Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO)
Kronikë

Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO)

• 19 Gusht, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

DURRËS-Një aksident tragjik u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Manëz të Durrësit, ku tre të rinj humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Aksidenti ndodhi rreth orës 02:22, në një rrugë dytësore në Manëz.

Sipas policisë, 25-vjeçari Kleo Vrioni humbi kontrollin e automjetit që drejtonte dhe u përplas me një bordurë betoni. Përplasja rezultoi fatale për drejtuesin e mjetit dhe dy pasagjerët, Sara Brugentelli, 26 vjeçe, shtetase italiane, dhe Alvi Muhaxhiri, 15 vjeç, të cilët humbën jetën në vendngjarje. Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli ishin martuar këtë të dielë, por humbën jetën tragjikisht nga përplasja.

Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe Rejsi Vrijoni, 26 vjeç, dhe një 16-vjeçar me inicialet K. D. Të dy u transportuan drejt Tiranës për mjekim të specializuar, ndërsa 16-vjeçari Vrijoni mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas burimeve, të rinjtë po ktheheshin nga një lokal nate në zonën e Maminasit, ndërsa paraprakisht dyshohet se automjeti po lëvizte me shpejtësi.

Read more:Aksident tragjik në aksin Durrës-Tiranë, autobusi përmbyset në rrugë! Vdes shoferi, dyshohet se pësoi infarkt! 12 të plagosur te Trauma, një fëmijë në gjendje të rëndë (VIDEO)

Pamjet e siguruara nga Report Tv tregojnë përmasat e rënda të aksidentit. Automjeti është shkatërruar plotësisht nga përplasja, ndërsa në vendngjarje kanë mbetur të shpërndara pjesë të tij. Makina është larguar më pas me karrotrec, ndërsa policia vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit tragjik.

Njfoftimi i policisë

Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën.

Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Read more:I riu përplas me taksi në trotuar 66-vjeçarin në Durrës, i moshuari ndërron jetë! Shpëtojnë mrekullisht 4 persona të tjerë (EMRAT+VIDEO)

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 09:46

FOTO-LAJM/ Ndërruan jetë pas aksidentit në Durrës, ky është çifti i të rinjve që u martuan të dielën

Foto: Sara Brugentelli dhe Kleo Vrioni

Është publikuar foto e çiftit të sapomartuar që ndërruan jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.

Kleo Vrioni, Sara Brugentelli dhe 3 të tjerë ishin duke u kthyer nga një lokal nate kur i riu 25-vjeçar humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me një bordurë betoni.

Read more:Lura në flakë, eksperti ngre dyshime: Çfarë tregon shpërndarja e vatrave? A mund të jetë e qëllimshme?

Ora 08:35

Ndërruan jetë pas aksidentit tragjik, shoferi 25-vjeçar dhe e reja italiane ishin martuar vetëm para pak ditësh (VIDEO)

Kleo Vrioni, drejtuesi i mjetit që ndërroi jetë pas aksidentit tragjik ishte martuar vetëm disa ditë më parë (të dielën) me të renë italiane me Sara Brugentelli, e cila gjithashtu ndërroi jetë.

Sipas informacioneve paraprake të rinjtë kishin qenë në një lokal nate në Maminas dhe po ktheheshin.

Ndërkohë dyshohet se 25-vjeçari ka qenë duke lëvizur me shpejtësi.

Lexo edhe
Kronikë

Trafik i rënduar në Rrugën e Arbrit, dy aksidente brenda ditës, 3 të lënduar (VIDEO)

Kronikë

Kishte kultivuar 135 bimë kanabisi në Dukat të Vlorës, kapet në flagrancë 33-vjeçari (VIDEO)

Tags: #Aksident #aksident me vdekje #Aksident tragjik #Alvi Muhaxhiri #Durres #Foto #Kleo Vrioni #manëz #Rejsi Vrijoni #Sara Brugentelli

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Trafik i rënduar në Rrugën e Arbrit, dy aksidente brenda ditës, 3 të lënduar (VIDEO)
  • Kishte kultivuar 135 bimë kanabisi në Dukat të Vlorës, kapet në flagrancë 33-vjeçari (VIDEO)
  • Nga ‘G Class’ te ‘AMG’, sekuestrohen në Tiranë makina luksi me vlerë 450 mijë euro! Në kërkim 2 të rinjtë, 3 nën hetim (VIDEO)
  • Veliaj ankimon në KLP vendimin e ILD-së për arkivimin e ankesave ndaj prokurorit Dado! Kërkon fillimin e hetimit disiplinor ndaj tij
  • Dinamika/ Si u vra portugezi te ‘Principotes’! Shqiptaro-britaniku nisi sherrin me grushte, Vata e mori zvarrë dhe e vrau me thikë! Polici largoi autorin me makinë nga vendi i krimit (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Trafik i rënduar në Rrugën e Arbrit, dy aksidente brenda ditës, 3 të lënduar (VIDEO)
  • Eksperti amerikan i sigurisë kibernetike pretendon se “theu” Diellën! Nga pagat e deputetëve, te informacionet mbi votuesit dhe… Publikohen rreth 55 mijë skedare me të dhëna
  • Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO)
  • Kostot e larta ‘zhvendosin’ dhe lindjet nga Tirana, rënie me 5.5% në 6-mujorin e parë! Rritje në qarqe
  • Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu përplas me makinë 66-vjeçarin në Durrës, ndërron jetë (EMRAT+VIDEO) 62 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 80 ditë protestë kundër Ramës dhe qeverisë – Edlira Çepani : Po kërkohet përmbysja e kulturës politike! Institucionet të mos numërojnë pjesëmarrjen, por të dëgjojnë qytetarët 25 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Politikë 79 ditë rezistencë e qytetarëve, Hasimja: Protestuesit kanë thyer intimidimin dhe janë bashkuar tej ndarjeve politike! Duan shpërbërjen e sistemit të Ramës 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Shtatori do të jetë i fuqishëm”/ 80 ditë revoltë, profesori në protestë: Dorëheqja e Ramës është e panegociueshme! Rinia dhe artistët të dalin në shesh 10 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- Revolta kundër Ramës/ “79 ditë në shesh, nuk largohemi pa shpëtuar Shqipërinë”, protestuesja Luçiana Kokaj: Këtij sistemi i ka ardhur fundi 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër gjithë klasës politike! Mbyllet protesta 79: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë!-VIDEO 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- Marshim-protestë në rrugët e Tiranës, qytetarët të vendosur: Edi Rama jepe dorëheqjen, Shqipëria kërkon revolucion 6 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Trafik i rënduar në Rrugën e Arbrit, dy aksidente brenda ditës, 3 të lënduar (VIDEO)

Fluksi i emigrantëve që po kthehen në vend ka sjellë trafik të rënduar në Rrugën e Arbrit, ku…

• 27 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Kishte kultivuar 135 bimë kanabisi në Dukat të Vlorës, kapet në flagrancë 33-vjeçari (VIDEO)

Një 33-vjeçar është arrestuar sot në flagrancë në fshatin Dukat të Vlorës, sepse dyshohet se kishte kultivuar plot…

• 27 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Nga ‘G Class’ te ‘AMG’, sekuestrohen në Tiranë makina luksi me vlerë 450 mijë euro! Në kërkim 2 të rinjtë, 3 nën hetim (VIDEO)

3 makina luksoze me vlerë 450 mijë euro janë sekuestruar nga Policia e Tiranës. Një 22 dhe një…

• 27 minuta më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by