruara, paga qesharake dhe pa mbështetjen që meritojnë.

“Dhe ndërsa emergjencat civile shtohen çdo vit, fondet për përballimin e tyre pakësohen. Në vend që të investohet për kapacitete reale, mjete moderne, pajisje dhe avionë zjarrfikës, paratë publike digjen për incenratorë që nuk ekzistojnë si ai i Tiranës, apo për cirk si me Kanye Ëest dhe propagandë. Ndërsa për ditë me radhe qytetarët janë braktisur në luftën me zjarret, po njësoj edhe zjarrfikësit në vijën e parë me pajisje të vjetëruara, paga qesharake dhe pa mbështetjen që meritojnë”, shkroi mes tw tjerash Meta.

Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ishte në Priskë të Madhe, për të parë nga afër situatën e krijuar nga zjarret që kanë shkrumbuar shumë hektarë me ullishte, pemë frutore e prona private.

Read more:“Erdhi me polici dhe badygard, të rinjtë protestonin paqësisht!”/ Protestuesi tregon “prapaskenat”: Pyetjet e SPAK i dikton vetë Belinda

Ai kërkoi që institucionet të ndërpresin pushimet dhe të angazhohen në terren. Blushi vlerësoi punën e zjarrfikësve, duke thënë se ata po përballen me flakët në kushte të vështira dhe se janë lënë pa mbështetjen e premtuar nga qeveria socialiste.

Blushi akuzoi kryeministrin Edi Rama për braktisje të situatës dhe e konsideroi gjendjen në Priskë si dëshmi të dështimit të reformës territoriale. Sipas tij, zjarri rrezikon edhe banesat, ndërsa kërkoi mobilizim të menjëhershëm të institucioneve për përballimin e emergjencës. Ai gjithashtu hodhi akuza ndaj qeverisë për mungesë investimesh në shërbimin zjarrfikës dhe e lidhi situatën me mënyrën e menaxhimit të fondeve publike.

Deklarata e plotë e Blushit:

“Ndodhem në Priskë të Madhe të Bashkisë së Tiranës, aty ku pak ditë më parë ka qenë një nga kurorat e gjelbra të Tiranës dhe sot gjithçka është shndërruar në shkrumb e hi.
Situata këtu është shumë e rëndë. Shumë hektarë ullishte, dru frutorë, pasuri private dhe publike janë shkrumbuar. Është për të ardhur keq që përveç sakrificave dhe heroizmit të punonjësve të zjarrfikseve, që në kushte tejet të vështira, të cilët nuk kanë marrë as shpërblimet e premtuara, as pagën shtesë të premtuar, po luftojnë për orë të tëra me flakët. Situata këtu është jashtëzakonisht shumë e vështirë dhe zjarri për pak, në fakt, pritet tu afrohet dhe shtëpive dhe situata vërtet është pothuajse jashtë kontrollit. I bëj thirrje emergjente Edi Ramës, Ministrave përgjegjës dhe institucione të ndërpresin pushimet, të mos ngrejë helikopterët vetëm për të shpëtuar shtëpinë e tij në Surrel që ndodhet vetëm pak kilometra nga këtu, por të mendojë për të gjithë këtë kurorë të gjelbër të Tiranës që sot është bërë shkrumb e hi. Dajti po përvëlohet dhe situata është vërtet katastrofike dhe ky zjarr ndodh thjesht dhe vetëm për shkak të korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës, që shpenzon miliona e miliona euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë, për koncerte dhe për cirqe dhe nuk shpenzon 1 cent për të modernizuar shërbimin zjarrfikës në mënyrë që këto pasuri kombëtare, por edhe private të mos shkrumbohen siç janë shkrumbuar pas krahëve të mi. Situata është vërtet shumë e rëndë dhe i bëj edhe njëherë thirrje shtetit të ngrihet në këmbë, të reagojë, të mos heshtë, të mos mbylli sytë përballë kësaj situate e cila nuk mund të tolerohet. Është për të ardhur keq që gjatë gjithë rrugës për të ardhur për në Priskë të madhe, nuk sheh përveç heronjve të shërbimit zjarrfikës që në kushte shumë të rënda, pa mjetet e duhura, me pajosje të vjetëruara po bëjnë një punë heroike, të cilëve Edi Rama ju premtoi rritje page, u premtoi pagë shtesë, pagesë të orëve shtesë, por të cilët kanë mbi 48 orë në atë që deri dje konsiderohej si kurora e gjelbër e Tiranës, duke luftuar me flakët të braktisur pothuajse nga shteti. Situata është katasgrofike. Jam në një nga qendrat që vetëm pak orë më parë ishte nën pushtetin e flakëve.
Duhet të bëjmë çdo përpjekje për të shpëtuar qoftë edhe një rrënjë ulliri, sepse është një pasuri kombëtare, një pasuri private e cila nuk mund të shkrumbohet për shkak të korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës, i cili i ka braktisur jo vetëm banorët e Priskut, por të gjithë banorët në gjithë Shqipërinë të cilët janë në luftë me flakët. Priska e Madhe është një tjetër dëshmi e dështimit katastrofik të Reformës Territoriale të vitit 2014.
Një bashki si Tirana, që presupozohet të kishte të gjitha kapacitetet dhe mundësitë financiare për të përballuar një situatë zjarri, e ka të pamundur sot të fikë zjarret në Priskë të Madhe. Imagjinoni se çfarë mund të ndodhë sot në Fush-Arrëz, në Pukë, në Memaliaj, në Tepelenë, në Libohovë dhe në të gjitha bashkitë që Edi Rama kërkon ti shkrijë dhe t’ua çojë shërbimin zjarrfikës me vonesë kur vet standardet europiane detyrojnë që shërbimi zjarrfikës duhet të jetë jo më larg se 30 minuta dhe Tirana sot është dëshmi e qartë, e dhimbshme, tragjike e dështimit katastrofik të kësaj reforme. Edhe njëherë dua ti bëj thirrje Edi Ramës, gjithë Ministrave, institucioneve, Prefektit të Tiranës, mëkëmbësve të deridjeshëm të Erjon Velis për shërbimin zjarrfikës dhe për Emergjencat Civile të ndërpresin pushimet, të jenë në terren. Është e papranueshme që banorët e Priskës së Madhe sot të jenë në mëshirën e flakëve dhe që pronat e tyre të përpihen nga flakët. Ky është një paralajmërim që mos kemi pasoja edhe më tragjike, sepse zjarri është shumë pranë banesave dhe rrezikon të djegi edhe pronat e shtëpitë e familjeve që janë lenë në mëshirë të fatit. Situata është vërtet shumë e rëndë dhe përtej propogandës që Edi Rama shpërndan nëpërmjet mediave të tij, mjafton të vini në teren të shikoni këtë situatë për të kuptuar se sa e rëndë është situata nga zjarret dhe se sa kriminale është braktisja që shteti ju ka bërë jo vetëm banorëve të Priskës të Madhe, por gjithë shqiptarëve në të katërt anët e vendit, ku kamera dhe artopolatët e qeverisë nuk mund të shkojnë, por vetëm shpërndajnë propogandën e tij. Kjo është situata. Priska është pasuri kombëtare, nuk ju përket vetëm këtyre banorëve, por i përket gjithë Tiranës, Dajti është pasuri kombëtare dhe çdo pëllëmbë tokë e territorit të Shqipërisë është pauri kombëtare dhe nuk mund të përvëlohet dhe të digjet sepse Edi Rama nuk do të ndërpresi pushimet, sepse ministrat e Edi Ramës nuk duan të prishin pushimet e tyre, por nxjerrin këtu pak punonjës të shërbimit zjarrfikës për tu përballur me këtë situatë. Përgjegjës për këtë situatë është një dhe vetëm një, Edi Rama dhe korrupsioni i tij i përbindshëm që shpenzon 4.3 milionë euro për koncert dhe nuk shpenzon një qindarkë për të përmirësuar mjetet apo të gjithë infrastrukturën e domosdoshme për të përballuar situatat nga zjarri”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 18:06

Zjarri në Priskë të Tiranës, Meta: Rama nuk shuan dot zjarrin në ‘oborrin’ e shtëpisë së vet! Qeveria të investojë për mjete e avionë zjarrfikës

1786624730_fushearrez.jpg

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kërkuar nga qeveria shqiptare që të investojë më shumë për mjete dhe avionë zjarrfikës, në mënyrë që të përballohen situatat e vështira të zjarreve.

Read more:Zjarr në Kostar të Finiqit, flakët futen në fshat dhe rrezikojnë banesat! Ndërhyjnë dy helikopterë (VIDEO)

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta theksoi se zjarrfikësit në vijën e parë të frontit operojnë me pajisje të vjetëruara, paga qesharake dhe pa mbështetjen që meritojnë.

Duke përmendur zjarrin në Priskë, Meta ironizoi kryeministrin Edi Rama duke thënë se ai nuk arrin dot të shuajë zjarrin në ‘oborrin’ e shtëpisë së vet.

Meta foli edhe për propozimin e PS për shkrirjen e 15 bashkive, teksa tha se kjo do të sillte vështirësi në menaxhimin e emergjencave civile në të gjithë vendin, “e sidomos në Fushë-Arrëz, Memaliaj, Poliçan, Selenicë apo Maliq, ku ka masive të tëra me pyje dhe që zjarrfikësve do u duhen orë për të shkuar në terren.”

Read more:“Regjimi ka frikë”/ Blushi denoncon në Parlamentin Europian dhunën e policisë ndaj protestuesve para Parlamentit

Reagimi i Metës:

Priska, kurora e gjelbër e Tiranës, po shkrumbohet nga flakët. Po digjen pyje e ullishte, ndërsa dhjetëra shtëpi janë nën kërcënimin e zjarrit.

Por Priska nuk është e vetmja. Flakët po përhapen në të katër anët e vendit, në Krujë, Mallakastër, Përmet, Dibër, Patos, Shkodër, Devoll dhe në zona të tjera të vendit, duke vënë në rrezik banesa dhe shkrumbuar pyje dhe pasuri të qytetarëve.

Dhe ndërsa emergjencat civile shtohen çdo vit, fondet për përballimin e tyre pakësohen. Në vend që të investohet për kapacitete reale, mjete moderne, pajisje dhe avionë zjarrfikës, paratë publike digjen për incenratorë që nuk ekzistojnë si ai i Tiranës, apo për cirk si me Kanye Ëest dhe propagandë.

Ndërsa për ditë me radhe qytetarët janë braktisur në luftën me zjarret, po njësoj edhe zjarrfikësit në vijën e parë me pajisje të vjetëruara, paga qesharake dhe pa mbështetjen që meritojnë.

Read more:“Liria nuk funksionon me parimin më jep të të jap”/ Rama: Ukraina është gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme

Edi Rama e ka vilën në Surrel, por nuk arrin të menaxhojë dot një zjarr vetëm pak kilometra më larg, në Priskë.

Nuk fik dot zjarrin në “oborrin” e shtëpisë së vet, por kërkon të na bindë se me projektin e tij për shkrirjen e 15 bashkive do të menaxhojë më mirë emergjencat në të gjithë vendin, e sidomos në Fushë-Arrëz, Memaliaj, Poliçan, Selenicë apo Maliq, ku ka masive të tëra me pyjedh e që zjarrfikësve do u duhen orë për të shkuar në terren.

Mirënjohje dhe respekt për zjarrfikësit, që po përballen me flakët në vijën e parë të betejës. Ata po bëjnë detyrën e tyre, edhe kur shteti i ka braktisur e nuk u jep mjetet, pajisjet dhe mbështetjen që u nevojitet.

Read more:Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)

Sot qytetarët janë përballë dy zjarreve: flakëve dhe mungesës së shtetit.

Kur shteti i braktis dhe i lë njerëzit në mëshirë të fatit, përgjegjësia është të solidarizohen, të vetëorganizohen dhe të mos e braktisin njëri-tjetrin, por të bëjnë gjithçka që munden për të mbrojtur jetën, shtëpitë dhe pasuritë e tyre.

Sepse Edi Rama dhe shteti është me pushime. Flakët jo.

Lexo edhe
Kronikë

Në qeli prej tetorit 2024, Ilir Meta denoncon: Takimet e mia me avokatin Binaku po monitorohen me kamera, do i drejtohemi Gjykatës së Strasburgut

Kronikë

Pamje me dron, vihen nën kontroll zjarret në Lundër e Priskë! Situatë problematike në Parkun e Lurës në Dibër dhe Lugaxhi të Elbasanit (VIDEO)

Tags: #Banesa #devoll #Edi Rama #Emergjencat Civile #euro #Ilir Meta #priske #tedi blushi #Tirane #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Në qeli prej tetorit 2024, Ilir Meta denoncon: Takimet e mia me avokatin Binaku po monitorohen me kamera, do i drejtohemi Gjykatës së Strasburgut
  • Pamje me dron, vihen nën kontroll zjarret në Lundër e Priskë! Situatë problematike në Parkun e Lurës në Dibër dhe Lugaxhi të Elbasanit (VIDEO)
  • Ksamil/ Jet Ski shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit! Policia bllokon mjetin lundrues, gjobit me 500 mijë lekë të reja pronarin (VIDEO)
  • Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me shtyllën, ndërron jetë 82-vjeçari në Divjakë (EMRI)
  • Aktivistja turke u arrestua në Shqipëri, avokatët përpiqen të ndalin ekstradimin drejt Turqisë, flet partneri: Nëse përfundon në burg nuk do ta shohim më!
Nga të njëjtat tag-e
  • Aktivisti: Rama dhe qeveria e tij të dorëhiqen, nuk e kanë përmbushur kontratën me popullin shqiptar!
  • “Kemi nënë dhe babë, por prapë jemi jetimë!”/ Aktori Mehdi Malkajt: Politika e shpifur do të na përçajë!
  • Tiranë/ Shpërthen tubacioni i ujit në Unazën e Madhe, kufizime të pjeshme të furnizimit në Daias e Lundër! Nuk preken zona të tjera (VIDEO)
  • Në qeli prej tetorit 2024, Ilir Meta denoncon: Takimet e mia me avokatin Binaku po monitorohen me kamera, do i drejtohemi Gjykatës së Strasburgut
  • Pamje me dron, vihen nën kontroll zjarret në Lundër e Priskë! Situatë problematike në Parkun e Lurës në Dibër dhe Lugaxhi të Elbasanit (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 16 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama dje dhe sot/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Premtimet në opozitë që u harruan në pushtet-VIDEO 13 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Politikë Protestuesi nga Bulevardi: Më 1 tetor qytetarët do ta hedhin Ramën në koshin e plehrave! 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 9 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama paditet në SPAK/ “Albanian Files ka shkelje të rënda”, Koja: Zvërneci, Rrjolli e Durrësi shpërthyen kur u bënë publike. Kryeministri bën show me arkitektë të huaj 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Ish-mësuesi nga sheshi “Skënderbej”: Këta politikanë të korruptuar marrin 100 fish më shumë se unë, iu ka marrë mendët paraja! 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Në qeli prej tetorit 2024, Ilir Meta denoncon: Takimet e mia me avokatin Binaku po monitorohen me kamera, do i drejtohemi Gjykatës së Strasburgut

Ish-presidenti Ilir Meta ka denoncuar publikisht monitorimin me kamera të takimeve të tij me avokatin Ledi Bianku në…

• 10 minuta më parë • 6 min lexim
Kronikë

Pamje me dron, vihen nën kontroll zjarret në Lundër e Priskë! Situatë problematike në Parkun e Lurës në Dibër dhe Lugaxhi të Elbasanit (VIDEO)

U deshën gati 24 orë luftë intensive nga toka dhe ajri që zjarret në fshatrat përreth Tiranës të…

• 10 minuta më parë • 19 min lexim
Kronikë

Ksamil/ Jet Ski shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit! Policia bllokon mjetin lundrues, gjobit me 500 mijë lekë të reja pronarin (VIDEO)

Një mjet lundrues Jet Ski ka hyrë brenda perimetrit të sigurisë në Ksamil, duke rrezikuar pushuesit që ndodheshin…

• 40 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by