Suela Mehdini përfaqësuese e Diasporës në Milano u shpreh se “Revolucioni Flamingo” e ka prekur kryeministrin.
Gjatë një interviste në News24, ajo u ndal edhe te protestat e bëra nga bashkitë të cilët kundërshtojnë propozimin e PS për reformën territoriale.
Gjithashtu theksoi se kanë marrë mbështetje edhe nga europarlamentarët të cilët i kanë mbështetur në këtë protestë duke i inkurajuar që të mos heqin dorë nga sheshi sepse aty është edhe fitorja e vërtetë.
“Revolucioni Flamingo” ka prekur edhe PS ka protesta edhe në bashkitë. Reagimet e tij tregojnë se kryeministri është prekur dhe protesta ka ndikuar. Nuk ka më një ndalim. Kemi mbështetjen e europarlamentarëve dhe mesazhi i tyre ka qenë mos iu ndani sheshit dhe protestave. Sheshi do të jetë fitorja juaj”, tha ajo.




