Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. E lanë në derën e spitalit dhe nuk u kthyen më, historia e Durim Elmazit që jeton prej dy vitesh me këmbën e prerë në Spitalin e Përmetit
Sociale

E lanë në derën e spitalit dhe nuk u kthyen më, historia e Durim Elmazit që jeton prej dy vitesh me këmbën e prerë në Spitalin e Përmetit

• 14 Gusht, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Prej më shumë se dy vitesh, spitali është bërë shtëpia e tij. Durim Elmazi, një invalid që sapo ka përfituar pensionin, jeton prej majit 2024 në Spitalin e Përmetit, pasi familjarët e lanë në derën e këtij institucioni dhe u larguan. I amputuar në njërën këmbë si pasojë e gangrenës së shkaktuar nga diabeti, ai nuk ka as banesë dhe as njeri që ta strehojë.

Durimi është nga fshati Mokricë i Përmetit. Pas divorcit dhe viteve të emigrimit në Greqi, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua deri në amputimin e këmbës. Në dhjetor të vitit 2023, të afërmit e sollën në Shqipëri për trajtim. Pasi qëndroi për disa javë në banesat e tyre dhe kaloi në spitalet e Përmetit dhe Gjirokastrës, ai mbeti përfundimisht në Spitalin e Përmetit, ku jeton edhe sot.

Në një rrëfim prekës për Report TV, Durimi tregon se është braktisur nga ish-bashkëshortja dhe dy vajzat e tij, të cilat jetojnë me familjet e tyre në Greqi. Edhe pse nuk ka nevojë për shtrim spitalor, ai vazhdon të qëndrojë aty, sepse spitali është e vetmja çati që ka mbi kokë.

Read more:Organi befasues që plaket më shpejt dhe çfarë mund të bëni për ta mbrojtur

“Unë s’vete në shtëpi se s’kam njeri në shtëpi. S’kam as shpi as njeri. Me nusen u ndava. Kam 2 fëmijë, i kam të martuar në Greqi. E dinë që ndodhem këtu në spital. Nuk më marin dot. Unë nuk dua të rri në kat të tretë ” tha ai.

Kryeinfermierja e Spitalit të Përmetit, shprehet se Durimit nuk i ka munguar asnjë përkujdesje qoftë kjo medikamentale e higjenike, por dhe është trajtuar dhe me ushqim.

Read more:Revolta popullore! Aktivisti: Rama dhe Berisha na kanë zhgënjyer, i duam të dy në burg

“Durimi ka 2 vjet e gjysmë që ka ardhur këtu., Ka pasur probleme me këmbën. Familjarët e kanë lënë tek dera e spitalit. Është shtruar në pavion, është trajtuar dhe më pas ka ngelur se nuk e merrte asnjeri” tha Antoneta Gaqo kryeinfermiere e Spitalit të Përmetit.

Lidhur me këtë rast shumë të rrallë ku Spitali është shndërruar në vend bujtje për një të sëmurë, Report TV është interesuar në Ministrinë e Shëndetësisë.

Read more:VIDEOLAJM/ Nuk u ujitën dhe s’u pastruan, thahen lulet në vazot e betonit te bulevardi Dëshmorët e Kombit

Nga kjo ministri sqarohet se Durim Elmazi, ndodhet në Spitalin e Përmetit prej 27 majit 2024 në kujdesin e strukturave shëndetësore, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe në kushtet e një situate të vështirë sociale dhe familjare.

Gjatë kësaj periudhe, pacientit i është ofruar në vazhdimësi trajtim mjekësor, kujdes infermieror, asistencë për higjienën personale dhe mbështetje gjatë lëvizjes në ambientet e spitalit. Paralelisht, janë angazhuar strukturat sociale vendore dhe rajonale për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë.

Read more:Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Korçë, shërbente te Forcat e Armatosura! Autor shoku i fëmijërisë, e ndoqi brenda një pallati! Shpallet në kërkim, 3 të shoqëruar (EMRI + FOTO)

Në bashkëpunim me Bashkinë Përmet janë siguruar ndihmë ekonomike, mbështetje ushqimore dhe pagesa e kontributeve të nevojshme për pensionin.

Më 11 gusht 2026 është kryer edhe aplikimi për lidhjen e pensionit. Rasti i Durim Elmazit sipas Ministrisë së Shëndetësisë, është kompleks shëndetësor e social, i cili kërkon bashkërendim të vazhdueshëm mes strukturave shëndetësore, shërbimeve sociale dhe pushtetit vendor. Kjo është dramë që përjetohet nga një i sakatosur prind i dy vajzave që kurrë nuk e kanë kthyer kokën nga i jati i tyre, për t’i ofruar qoftë dhe një strehëz për të ngrysur vitet që i kanë ngelur.

Lexo edhe
Sociale

Shkodër/ Të rinjtë shpërndajnë shishe me ujë për policët: Faleminderit që mbroni qytetin! Mesazh banorëve: Përdorni më pak makinat dhe më shumë biçikletat (VIDEO)

Sociale

Pak javë pas inaugurimit, lagjja ‘Naim Frashëri’ në Pogradec përmbytet nga shiu, bllokohen pusetat

Tags: #Dera #Diabeti #Durim Elmazi #Femije #Gjirokaster #greqi #Pagesa #permet #report tv

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shkodër/ Të rinjtë shpërndajnë shishe me ujë për policët: Faleminderit që mbroni qytetin! Mesazh banorëve: Përdorni më pak makinat dhe më shumë biçikletat (VIDEO)
  • Pak javë pas inaugurimit, lagjja ‘Naim Frashëri’ në Pogradec përmbytet nga shiu, bllokohen pusetat
  • Në garë për Mjekësinë, maturantët testohen nga 17 gushti! Ja rregullat që nuk duhet t’i shkelin
  • Deti i kaltër dhe plazhet plot, Saranda shkëlqen në kulmin e sezonit, Gonxhja: 67% më shumë hapësira publike për qytetarët dhe vizitorët (VIDEO)
  • Punimet për autostradën, bllokohet aksi Tiranë-Durrës në mesnatë! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit
Nga të njëjtat tag-e
  • Lajm i trishtë për botën e artit, ndahet nga jeta regjisori Osman Buzo
  • Zjarret/ Partia e Lirisë propozon 4 nisma: Nga shpallja e fatkeqësisë natyrore te pagesat shtesë të menjëhershme për zjarrfikësit
  • Saranda ‘zhytet’ në errësirë në mes të sezonit turistik! Pas 1 orë e 15 minuta, nis rikthimi gradual i energjisë elektrike (VIDEO)
  • ‘Karamele’ në mes të bulevardit kryesor në Durrës, instalacioni i veçantë para godinës së bashkisë (VIDEO)
  • “Biznesi që paguan çdo taksë, kontrollohet për çdo presje!”/ Genti Progni: Kemi normalizuar anormalen, drejtësia s’mund të jetë privilegj, dorëheqje qeverisë!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO) 15 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama dje dhe sot/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Premtimet në opozitë që u harruan në pushtet-VIDEO 14 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë 76 ditë protestë/ Muçollari: Qytetarët i kanë dhënë zemër edhe socialistëve të revoltohen ndaj Ramës 13 lexime · 12 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Është krijuar një kryeministër monstër!” – Kulluri në News24: Rama po përdhos Kushtetutën, në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’ 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë!” – Ervin Goci: Ramën s’e duan as socialistët. S’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja! 10 lexime · 4 orë më parë
  7. 07
    Politikë Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi 9 lexime · 3 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Shkodër/ Të rinjtë shpërndajnë shishe me ujë për policët: Faleminderit që mbroni qytetin! Mesazh banorëve: Përdorni më pak makinat dhe më shumë biçikletat (VIDEO)

Në këto ditë me temperatura të larta, disa të rinj në Shkodër kanë gjetur një mënyrë ‘origjinale’ për…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Pak javë pas inaugurimit, lagjja ‘Naim Frashëri’ në Pogradec përmbytet nga shiu, bllokohen pusetat

Nuk mjaftuan shumë reshje që në lagjen “Naim Frashëri” në Pogradec të shfaqeshin problemet e para. Vetëm pak…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Në garë për Mjekësinë, maturantët testohen nga 17 gushti! Ja rregullat që nuk duhet t’i shkelin

Maturantët që kanë zgjedhur programin “Mjekësi e Përgjithshme” do t’i nënshtrohen testit të pranimit në Universitetin e Mjekësisë…

• 4 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by