Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Dëmi i madh u bë në 2014, duke cenuar bashkitë Rama po dëmton demokracinë”, Kulluri në News24: Në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’
Politikë

“Dëmi i madh u bë në 2014, duke cenuar bashkitë Rama po dëmton demokracinë”, Kulluri në News24: Në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’

• 13 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Analisti Edvin Kulluri, i ftuar në News24, ka bërë një analizë të situatës politike në Shqipëri, duke u ndalur te protestat e përditshme që vijojnë prej më shumë se 70 ditësh kundër kryeministrit Edi Rama, si dhe te krizat e brendshme që po përshkojnë mazhorancën.

Gjatë fjalës së tij, Kulluri kritikoi ashpër qasjen e kryeministrit ndaj pushtetit vendor dhe reformave territoriale, duke theksuar se po dëmtohet rëndë parimi i demokracisë e rajonalizimit:

Read more:“Shqipëria po digjet nga cepi në cep, Rama shëllehet në Dhërmi”/ Balliu: 4mln euro për Kanye West. Qeveria ka para për luksin, por jo për zjarrfikësit

«Rama në vend që të dëgjojë protestat në vend, në të gjitha bashkitë që do shkrihen, insiston dhe dhunon psikologjikisht përfaqësuesit e këtyre komuniteteve. Dëmi i madh është bërë në reformën e vitit 2014, antidemokratike, kundër politikës së rajonalizimit për bashkitë evropiane. Nuk e kuptoj dot si Rama vijon me këtë zell autokratik për të përqendruar pushtet në dorën e tij.»

Më tej, analisti nëvizoi deformimin e balancës së pushteteve në vend dhe efektin e tij të drejtpërdrejtë te revoltat qytetare:

Read more:Pa shenja lodhjeje! Vijon marshimi i protestuesve në rrugën “Ukraina e lirë”: Shqipëria e rinisë, jo e partisë!

«Sa më pak bashki të ketë, sa më i dobët të jetë parlamenti, sa më i dobët të jetë presidenti i republikës, aq më i fortë bëhet kryeministri. Kemi krijuar një kryeministër monstër që është kundër çdo parimi demokratik dhe kundër lirive të çdo grupi interesi. Kushtetuta jonë është përdhosur sepse u është hequr hapësira njerëzve në çdo aspekt, dhe kemi arritur në pikën ku njerëzit kanë mbi 70 ditë në shesh në protestë!»

Lidhur me situatën brenda Partisë Socialiste, Kulluri u shpreh se në mazhorancë ka përçarje dhe sinjale të qarta destabiliteti, veçanërisht pas veprimeve të drejtësisë ndaj figurave kryesore të kabinetit:

Read more:Tiranë/ Shpërthen tubacioni i ujit në Unazën e Madhe, Ujësjellësi: Kufizime të pjeshme të furnizimit në Daias e Lundër, nuk preken zona të tjera (VIDEO)

«Në PS ka një grup që nuk bie dakord me shumë gjëra që ndodhin në këtë qeveri dhe shkaku ka qenë, besoj, mosdorëzimi i mandatit të Belinda Ballukut pasi SPAK kërkoi arrestimin e saj. Fakti që disa muaj pas qeverisë së re Rama bën ndryshime tregon destabilitet brenda. Ka një grup që janë kritikë», tha Kulluri.

Lexo edhe
Politikë

“Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar

Politikë

“Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë

Tags: #Edi Rama #Hapesira #jetë #Kryesore #Kushtetuta #Parlamenti #Presidenti #proteste #rama #shqiperi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar
  • “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë
  • “SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie
  • Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
  • “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…
Nga të njëjtat tag-e
  • “Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar
  • Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO)
  • Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë
  • “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë
  • Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide 2 lexime · 10 orë më parë
  6. 06
    Sociale Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO) 1 lexime · 12 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar 1 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar

Analisti Aulon Kalaja ka komentuar situatën politike në vend, duke u ndalur te protestat qytetare kundër qeverisë dhe…

• 12 orë më parë • 4 min lexim
Politikë

“Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e tij në Korçë, në kuadër të Foltores së…

• 2 ditë më parë • 6 min lexim
Politikë

“SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie

Në një intervistë në “News24” deputeti Saimir Korreshi komentoi propozimet për ndryshime në kodin e procedurës penale. Ai…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by