Ka nisur marshimi i qytetarëve nga Sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 75-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit kanë lënë sheshin dhe po vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, ndërsa mbajnë flamuj dhe pankarta dhe përsërisin thirrjet kundër qeverisë.
Marshimi pritet të vijojë drejt selisë së Kryeministrisë, ku protestuesit do të zhvillojnë pjesën tjetër të tubimit.




