Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Rama në krizë imazhi dhe legjitimiteti”/ Këlliçi: Agjencia për Media, drejtori censure. Pankartat i rrëzuan investimin në propagandë
Politikë

“Rama në krizë imazhi dhe legjitimiteti”/ Këlliçi: Agjencia për Media, drejtori censure. Pankartat i rrëzuan investimin në propagandë

• 14 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar njoftimin e Agjencisë për Media dhe Informim ku ky organ pranë kryeminstrit kërkon të rekrujtojë punonjës.
Këlliçi shprehet se Rama ka një imazh të rrënuar dhe është në krizë legjitimiteti.
Deputeti demokrat shprehet se kjo Agjenci është një agjenci censure dhe njoftimet janë propaganda që nuk i shërbejnë transparencës.
Po ashtu Këlliçi deklaron se pankartat në shesh gjatë protestave kanë rrëzur investimet e shtrenjta të Edi Ramës.

“Në kohën kur imazhin e ka të rrënuar, kur është në krizë totale legjitimiteti prej revoltës popullore që ka shpërthyer kudo në Shqipëri ndaj tij, Edi Rama mendon se zgjidhja është: më shumë propagandë.

Pra jo më shumë reflektim, jo më shumë tërheqje, jo më shumë pranim i dështimit, por më shumë luftë, më shumë mashtrim, më shumë deformim të realitetit, më shumë keqinformim.
Këtë e tregon njoftimi i bërë publik ku Agjensia për Media që është në rang ministrie, kërkon të shtojë organikën. Nuk bëhet fjalë këtu për specialistë, por për punëtorë të propagandës.

Read more:Qytetarët protestë në Bulevard! Aktivisti Meçan Zotaj: Të mos lejojmë çakejtë të na zbehin revoltën, duam një Shqipëri të re!

Këtë lajmërim e ka ndarë vetë Rama në rrjetet e tij sociale, siç nuk e ka bërë për agjensi apo zyra të tjera që ka nën varësi.

Agjensia e Ramës në fakt është një drejtori censure, kontrolli dhe shpërndarje të mesazhit që i intereson Kryeministrit dhe s’ka asnjë lidhje me transparencën apo komunikimin. Edhe pse e kritikuar edhe nga organizata ndërkombëtare të medias për rolin e saj, vijon të fryhet e zmadhohet.

Read more:Një vit pas sulmit shtetëror, News24 vijon misionin. 71 ditë pranë protestës së qytetarëve

Edi Rama nuk po e kupton se pankartat me letër A4 dhe me shkrim dore në shesh, janë kanë hedhur në tokë investimin shumë të shtrenjtë që ai bën prej vitesh në propagandë, me mediat që kontrollon e me rrjetin e opinionistëve që mban e me favoret e paratë që shpërndan.

Tani Ramës mund t’i hyjnë në punë vetëm avokatë të mirë.

Read more:“Dëmi i madh u bë në 2014, duke cenuar bashkitë Rama po dëmton demokracinë”, Kulluri në News24: Në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’

Shpejt, kur të mos ketë më pushtetin që ka, do të përballet me drejtësinë për shumë afera e krime të rënda financiare”, shkruan ai.

Lexo edhe
Politikë

Greta Thunberg krah protestuesve në Tiranë, Reuters i bën jehonë pjesëmarrjes së aktivistes së njohur në revoltën e shqiptarëve

Politikë

Policia shoqëron me dhunë 17-vjeçarin jetim që preku zemrat e shqiptarëve. Erindi u gjobit disa ditë më parë me 5 mijë euro, për të u mblodhën 140 mln lekë në GoFundMe (VIDEO)

Tags: #Edi Rama #Mashtrim #media #Mediat #Organizata #Punëtorë #rama #Rrjetet sociale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Greta Thunberg krah protestuesve në Tiranë, Reuters i bën jehonë pjesëmarrjes së aktivistes së njohur në revoltën e shqiptarëve
  • Policia shoqëron me dhunë 17-vjeçarin jetim që preku zemrat e shqiptarëve. Erindi u gjobit disa ditë më parë me 5 mijë euro, për të u mblodhën 140 mln lekë në GoFundMe (VIDEO)
  • Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale
  • Mema: Ligji për bletarinë ka mbetur në sirtar
  • 15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre – Ide
  • Protestë te Kuvendi e Ministria e Arsimit, mblidhen pak njerëz! Tensione para Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit në trotuar (VIDEO)
  • Përplasje në protestë/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin, policia i zhvendos në trotuar! Disa shoqërime, mes tyre edhe vajza e një i moshuar (VIDEO)
  • Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide
  • 15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi Subvencionet për 48 mijë fermerë/ Skema kombëtare, 34 mijë fermerë marrin këstin e parë, pagesat deri më 31 dhjetor 2 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Institucioni i Burgjeve në Durrës, Sadleva Bodo zhvillon vizitë monitoruese! Pas plagosjes së njërit, drejtoresha takon dy të dënuarit 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Policia shoqëron me dhunë 17-vjeçarin jetim që preku zemrat e shqiptarëve. Erindi u gjobit disa ditë më parë me 5 mijë euro, për të u mblodhën 140 mln lekë në GoFundMe (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Vetëm 46 metra për t’u ngritur në ajër, avioni që mund të ndryshojë udhëtimet ajrore! 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes 2 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Teknologji E prenë, e zien, por e “mashtroi” vdekjen/ Misteri i ‘meduzës së pavdekshme’ që mund të fshehë sekretin e anti-plakjes 2 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Greta Thunberg krah protestuesve në Tiranë, Reuters i bën jehonë pjesëmarrjes së aktivistes së njohur në revoltën e shqiptarëve

Aktivistja suedeze për klimën, Greta Thunberg, iu bashkua studentëve dhe protestuesve në Tiranë, në protestën e të rinjve…

• 10 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Policia shoqëron me dhunë 17-vjeçarin jetim që preku zemrat e shqiptarëve. Erindi u gjobit disa ditë më parë me 5 mijë euro, për të u mblodhën 140 mln lekë në GoFundMe (VIDEO)

Qytetarët kanë protestuar tek Komisariati numër 1 në Tiranë në këtë mbrëmje, ku janë solidarizuar me protestuesit e…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale

Kuvendi, pak pas mesnate, miratoi në parim me 80 vota projektbuxhetin për vitin 2027, i cili synon rritje…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin