Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Ruan marrëveshjen për emigrantët”/ Media italiane: 77 ditë protestë në Shqipëri, heshtja e Romës për ‘Revolucionin e Flamingove’, s’është rastësi!
Politikë

“Ruan marrëveshjen për emigrantët”/ Media italiane: 77 ditë protestë në Shqipëri, heshtja e Romës për ‘Revolucionin e Flamingove’, s’është rastësi!

• 15 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Protestat e zhvilluara prej 77 ditësh në Shqipëri kundër qeverisë së Edi Ramës kanë tërhequr vëmendjen e medias italiane “La Notizia Giornale”, e cila i ka kushtuar një artikull të gjatë të ashtuquajturit “Revolucioni i Flamingove”. Në artikull, media italiane thekson se protesta nisi në Zvërnec kundër zhvillimeve në një zonë të mbrojtur, por më pas u zhvendos në Tiranë dhe mori një dimension më të gjerë politik, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas “La Notizia Giornale”, protestuesit kërkojnë gjithashtu shfuqizimin e tre ligjeve që lidhen me zonat e mbrojtura, investimet strategjike dhe investimet në zonat malore.

Read more:Bulevardi plot! Shqiptarja që jeton në Belgjikë: Rama s’duhet të jetë në pushtet, në 3 vite e ardhshme mund të shesë gjithë Shqipërinë!

Artikulli ndalet veçanërisht te projekti i resortit në Sazan dhe te përfshirja e kompanisë së lidhur me Jared Kushner, duke përmendur edhe hetimet e SPAK për ndryshimet në statusin e zonës dhe burimin e financimit të blerjes së tokës. Media italiane i kushton një pjesë të rëndësishme edhe reagimit të institucioneve europiane. Ajo përmend raportin e Parlamentit Europian për Shqipërinë dhe thirrjen për një moratorium mbi lejet e reja të ndërtimit në zonat e mbrojtura.

“Llogaria italiane”

Një kapitull i veçantë i artikullit i kushtohet marrëdhënieve mes Romës dhe Tiranës, veçanërisht marrëveshjes për qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër.

Read more:“Rama në krizë imazhi dhe legjitimiteti”/ Këlliçi: Agjencia për Media, drejtori censure. Pankartat i rrëzuan investimin në propagandë

Sipas medias italiane, interesat e Italisë në zbatimin e kësaj marrëveshjeje mund të shpjegojnë edhe qëndrimin e rezervuar të qeverisë së Giorgia Melonit ndaj zhvillimeve politike dhe protestave në Shqipëri. “La Notizia Giornale” thekson se Italia është një prej partnerëve kryesorë ekonomikë të Shqipërisë dhe sjell në vëmendje deklaratat e Melonit, e cila e ka cilësuar Ramën si “miku im Edi Rama”. Në artikull argumentohet se Roma ka interes për funksionimin e protokollit të emigrantëve, ndërsa Tirana ka nevojë për mbështetjen e një partneri të rëndësishëm europian.

Read more:Emigranti në Itali i bashkohet protestës: Na kanë vjedhur dinjitetin, drejtësia dhe rregulli s’janë të paarritshme. Bashkohuni në shesh!

Në përfundim, media italiane e përshkruan heshtjen e Romës ndaj protestave shqiptare si një “klauzolë që askush nuk e ka shkruar”, duke ngritur pikëpyetje mbi interesat që qëndrojnë pas këtij qëndrimi.

Lexo edhe
Politikë

“Mësuesit shantazhohen për vota”/ Paradoksi mes fjalimeve të Ramës në opozitë dhe veprimeve në pushtet për presionin politik ndaj arsimtarëve (VIDEO)

Politikë

“Shkeli ligjin e konfliktit të interesit me thjeshtrën e tij, 3 vendime vetëm për Olsin”, Berisha: Rama përdor pushtetin për pasurimin e familjarëve, ‘Bajlozi i zi’ i AKSHI-t është baxhanaku i tij

Tags: #Edi Rama #Emigrantët #Italia #Jared Kushner #Kryesore #Malore #media #Protesta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Mësuesit shantazhohen për vota”/ Paradoksi mes fjalimeve të Ramës në opozitë dhe veprimeve në pushtet për presionin politik ndaj arsimtarëve (VIDEO)
  • “Shkeli ligjin e konfliktit të interesit me thjeshtrën e tij, 3 vendime vetëm për Olsin”, Berisha: Rama përdor pushtetin për pasurimin e familjarëve, ‘Bajlozi i zi’ i AKSHI-t është baxhanaku i tij
  • Protesta në Marinzë/ “Studimet tregojnë se në këtë zonë janë rritur rastet me kancer”, Berisha: Bankers duhet të dëmshpërblejë banorët!
  • “Do ta bëjë si KAYO, modeli i punëve të pista”/ Berisha ngre akuza për tregun e ilaçeve: Rama po përgatit kapjen e qindra milionë eurove
  • TEC-et lundruese në Vlorë/ “Motoja e tyre: Të vjedhim sa më shumë!” Berisha: Lubia e korrupsionit bashkë me Ramën, autorë të kësaj afere!
Nga të njëjtat tag-e
  • Festa e Fjetjes së Shën Mërisë bashkon besimtarët e krishterë! Kryepeshkopi Joan në meshën e veçantë në Imbros, urime edhe nga politika
  • Trafik i rënduar në Durrës, automjetet krijojnë radhë të gjata! Fluks udhëtarësh në pikat kufitare Morinë e Qafë Botë
  • Festa e Fjetjes së Shën Mërisë bashkon besimtarët e krishterë! Kryepeshkopi Joan në meshën e veçantë në Imbros, urime edhe nga politika
  • Festa e Fjetjes së Shën Mërisë bashkon besimtarët e krishterë! Kryepeshkopi Joan në meshën e veçantë në Imbros, urime edhe nga politika
  • Trafik i rënduar në Durrës, automjetet krijojnë radhë të gjata! Fluks udhëtarësh në pikat kufitare Morinë e Qafë Botë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë!” – Ervin Goci: Ramën s’e duan as socialistët. S’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja! 16 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Sociale Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO) 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë 76 ditë protestë/ Muçollari: Qytetarët i kanë dhënë zemër edhe socialistëve të revoltohen ndaj Ramës 15 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi 11 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Është krijuar një kryeministër monstër!” – Kulluri në News24: Rama po përdhos Kushtetutën, në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’ 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Bulevardi plot! Shqiptarja që jeton në Belgjikë: Rama s’duhet të jetë në pushtet, në 3 vite e ardhshme mund të shesë gjithë Shqipërinë! 11 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Politikë Shqiptari nga Italia në protestë: Rama s’ka më legjitimitet, duhet të japë dorëheqjen, bashkë me patericën e tij, Berishën! 10 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Mësuesit shantazhohen për vota”/ Paradoksi mes fjalimeve të Ramës në opozitë dhe veprimeve në pushtet për presionin politik ndaj arsimtarëve (VIDEO)

Një video e publikuar në rrjetet sociale nxjerr në pah kontrastin e thellë mes retorikës së Edi Ramës…

• 18 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Shkeli ligjin e konfliktit të interesit me thjeshtrën e tij, 3 vendime vetëm për Olsin”, Berisha: Rama përdor pushtetin për pasurimin e familjarëve, ‘Bajlozi i zi’ i AKSHI-t është baxhanaku i tij

Kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi dhe punën e deritanishme të SPAK dhe hetimet që janë bërë ndaj…

• 2 orë më parë • 4 min lexim
Politikë

Protesta në Marinzë/ “Studimet tregojnë se në këtë zonë janë rritur rastet me kancer”, Berisha: Bankers duhet të dëmshpërblejë banorët!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me protestat e banorëve të zonës Naftëmbajtëse të Marinës…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by