Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarret/ Nga Dajti në Gurë-Lurë të Dibrës, ende 7 vatra aktive! Vijon ndërhyrja nga ajri për shuarjen e plotë të flakëve
Kronikë

Zjarret/ Nga Dajti në Gurë-Lurë të Dibrës, ende 7 vatra aktive! Vijon ndërhyrja nga ajri për shuarjen e plotë të flakëve

• 17 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dymbëdhhetë vatra zjarri janë raportuar sot në vend, ku 7 prej tyre vijojnë të jenë aktive ndërsa 3 po mbahen në monitorim, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.

Vatra kryesore mbetet ajo në Gurë-Lurë të Dibrës, ku vijon ndërhyrja e forcave tokësore, e mbështetur nga dy avionë Air Tractor.

Zjarre aktive raportohen edhe në Malin e Dajtit, në Qafë Helmës e Bruç, si dhe në Lufaj të Mirditës dhe Fushë-Lajë të Pukës. Në të gjitha këto zona, autoritetet thonë se nuk ka rrezik për banesat, ndërsa disa vatra vijojnë të monitorohen.

Read more:Bulevardi u vesh kuq e zi. Protesta e 77, diaspora shqiptare sërish sot në shesh: Dorëheqja e Ramës, e panegociueshme!

Në operacione janë angazhuar 467 forca dhe 34 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura po mbështesin ndërhyrjen me 120 efektivë, dy helikopterë dhe dy avionë Air Tractor.

Mali i Dajtit, Tiranë – vijon puna e forcave operacionale, të mbështetura nga 50 efektivë të FA dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Vakumone, situata është nën kontroll dhe zjarri i izoluar, ndërsa Priska vijon në monitorim.

Gurë-Lurë, Dibër –vijon një angazhim i gjerë me 180 forca bashkiake, 13 policore dhe 50 efektivë të FA, të mbështetur nga 2 avionë Air Tractor. Korridoret e hapura në terren kanë penguar përhapjen e zjarrit drejt banesave dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Read more:Qytetari thirrje shqiptarëve nga sheshi Skënderbej: Frika është vrarë! Bashkojuni protestës

Qafë Helmës –zjarri është fikur nga krahu i Bulqizës dhe vijon vetëm drejt Selishtës, pa rrezik për zonat e banuara. Në Bruç, Mat, operacioni vijon në terren të vështirë, gjithashtu pa rrezik për banesa.

Lufaj, Mirditë – vijon puna e strukturave në terren. 2 mjete zjarrfikëse të FA me 9 efektivë janë pozicionuar pranë banesave në lagjen Caraj për gatishmëri, ndërsa aktualisht vatra nuk paraqet rrezik për banesat..

Fushë-Lajë, Pukë– operacioni vijon me 2 automjete zjarrfikëse, 9 efektivë MZSH, 7 forca pyjore, 46 forca bashkiake, 16 vullnetarë dhe 40 efektivë të FA. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Read more:Nga Dajti në Pukë, 11 vatra aktive zjarri në vend! 3 helikopterë, 2 avionë dhe qindra efektivë në betejë me flakët në disa qarqe, Ministria: Nuk rrezikohen banesat

Ndërkohë një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një zonë kodrinore në fshatin Qishbardhë, në Vlorë mbrëmjen e së dielës. Fatmirësisht mëngjesin e sotëm flakët janë vënë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse. Natën e kaluar era e fortë favorizoi përhapjen e flakëve, ndërsa ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ishte pamundur për shkak të terrenit të thyer dhe errësirës.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 14:17

Zjarr afër puseve të natës dhe nënstacionit elektrik në Drenovë të Mallakastrës, neutralizohen flakët (VIDEO)

Nje vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në Drenovë të Mallakastrës në afërsi të puseve të naftës dhe nënstacionit elektrik. Shërbimet zjarrfikëse kanë nderhyrë menjëherë duke bëre të mundur neutralizimin e shpejtë të flakëve.

Lexo edhe
Kronikë

I riu përplas me makinë 66-vjeçarin në Durrës, ndërron jetë (EMRAT+VIDEO)

Kronikë

Përplasen kamioni dhe BMW-ja, rëndohet trafiku në aksin Durrës-Shijak (VIDEO)

Tags: #Automjete #Banesa #Diber #Forcat e Armatosura #Kryesore #Mali #mat #Tirane #Vlore #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • I riu përplas me makinë 66-vjeçarin në Durrës, ndërron jetë (EMRAT+VIDEO)
  • Përplasen kamioni dhe BMW-ja, rëndohet trafiku në aksin Durrës-Shijak (VIDEO)
  • Kishte kultivuar kanabis, arrestohet 58-vjeçari nga Puka! I gjendet edhe një pistoletë (EMRI+VIDEO)
  • Ferma e kanabisit në Drenovicë të Beratit/ U ekstradua nga Britania një ditë më parë, GJKKO lë në qeli Xhuljano Hoxhën
  • Pak orë pas mesazhit në Report Tv, kapet i shumëkërkuari Ylli Zalla! Fshihej pranë shtëpisë, ishte i armatosur me kallashnikov! Prej ditësh nën vëzhgim me dronë ‘Bayraktar’ (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Vijojnë punimet në shkollën ‘Demir Gashi’ në Peshkopi, klasa moderne dhe ambiente të reja për nxënësit (FOTO)
  • Ferma e kanabisit në Drenovicë të Beratit/ U ekstradua nga Britania një ditë më parë, GJKKO lë në qeli Xhuljano Hoxhën
  • Ministri Lamallari takim me drejtuesit vendorë të Policisë së Shtetit
  • Zjarr në fshatin Qishbardhë të Vlorës, era favorizoi përhapjen e flakëve (VIDEO)
  • Protesta e 79-të/ Qytetarët të vendosur, kërkohet dorëheqja e Ramës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal por i ngeci arma, arrestohet autori (VIDEO) 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal, por i ngeci arma! Arrestohet autori (VIDEO) 16 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama shumë shpejt do të përfundojë në Reç”/ I moshuari: Ka vdekur politikisht dhe moralisht. Duhet ta largojmë këtë bandë kriminale 15 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Kronikë I riu përplas me makinë 66-vjeçarin në Durrës, ndërron jetë (EMRAT+VIDEO) 17 lexime · 1 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Qeveria të hapë krahun, pjesa më e madhe e ligjeve u delegjitimua”/ Aktivistja Silvana Xhaferi Hoxha: Rama demaskoi veten para mediave të huaja. Protestuesit i bashkojnë kërkesat 15 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Politikë Dikur “ulërinte” kundër varfërisë dhe urisë së fëmijëve/ Në Shqipërinë e qeverisur prej tij 45% e familjeve me privim të rëndë ushqimor (VIDEO) 13 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Natë tmerri, digjet hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të plagosur, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO) 10 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

I riu përplas me makinë 66-vjeçarin në Durrës, ndërron jetë (EMRAT+VIDEO)

Një aksident me vdekje është shënuar paraditen e sotme në Durrës, ku një 26-vjeçar ka përplasur për vdekje…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Përplasen kamioni dhe BMW-ja, rëndohet trafiku në aksin Durrës-Shijak (VIDEO)

Një kamion dhe një automjet tip BMW janë përplasur në aksin rrugor Durrës-Shijak, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Kishte kultivuar kanabis, arrestohet 58-vjeçari nga Puka! I gjendet edhe një pistoletë (EMRI+VIDEO)

Pukë – Një 58-vjeçar nga fshati Kodërbojë ka rënë në prangat e bluve të Pukës pasi kishte kultivuar…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by