Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. U martuan të dielën, çifti humb jetën në aksident në Manëz! Vdes edhe 15-vjeçari, shoferi dyshohet i dehur dhe makina me shpejtësi deri 130 km/h (EMRAT+VIDEO)
Kronikë

U martuan të dielën, çifti humb jetën në aksident në Manëz! Vdes edhe 15-vjeçari, shoferi dyshohet i dehur dhe makina me shpejtësi deri 130 km/h (EMRAT+VIDEO)

• 19 Gusht, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

DURRËS-Festa në një klub nate përfundoi në tragjedi për një çift që ishte martuar të dielën, vetëm 3 ditë më parë. Kleo Vrioni, 25 vjeç, dhe bashkëshortja e tij italiane, Sara Brugnatelli, 26 vjeçe, humbën jetën në një aksident tragjik në Manëz të Durrësit, bashkë me 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri.

Aksidenti ndodhi rreth orës 02:22, në një rrugë dytësore në Manëz. Të rinjtë po ktheheshin nga një lokal nate në Maminas, kur makina u përplas me një bordurë betoni. Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes dyshohet se automjeti po lëvizte me shpejtësi shumë të lartë, nga 115 deri në 130 km/orë. Ka dyshime edhe se 25-vjeçari mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit, por policia ende nuk ka një përfundim zyrtar të ekspertizës.

Pamjet e siguruara nga Report Tv tregojnë përmasat e rënda të aksidentit. Automjeti është shkatërruar plotësisht nga përplasja, ndërsa në vendngjarje kanë mbetur të shpërndara pjesë të tij.

Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe Rejsi Vrijoni, 26 vjeç dhe një 16-vjeçar me inicialet K. D. Të dy u transportuan drejt Tiranës për mjekim të specializuar, ndërsa 16-vjeçari mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Read more:Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO)

Burime nga Trauma bëjnë me dije se i mituri ka plagë të shumta te gjymtyrët dhe në pjesën e qafës. Ndërsa 25-vjeçari ndodhet në gjendje të stabilizuar, por do vijojë të mbahet nën monitorim.

Njfoftimi i policisë:

Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën.

Read more:Aksident tragjik në Tiranë, i riu në timon përplas për vdekje një grua në zonën e Misto Mames

Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 19:22

Aksidenti tragjik me 3 viktima dhe 2 të plagosur në Durrës, makina lëvizte me shpejtësi mbi 115 km/orë, drejtuesi nën efektin e alkoolit

1787160620_aksidentdurres.png

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja tragjike e ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku humbi jetën 25-vjeçari Kleo Vrioni, 26-vjeçarja Sara Brugnatelli (të sapomartuar) dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, si dhe mbetën të plagosur edhe 2 persona të tjerë.

Read more:Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO)

Dyshohet se automjeti i cili drejtohej nga Kleo Vrioni po udhëtonte me një shpejtësi nga 115-130 km/orë para ngjarjes. Po ashtu dyshohet se drejtuesi i mjetit kishte konsumuar alkool para aksidentit. Megjithatë Policia ka njoftuar se ende nuk ka një përfundim zyrtar të ekspertizës.

Nga rindërtimi i skenës së ngjarjes rezulton se drejtuesi i automjetit humbi kontrollin në momentin e marrjes së kthesës, duke u përplasur me një bordurë. Më pas automjeti u përmbys dhe lëvizi ‘zvarrë’ përreth 40 metra.

Ora 11:42

Mbeti viktimë e aksidentit tragjik në Durrës, Report Tv siguron foton e 15-vjeçarit

1787132780_15vjecari.jpg

Foto: Alvi Muhaxhiri

Report Tv ka siguruar foton e 15-vjeçarit Alvi Muhaxhiri, që mbeti viktimë e aksidentit tragjik në Manëz të Durrësit.

Read more:Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO)

I mituri pasagjer në makinën e Kleo Vrionit që po ktheheshin nga një lokal nate nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ora 09:46

FOTO-LAJM/ Ndërruan jetë pas aksidentit në Durrës, ky është çifti i të rinjve që u martuan të dielën

Foto: Sara Brugentelli dhe Kleo Vrioni

Është publikuar foto e çiftit të sapomartuar që ndërruan jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.

Kleo Vrioni, Sara Brugnatelli dhe 3 të tjerë ishin duke u kthyer nga një lokal nate kur i riu 25-vjeçar humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me një bordurë betoni.

Read more:Aksident tragjik në Durrës/ Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me bordurën, ndërrojnë jetë tre të rinjtë! Mes tyre edhe një 15-vjeçar (EMRAT+VIDEO)

Ora 08:35

Ndërruan jetë pas aksidentit tragjik, shoferi 25-vjeçar dhe e reja italiane ishin martuar vetëm para pak ditësh (VIDEO)

Kleo Vrioni, drejtuesi i mjetit që ndërroi jetë pas aksidentit tragjik ishte martuar vetëm disa ditë më parë (të dielën) me të renë italiane me Sara Brugnatelli, e cila gjithashtu ndërroi jetë.

Sipas informacioneve paraprake të rinjtë kishin qenë në një lokal nate në Maminas dhe po ktheheshin.

Ndërkohë dyshohet se 25-vjeçari ka qenë duke lëvizur me shpejtësi.

Lexo edhe
Kronikë

U martuan të dielën, çifti humb jetën në aksident në Manëz! Vdes edhe 15-vjeçari, shoferi dyshohet i dehur! VIDEO kur makina me rreth 130 km/h përplaset me bordurën

Kronikë

U martuan të dielën, çifti humb jetën në aksident në Manëz! Vdes edhe 15-vjeçari, shoferi dyshohet i dehur! VIDEO kur makina me rreth 130 km/h përplaset me bordurën

Tags: #Aksident #aksident me vdekje #Aksident tragjik #alkool #Alvi Muhaxhiri #Durres #Kleo Vrioni #manëz #Rejsi Vrijoni #Sara Brugnatelli

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • U martuan të dielën, çifti humb jetën në aksident në Manëz! Vdes edhe 15-vjeçari, shoferi dyshohet i dehur! VIDEO kur makina me rreth 130 km/h përplaset me bordurën
  • U martuan të dielën, çifti humb jetën në aksident në Manëz! Vdes edhe 15-vjeçari, shoferi dyshohet i dehur! VIDEO kur makina me rreth 130 km/h përplaset me bordurën
  • Zjarri aktiv prej disa ditësh në Pukë, digjen 120 hektarë pyje! Flakët u afrohen dy fshatrave, në Gojan banorët bëhen gati për evakuim!
  • Ekskluzive/ ‘Mos bëni zhurmë’, dinamika e sherrit që i mori jetën portugezit në Ksamil! Punonjësi i Principotes: Thikën ia mora nga dora turistit! FOTO e viktimës
  • Ekskluzive/ ‘Mos bëni zhurmë’, dinamika e sherrit që i mori jetën portugezit në Ksamil! Punonjësi i Principotes: Thikën ia mora nga dora turistit! FOTO e viktimës
Nga të njëjtat tag-e
  • U martuan të dielën, çifti humb jetën në aksident në Manëz! Vdes edhe 15-vjeçari, shoferi dyshohet i dehur! VIDEO kur makina me rreth 130 km/h përplaset me bordurën
  • U martuan të dielën, çifti humb jetën në aksident në Manëz! Vdes edhe 15-vjeçari, shoferi dyshohet i dehur! VIDEO kur makina me rreth 130 km/h përplaset me bordurën
  • Përplasen 2 varka në Liqenin e Komanit, plagosen 5 turistë! Shkak dyshohet shpejtësia, helikopterët dërgojnë të lënduarit në spital (VIDEO)
  • Përplasen 2 varka në Liqenin e Komanit, plagosen 5 turistë! Dy helikopterë dërgojnë të lënduarit në spitalin e Shkodrës (VIDEO)
  • Trafik i rënduar në Rrugën e Arbrit, dy aksidente brenda ditës, 3 të lënduar (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë 80 ditë protestë kundër Ramës dhe qeverisë – Edlira Çepani : Po kërkohet përmbysja e kulturës politike! Institucionet të mos numërojnë pjesëmarrjen, por të dëgjojnë qytetarët 31 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Dinamika/ Si u vra portugezi te ‘Principotes’! Sherri nisi për zhurmën, shqiptaro-britaniku e goditi me grushte, dëshmon autori: Thikën e kishte turisti, ia mora nga dora (VIDEO) 14 lexime · 18 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Shtatori do të jetë i fuqishëm”/ 80 ditë revoltë, profesori në protestë: Dorëheqja e Ramës është e panegociueshme! Rinia dhe artistët të dalin në shesh 10 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “PPP-të 35-vjeçare po grabisin të ardhmen!” – Pano Soko para Kryeministrisë: “Ramizmi” është halli më i madh! Ecin me modelin KÇK 10 lexime · 11 orë më parë
  5. 05
    Politikë Protesta prej 80 ditësh kundër Ramës, aktivisti Alimadhi: Kjo revoltë një moment historik për të treguar dashurinë ndaj Atdheut! 10 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO) 9 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër gjithë klasës politike! Mbyllet protesta 79: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë!-VIDEO 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

U martuan të dielën, çifti humb jetën në aksident në Manëz! Vdes edhe 15-vjeçari, shoferi dyshohet i dehur! VIDEO kur makina me rreth 130 km/h përplaset me bordurën

DURRËS- Festa në një klub nate përfundoi në tragjedi për një çift që ishte martuar të dielën, vetëm…

• 11 orë më parë • 8 min lexim
Kronikë

U martuan të dielën, çifti humb jetën në aksident në Manëz! Vdes edhe 15-vjeçari, shoferi dyshohet i dehur! VIDEO kur makina me rreth 130 km/h përplaset me bordurën

DURRËS- Festa në një klub nate përfundoi në tragjedi për një çift që ishte martuar të dielën, vetëm…

• 11 orë më parë • 8 min lexim
Kronikë

Zjarri aktiv prej disa ditësh në Pukë, digjen 120 hektarë pyje! Flakët u afrohen dy fshatrave, në Gojan banorët bëhen gati për evakuim!

Kjo është situata në pyjet mbi fshatrat Gojan i Vogel e Gjegjan, flakët po përpijnë sipërfaqen pyjore dhe…

• 12 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by