Lufta me flakët nuk bëhet vetëm për të mbrojtur banesat dhe jetën e qytetarëve, por edhe faunën e egër të vendit tonë. Këtë e dëshmon edhe fotografia e kësaj arushe të murrmë me këlyshin e saj, e shkrepur nga efektivët e Forcave të Armatosura gjatë përgatitjes për operacionin e shuarjes së zjarreve në Shmil të Elbasanit.
Fotoja është shpërndarë në rrjet nga Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi.
Read more:Dua Lipa padit Samsung për 15 milionë dollarë: Përdori imazhin tim pa leje
“Gjatë operacionit kishte edhe kështu!” – sms e dërguar nga trupat tanë që po luftojnë me zjarret! Foto e shkrepur sot në Shmil, Lugaxhi, Elbasan përgjatë operacionit për shuarjen e zjarreve nga trupat e Komandës Mbështetëse! Mirënjohës për të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura dhe Zjarrfikëse që janë angazhuar në këtë situatë kaq të vështirë për të ruajtur jetën e qytetarëve, pasuritë e tyre, por edhe pasuritë e jashtëzakonshme të florës dhe faunës të natyrës shqiptare!” shkruan Nufi




