Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin përgjatë bulevardit. Bashkë me protestuesit është edhe diaspora shqiptare, e cila ka mbushur bulevardin.
Gjatë marshimit kanë nisur thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama, mes tyre “Jep dorëheqjen!” dhe “Revolucion!”.
Pjesëmarrje të veçantë në protestën e sotme ka diaspora shqiptare, me emigrantë që kanë udhëtuar nga vende të ndryshme për t’iu bashkuar tubimit në Tiranë.
Read more:Pak javë pas inaugurimit, lagjja ‘Naim Frashëri’ në Pogradec përmbytet nga shiu, bllokohen pusetat
Prej 76 ditësh, protesta qytetare vijon në kryeqytet, me tubime, marshime dhe grumbullime para Kryeministrisë. Protestuesit kërkojnë ndryshim politik, më shumë transparencë dhe japin akuza për korrupsion dhe keqqeverisje.
Lëvizja, e njohur si “Revolucioni i Flamingove”, ka vijuar prej javësh, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se qëndresa do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Protestat e 14, 15 dhe 16 gushtit janë paralajmëruar si tubime me pjesëmarrje të gjerë, veçanërisht nga diaspora shqiptare.




