Nuk ka të ndalur revolta në rrugët e kryeqytetit. Pasi zhvendosën aksionin e tyre nga Kryeministria, ku mbajtën fjalime, protestues kanë vjuar me marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Pa asnjë shenjë ngadalësimi apo lodhjeje, dhe me të njëjtin intensitet si në minutat e para, turma po marshon drejt rrugës ‘Ukraina e lirë’, duke bërë që thirrjet kundër klasës politike të dëgjohen në çdo cep të qendrës.
Read more:Sazan Guri: Të rrethojmë Kryeministrinë dhe Parlamentin, rezistenca të vijojë
Thirrjet “Rama ik!”, “Ju erdhi fundi!”, “Hajdutë!” dhe “Rama në burg, Berisha në burg!” po përsëriten pa rreshtur nga masa e revoltuar.


