Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Bulevardi u vesh kuq e zi. Protesta e 77, diaspora shqiptare sërish sot në shesh: Dorëheqja e Ramës, e panegociueshme!
Politikë

Bulevardi u vesh kuq e zi. Protesta e 77, diaspora shqiptare sërish sot në shesh: Dorëheqja e Ramës, e panegociueshme!

• 15 Gusht, 2026 • 2 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sot mbahet protesta e 77-të kundër qeverisë së Edi Ramës, me qytetarët që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë së tij. Ashtu si mbrëmjen e djeshme, protesta e radhës do të nisë në orën 19:30, ndërsa pritet një pjesëmarrje e konsiderueshme edhe nga diaspora shqiptare.

Dje, shqiptarë të ardhur nga vende të ndryshme të botës iu bashkuan protestës, duke mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Për protestuesit, kërkesa për largimin e qeverisë dhe kundërshtimi ndaj klasës politike vijojnë prej javësh, pavarësisht temperaturave të larta dhe sezonit veror.

Marshimi i djeshëm nisi nga Stacioni i Trenit, vijoi drejt Sheshit “Skënderbej” dhe më pas u ndal para Kryeministrisë. Gjatë protestës u artikuluan thirrje kundër qeverisë, ndërsa kërkesa kryesore e protestuesve ishte e njëzëshme: dorëheqja e Edi Ramës.

Read more:Shqiptari nga Italia në protestë: Rama s’ka më legjitimitet, duhet të japë dorëheqjen, bashkë me patericën e tij, Berishën!

Edhe protesta e sotme pritet të ndjekë të njëjtin itinerar, me nisjen nga Stacioni i Trenit dhe marshimin drejt qendrës së Tiranës.

Protestat morën një tjetër hov pas një incidenti të rëndë të regjistruar gjatë një proteste në Zvërnec, ku një banor që kundërshtonte ndërtimet në një zonë të mbrojtur u tërhoq zvarrë nga një punonjës i sigurisë private pranë zonës ku parashikohet ndërtimi i një resorti luksoz.

Ngjarja u shndërrua në një pikë kthese për protestuesit, të cilët prej rreth dy muajsh e gjysmë vijojnë tubimet e tyre të përnatshme në bulevard.

Read more:Diaspora në shesh! I riu emigrant në Kanada: Shqiptarët duhet të marrin fatin në dorë, është çështje kombëtare! Poshtë Rama dhe Berisha!

Paralelisht me protestat në Tiranë, tubime janë zhvilluar edhe në diasporë, në qytete të ndryshme ku jetojnë shqiptarë. Ndërkohë, disa qytete të vendit janë përfshirë në protesta edhe kundër Reformës Territoriale, me banorët që kundërshtojnë shkrirjen e bashkive të tyre.

Sot, protesta e 77-të pritet të rikthejë qytetarët në rrugët e kryeqytetit, me të njëjtën kërkesë të artikuluar prej javësh: largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Lexo edhe
Politikë

Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin

Politikë

“Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…

Tags: #Diaspora #Kryesore #ndërtimi #Para #Private #Protesta #proteste #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
  • “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
  • Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit
  • “Mirë që kreha balluket! Jam më i bukur se ty Ulsi”/ PD kërkon 100 bashki, PS 46. Debate te “Ligjet” për Territorialen, Korreshi: Nuk po flas për byrek këtu…
Nga të njëjtat tag-e
  • FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!
  • Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)
  • Më shumë bukë dhe sallam, industria shqiptare shënon rënie, më pak kërkesa edhe për eksporte
  • “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj
  • “Rama dhe Berisha u takuan në Rinas”, Salianji bën deklaratën e fortë: Kreu i PD të tregojë çfarë biseduan. U kërcënuan punonjësit e Gardës…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live 7 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video… 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Teknologji Apple gjobitet me 5.7 miliardë dollarë, përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada! 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide 2 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së 1 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama ka folur për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë konferencës së përbashkët me…

• 21 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…

Gazetari, Ermal Peçi në një intervistë në “News24” analizoi zhvillimet e fundit në vend q nga arrestimi i…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka drejtuar akuza të forta ndaj qeverisë së…

• 3 ditë më parë • 10 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by