Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Banorët e Marinzës kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë për qiratë e tokave! Bufi premton negociatat me ‘Bankers’
Kronikë

Banorët e Marinzës kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë për qiratë e tokave! Bufi premton negociatat me ‘Bankers’

• 17 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

ROSKOVEC – Përplasja mes banorëve të zonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë dhe kompanisë Bankers Petroleum për pagesën e qirave të tokave ka kaluar në një tjetër fazë. Pas protestës së ditëve të fundit, pesë banorë, përfaqësues të fshatit Marinzë, janë pritur sot në një takim nga kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi.

Takimi ishte konsultues dhe në qendër të tij janë kërkesat e banorëve ndaj kompanisë Bankers Petroleum. Banorët i kërkuan kryetares së bashkisë ndërhyrjen e institucionit për çështjen e qirave të tokave ku kompania ushtron aktivitetin e saj dhe ka të instaluara puse nafte.

Tokat e tyre, banoret ua kanë dhënë me qira Bankers kundrejt shumës 400 mijë lek në vit. Por, së fundmi, kompania u ka komunikuar se pagesa do të reduktohet në rreth 250 mijë lek në vit. Kjo kërkesë është kundërshtuar nga pronarët e tokave, të cilët kërkojnë respektimin e marrëveshjeve të dakordësuara më parë.

Read more:Zjarret/ Helikopteri aktivizohet për shuarjen e flakëve në Krastë të Krujës, vendosen nën kontroll dy vatrat në Mallakastër (VIDEO)

Banorët i kanë kërkuar kryetares se Bashkisë Roskovec të ndërhyjë për të garantuar një dialog mes palëve.

Në përfundim të takimit, kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, e ka cilësuar takimin si konsultues me banorët e Marinzës, në kuadër të protestës dhe kërkesave që ata kanë ndaj Bankers Petroleum.

“Pas kësaj, ne si institucion do të vazhdojmë komunikimin zyrtar me kompaninë Bankers”, është shprehur Bufi për Report TV.

Read more:“SPAK të hetojë mbi 100 milionë euro vjedhje”/ Ambientalistët protestë para KESH: Mos e ktheni Gjirin e Vlorës në varrezë TEC-esh. Refuzoni firmosjen e tenderit të ri 20 mln euro

Më 12 gusht, dhjetëra banorë të zonës Patos-Marinëz protestuan para zyrave te Bankers Petroleum. Rreth 800 familje nga Marinëza, Belina, Sheqishta, Zharrëza, Kallmi, Frashëri dhe Kumani preken nga problematika dhe kërkuan respektimin e kontratave. Në mungesë të një zgjidhjeje, ata paralajmëruan përshkallëzim të protestave, deri në bllokimin e aktivitetit në puset e naftës.

Në këtë situatë, takimi i sotëm me drejtuesen e Bashkisë Roskovec shënon përfshirjen e institucionit vendor në përpjekjen për të ndërmjetësuar dialogun mes banorëve dhe kompanisë.

Lexo edhe
Kronikë

Protesta/ 6 orë dhunë në Ditën e Pavarësisë! Sulmohen institucionet, molotovë dhe gurë drejt efektivëve! Policia hedh gaz lotsjellës edhe me dron

Kronikë

Përfshihet nga flakët kamionçina në bypassin e Fierit, drejtuesi arrin të shpëtojë në kohë! Zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Tags: #Bankers Petroleum #Familje #Institucion #Kompania #Majlinda Bufi #Nafta #Naftë #Pagesa #patos marinze #Roskovec

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta/ 6 orë dhunë në Ditën e Pavarësisë! Sulmohen institucionet, molotovë dhe gurë drejt efektivëve! Policia hedh gaz lotsjellës edhe me dron
  • Përfshihet nga flakët kamionçina në bypassin e Fierit, drejtuesi arrin të shpëtojë në kohë! Zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit (VIDEO)
  • Aksident në Fier/ Makina përplas një burrë dhe një grua! Drejtuesi shoqërohet në polici (EMRAT)
  • Aksident tragjik në Dimal, humb jetën 67-vjeçari! Makina përfundon në kanal (VIDEO)
  • Operacioni i Veliajt/ Juristi: Është shkelur ligji duke i vonuar ndërhyrjen! Karaj: Kryebashkiaku kërkon të përfitojë duke zgjatur kohën e rikuperimit, pse kërkon ta zgjedhë vetë mjekun
Nga të njëjtat tag-e
  • Transfertat bankare në Shqipëri drejt epokës së re, paratë kalojnë në llogari brenda 10 sekondave, sistemi i ri do të funksionojë 24/7
  • Dëbora mbërrin në disa qarqe të vendit, probleme në Dibër e Kukës, reshjet e para edhe në Dardhë të Korçës! Borëpastruesja në terren (VIDEO)
  • Pas 23 vitesh në euro, apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen indirekt çmimet
  • Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë
  • Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Uji deri në gju’, reshjet e shiut përmbytin rrugët në Vlorë! Rrjeti elektrik i dëmtuar në disa fshatra të Lezhës (VIDEO) 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale 28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës – Ide 2 lexime · 47 minuta më parë
  3. 03
    Ekonomi Pas 23 vitesh në euro, apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen indirekt çmimet 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protesta/ 6 orë dhunë në Ditën e Pavarësisë! Sulmohen institucionet, molotovë dhe gurë drejt efektivëve! Policia hedh gaz lotsjellës edhe me dron

TIRANË– Tirana nuk e kishte kremtuar kurrë më parë, në plot 114 vite, përvjetorin e shpalljes së pavarësisë,…

• 3 orë më parë • 36 min lexim
Kronikë

Përfshihet nga flakët kamionçina në bypassin e Fierit, drejtuesi arrin të shpëtojë në kohë! Zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Një kamionçinë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në bypassin e Fierit, në aksin Levan–Mbrostar. Në…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Aksident në Fier/ Makina përplas një burrë dhe një grua! Drejtuesi shoqërohet në polici (EMRAT)

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 17:30 në fshatin Strum, në Roskovec të Fierit, ku një automjet…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin