Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare profesori i Universitetit të Elbasanit, Albert Riska
Sociale

Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare profesori i Universitetit të Elbasanit, Albert Riska

• 14 Gusht, 2026 • 2 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Profesori i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Prof. as. dr. Albert Riska ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare pasditen e 13 gushtit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, teksa ceremonia e mortore do të zhvillohet këtë të premte, në orën 15:00.

Kush ishte Albert Riska

Albert Riska lindi më 8 shtator 1963. Studimet për Gjuhë-Letërsi i kreu në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, me të cilin lidhi gjithë jetën e tij akademike. Pas një përvoje të shkurtër si mësues, nisi punën si pedagog dhe për më shumë se tri dekada dha mësim e zhvilloi kërkimin shkencor në fushën e historisë së gjuhës shqipe. Në vitin 2004 fitoi gradën “Doktor i shkencave”, ndërsa në vitin 2013 titullin “Profesor i Asociuar”.

Read more:Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’ me kampus të ri, shpallet projekti fitues mes 5 ekipeve ndërkombëtare, Rama: Investim strategjik për Durrësin

Për afro dy dhjetëvjeçarë mbajti edhe detyra drejtuese në Universitetin e Elbasanit, si përgjegjës seksioni e departamenti dhe, në vitet 2016–2022, si dekan i Fakultetit të Shkencave Humane. Ishte gjithashtu sekretar i Këshillit Botues dhe redaktor i Buletinit Shkencor UNIEL.

Në veprën e tij shkencore një vend të rëndësishëm zunë arumanishtja dhe marrëdhëniet arumuno-shqiptare, të trajtuara edhe në monografinë “Arumunët — shënime për gjuhën dhe kulturën” (2005). Me “Shqipja dhe krishterimi” (2012) iu kushtua historisë së leksikut të besimit dhe toponimisë, ndërsa studimet mbi apofoninë, të kurorëzuara me monografinë “Gjurmë të apofonisë indoevropiane në gjuhën shqipe” (2022), përbëjnë një nga kontributet më të veçanta të punës së tij shumëvjeçare.

Read more:Muzeu Kombëtar ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’ në Krujë, destinacioni historik që tërheq turistët e huaj! (VIDEO)

Krahas veprimtarisë shkencore, ishte bashkautor tekstesh shkollore, përkthyes dhe redaktor. Me “Shqipja e qeshur” (2018) solli edhe një përmasë tjetër të marrëdhënies së tij me gjuhën: humorin e hollë dhe vështrimin e studiuesit që dinte ta afronte dijen me lexuesin pa ia zbehur seriozitetin shkencor.

Lexo edhe
Sociale

Në Vlorë kanë mbetur pak si ai, njihuni me 70-vjeçarin që edhe pas 40 vitesh nuk heq dorë nga tornoja, Perlat Qendro: Zanati po humbet, të rinjtë nuk kanë interes

Sociale

Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO)

Tags: #albert riska #Ceremonia #Doktor #jetë #Universiteti #universiteti i Elbasanit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Në Vlorë kanë mbetur pak si ai, njihuni me 70-vjeçarin që edhe pas 40 vitesh nuk heq dorë nga tornoja, Perlat Qendro: Zanati po humbet, të rinjtë nuk kanë interes
  • Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO)
  • Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO)
  • Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin
  • Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës
Nga të njëjtat tag-e
  • “Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar
  • Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO)
  • Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë
  • Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta
  • Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor 36 lexime · 11 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Pallatet, kush i përfundon?/ AAPSK parashikon fond për objektet e konfiskuara kur investitori falimenton 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Në Vlorë kanë mbetur pak si ai, njihuni me 70-vjeçarin që edhe pas 40 vitesh nuk heq dorë nga tornoja, Perlat Qendro: Zanati po humbet, të rinjtë nuk kanë interes 1 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Në Vlorë kanë mbetur pak si ai, njihuni me 70-vjeçarin që edhe pas 40 vitesh nuk heq dorë nga tornoja, Perlat Qendro: Zanati po humbet, të rinjtë nuk kanë interes

Edhe pse kanë kaluar 40 vite që kur e nisi, profesioni i torrnitorit mbetet ende pasion për të.…

• 11 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO)

Zgjidhja e parë për çdo fëmijë që mbetet pa kujdes prindëror, nuk do të jetë më institucioni, por…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Sociale

Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO)

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël (PPR), sëmundja fatale që prek bagëtitë e imëta është shfaqur në Lepenicë të…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by