Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare profesori i Universitetit të Elbasanit, Albert Riska
Sociale

Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare profesori i Universitetit të Elbasanit, Albert Riska

• 14 Gusht, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Profesori i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Prof. as. dr. Albert Riska ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare pasditen e 13 gushtit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, teksa ceremonia e mortore do të zhvillohet këtë të premte, në orën 15:00.

Kush ishte Albert Riska

Albert Riska lindi më 8 shtator 1963. Studimet për Gjuhë-Letërsi i kreu në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, me të cilin lidhi gjithë jetën e tij akademike. Pas një përvoje të shkurtër si mësues, nisi punën si pedagog dhe për më shumë se tri dekada dha mësim e zhvilloi kërkimin shkencor në fushën e historisë së gjuhës shqipe. Në vitin 2004 fitoi gradën “Doktor i shkencave”, ndërsa në vitin 2013 titullin “Profesor i Asociuar”.

Read more:Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’ me kampus të ri, shpallet projekti fitues mes 5 ekipeve ndërkombëtare, Rama: Investim strategjik për Durrësin

Për afro dy dhjetëvjeçarë mbajti edhe detyra drejtuese në Universitetin e Elbasanit, si përgjegjës seksioni e departamenti dhe, në vitet 2016–2022, si dekan i Fakultetit të Shkencave Humane. Ishte gjithashtu sekretar i Këshillit Botues dhe redaktor i Buletinit Shkencor UNIEL.

Në veprën e tij shkencore një vend të rëndësishëm zunë arumanishtja dhe marrëdhëniet arumuno-shqiptare, të trajtuara edhe në monografinë “Arumunët — shënime për gjuhën dhe kulturën” (2005). Me “Shqipja dhe krishterimi” (2012) iu kushtua historisë së leksikut të besimit dhe toponimisë, ndërsa studimet mbi apofoninë, të kurorëzuara me monografinë “Gjurmë të apofonisë indoevropiane në gjuhën shqipe” (2022), përbëjnë një nga kontributet më të veçanta të punës së tij shumëvjeçare.

Read more:Muzeu Kombëtar ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’ në Krujë, destinacioni historik që tërheq turistët e huaj! (VIDEO)

Krahas veprimtarisë shkencore, ishte bashkautor tekstesh shkollore, përkthyes dhe redaktor. Me “Shqipja e qeshur” (2018) solli edhe një përmasë tjetër të marrëdhënies së tij me gjuhën: humorin e hollë dhe vështrimin e studiuesit që dinte ta afronte dijen me lexuesin pa ia zbehur seriozitetin shkencor.

Lexo edhe
Sociale

Fluksi, 150 pushues vizitohen çdo ditë në Shëngjin dhe Tale! Vizitat dhe shërbimet për të huajt kundrejt pagesës (VIDEO)

Sociale

Shpërtheu një ditë më parë dhe kufizoi furnizimin me ujë, riparohet tubacioni në Unazën e Madhe të Tiranës

Tags: #albert riska #Ceremonia #Doktor #jetë #Universiteti #universiteti i Elbasanit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Fluksi, 150 pushues vizitohen çdo ditë në Shëngjin dhe Tale! Vizitat dhe shërbimet për të huajt kundrejt pagesës (VIDEO)
  • Shpërtheu një ditë më parë dhe kufizoi furnizimin me ujë, riparohet tubacioni në Unazën e Madhe të Tiranës
  • Bilanci i Përmbarimit në 7 muaj: Mbi 5 mijë vendime të zbatuara dhe 26.6% më shumë të ardhura në buxhet, Gogu: Drejtësia merr vlerë kur zbatohet
  • Qiratë e papërballueshme po ‘përzënë’ familjet e reja nga Tirana! Mesatarja arrin 721 euro në muaj
  • Tunelet e Kukësit, destinacioni i turistëve të huaj të apasionuar pas historisë (FOTOT)
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarret në Lurë të Dibrës, nis hetimi për shefin e monitorimit të Parkut Kombëtar dhe dy roje
  • 76 ditë protestë/ Muçollari: Qytetarët i kanë dhënë zemër edhe socialistëve të revoltohen ndaj Ramës
  • Ndarja nga jeta e Skënder Halucit, shkrimtari Mitro Çela ndan episodin për dënimin e Ramiz Alisë: S’mund të gjykoj njeriun që më fali jetën
  • Muzeu Kombëtar ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’ në Krujë, destinacioni historik që tërheq turistët e huaj! (VIDEO)
  • Ngërçi politik në Kosovë/ PDK, AAK dhe LDK kërkojnë sa më shpejt vazhdimin e seancës konstituive
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 16 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama dje dhe sot/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Premtimet në opozitë që u harruan në pushtet-VIDEO 14 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO) 13 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Është krijuar një kryeministër monstër!” – Kulluri në News24: Rama po përdhos Kushtetutën, në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’ 10 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama paditet në SPAK/ “Albanian Files ka shkelje të rënda”, Koja: Zvërneci, Rrjolli e Durrësi shpërthyen kur u bënë publike. Kryeministri bën show me arkitektë të huaj 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Fluksi, 150 pushues vizitohen çdo ditë në Shëngjin dhe Tale! Vizitat dhe shërbimet për të huajt kundrejt pagesës (VIDEO)

Piku i sezonit turistik ka rritur ndjeshëm fluksin e pushuesve që kërkojnë ndihmë mjekësore në qendrat shëndetësore verore…

• 21 minuta më parë • 2 min lexim
Sociale

Shpërtheu një ditë më parë dhe kufizoi furnizimin me ujë, riparohet tubacioni në Unazën e Madhe të Tiranës

Defekti në tubacionin që shpërtheu një ditë më parë në Unazën e Madhe në Tiranë është riparuar. Kreu…

• 53 minuta më parë • 1 min lexim
Sociale

Bilanci i Përmbarimit në 7 muaj: Mbi 5 mijë vendime të zbatuara dhe 26.6% më shumë të ardhura në buxhet, Gogu: Drejtësia merr vlerë kur zbatohet

“Drejtësia nuk përfundon te vendimi. Ajo merr vlerë kur ky vendim zbatohet.” Kjo është fjalia me të cilën…

• 53 minuta më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by