Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. 9 orë seancë/ Lihet në qeli autori i vrasjes së portugezit, 2 turqit dhe 3 kamarierët e ‘Principotes’! Vata: Po bënin zhurmë, thikën ia mora turistit! Detyrim paraqitjeje për 5 të tjerët (VIDEO)
Kronikë

9 orë seancë/ Lihet në qeli autori i vrasjes së portugezit, 2 turqit dhe 3 kamarierët e ‘Principotes’! Vata: Po bënin zhurmë, thikën ia mora turistit! Detyrim paraqitjeje për 5 të tjerët (VIDEO)

• 22 Gusht, 2026 • 7 min lexim • 👁 13
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Arrest në burg është masa e sigurisë që caktoi Gjykata e Sarandës për Sokrat Vatën, autorin e dyshuar të vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, orët e para të mëngjesit të 18 gushtit në lokalin “Principote” në Ksamil.

Pas seancës që zgjati për më shumë se 9 orë, togat e zeza lanë gjithashtu në burg pa afat dy turqit Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu (Mahmutollu) të cilët tentuan ta largonin drejt Tiranës Vatën, duke e futur në bagazhin e makinës

Për Ildi Cekanin, Serxhi Selimin dhe Ervis Buncin (kamarierë) të cilët dyshohet se janë bërë pjesë e konfliktit, duke qëlluar me grushte në drejtim të 20-vjeccarit portugez, gjykata vendosi arrest bnë burg me një afat 45-ditor.

Nga ana tjetër, u vendos ‘detyrim paraqitjeje’ për truprojat Luciano Seferi, Moisid Matushaj, Romeo Shehu dhe Kristo Kosho si dhe për kamarierin Murat Zhabina. Luciano Seferi, Moisid Matushaj dhe Romeo Shehu, ishin të dypunësuar pa leje si truproja, pasi punonin edhe në Policinë e Shtetit, në Policinë e Burgjeve dhe Policinë Bashkiake.

Read more:Vrasja e portugezit në Ksamil, kërkime në Kukës, Tiranë e Vlorë për pronarin e ‘Principotes’ Bekim Bulica dhe punonjësin

Report Tv mëson se autori i dyshuar Sokrat Vata ka shprehur pendesë për ngjarjen para togave të zeza. Ai ka pretenduar se grupi i turistëve të huaj i kishte sharë dhe i kishte goditur, dhe se thikën ia kishte marrë portugezit teksa përpiqej ta neutralionte.

“Në këtë moment dikush nga turistët e huaj më goditi me shkelm në nofull, aty jam rrëzuar ata kanë tentuar të më godasin sërish, instiktivisht kam lëvizur dorën për tu mbrojtur, nuk e kujtoj si e kam goditur, pasi isha nën shok nuk e dija nëse ndonjëri nga ata ishte plagosur, pasi ishin shumë”, ka pretenduar Vata para Gjykatës.

Përgjatë gjithë ditës, jashtë dyerve të gjykatës së Sarandës prisnin familjarët e të akuzuarve.

Aty u dëgjuan edhe thirrjet e familjarëve: ‘Sokrat të duam shumë’ dhe ‘shpirti i mamit, të dua shumë!’.

Read more:Vrasja e portugezit te ‘Principotes’ në Ksamil, dalin sot para Gjykatës së Sarandës për masën e sigurisë Sokrat Vata dhe 10 të tjerë

Sipas hetimeve, konflikti nisi në ambientet e lokalit “Principote” dhe më pas vijoi në plazhin e lokalit “Paradise”.

20-vjeçari Luis Miguel Varela Mendes, dyshohet se u godit fillimisht me grushte nga David Heurtevent, alias Danjel Gjana, shpallur në kërkim. Ndërsa goditjen fatale me thike e mori nga Sokrat Vata. Gjana dhe Vata akuzohen për Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim. Ndërsa pronari i lokalit, Bekim Bulica është në kërkim për moskallëzim krimi.

Personat e përfshirë dhe rolet e tyre në ngjarje
1.Sokrat Lipan alias Sokrat Vata – autori i dyshuar i krimit, i arrestuar.
2. Nuh Mahmutoglu – shtetas turk, i arrestuar; dyshohet se ndihmoi autorin në tentativën për t’u arratisur.
3. Ezgi Perlak – shtetase turke, e arrestuar; dyshohet se ndihmoi autorin në tentativën për t’u arratisur.
4. Serxhi Selimi – kamerier në lokal.
5. Ervis Bunci – kamerier në lokal.
6. Ildi Cekani – kamerier në lokal.
7. Murat Zhabina – kamerier në lokal.
8. Miosid Matushaj – oficer i Policisë në Gjirokastër; i arrestuar, por ende nuk është pezulluar nga detyra.
9. Luciano Seferi – punonjës i Policisë së Burgjeve në Fier; i arrestuar, por ende nuk është pezulluar nga detyra.
10.Romeo Shehu – polic bashkiak në Gjirokastër; i arrestuar dhe i pezulluar nga detyra.
11. Kristi Koshi – i arrestuar; funksioni apo vendi i tij i punës nuk dihet.
12. David Heurtevent – klient në lokal, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në krim.
13. Bekim Bulica – pronar i lokalit, i shpallur në kërkim për fshehjen e krimit.

——————————-

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 22:04

Vrasja e portugezit në Ksamil, autori Sokrat Vata kërkon ndjesë para gjykatës: Nuk e kujtoj sesi e godita, isha në gjendje shoku!

1787341313_VERSION.jpg

Autori i dyshuar i vrasjes së 20-vjeçarit portugez në Ksamil, Sokrat Vata, ka shprehur pendesë në Gjykatën e Sarandës për krimin e kryer dhe u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimës.

Read more:Ekskluzive/ ‘Mos bëni zhurmë’, dinamika e sherrit që i mori jetën portugezit në Ksamil! Punonjësi i Principotes: Thikën ia mora nga dora turistit! FOTO e viktimës

Ai ka treguar edhe versionin e tij të ngjarjes, ku ka thënë se sherri nisi pas zhurmës që turistët francezë po bënin brenda lokalit.

Vata tha se ai dhe kolegu i tij i kishin kërkuar që të mbanin qetësi, por sipas tij, në përgjigje morën sulme nga ana e turistëve.

“U kërkoj ndjesë familjarëve të viktimës, u shpreh ngushëllimet e mia dhe jam penduar për atë që ka ndodhur. Një grup turistësh francezë ishin brenda në lokal dhe po bënin zhurmë. Shoku im u kërkoi që të mbanin qetësi, por ata nuk u bindën dhe filluan të na shanin. U afruam më pranë dhe u kërkuam sërish të mbanin qetësi, por ata filluan të na godisnin”, tha mes të tjerash Vata.

Read more:Dinamika/ Si u vra portugezi te ‘Principotes’! Shqiptaro-britaniku nisi sherrin me grushte, Vata e mori zvarrë dhe e vrau me thikë! Polici largoi autorin me makinë nga vendi i krimit (VIDEO)

Më pas Vata tha se gjatë përleshjes fizike dolën në pjesën e jashtme. 29-vjeçari pretendoi se aty konstatoi se njëri prej turistëve kishte një thikë. Vata tha se ia kishte marrë thikën turistit dhe në përpjekje për t’u vetëmbrojtur, kishte qëlluar instiktivisht.

“Gjatë përleshjes fizike kemi dalë në pjesën e jashtme. Njëri prej tyre kishte një thikë, e kam neutralizuar dhe i kam marrë thikën. Në këtë moment, dikush nga turistët e huaj më goditi me shkelm në nofull. Aty jam rrëzuar dhe ata kanë tentuar të më godasin sërish. Instinktivisht kam lëvizur dorën për t’u mbrojtur. Nuk e kujtoj se si e kam goditur, pasi isha nën shok. Nuk e dija nëse ndonjëri prej tyre ishte plagosur, pasi ishin shumë. Nga shoku jam larguar”, ka pretenduar Sokrat Vata.

Ora 12:02

Vrasja e portugezit te ‘Principotes’, momenti kur autori Sokrat Vata mbërin në Gjykatën e Sarandës! Thirrja e një nëne: Shpirti i mamit, të dua (VIDEO)

Report Tv ka siguruar momentin kur Sokrat Vata dhe 10 të tjerë të përfshirë në vrasjen e Portugezit te ‘Principotes’ në Ksamil mbërrin në Gjykatën e Sarandës.

Nga pamjet e siguruara shihet se 29-vjeçari veshur me një bluzë të errët dhe pantallona të shkurtra është i pari që zbret makina e policisë. Pas tij nën masa të rrepta sigurie nga forcat “Shqiponja” dhe FNSH-ja shoqërohen edhe të tjerët.

Read more:Dinamika/ Dy punonjësit e ‘Principotes’ e vranë turistin për zhurmën në lokal! Shqiptaro-britaniku e qëlloi me grushte, alibia e autorit: Thikën e kishte portugezi, ia mora nga dora dhe e godita (VIDEO)

Ndërkohë në momentin që 11 të arrestuarit hyjnë drejt gjykatës, të pranishëm kanë qenë edhe familjarët e tyre.

“Shpirti i mamit, të dua shumë! Zemra ime”, dëgjohet të thotë një grua, teksa i thonë gazetarëve që të mos filmojnë.

“Shpirt’, Sokrat”, dëgjohet të thotë një tjetër.

Lexo edhe
Kronikë

Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga

Kronikë

Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)

Tags: #Bekim Bulica #David Heurtevent #Ervis Bunci #Ezgi Perlak #gjykata e sarandes #Ildi Cekani #Kristi Koshi #Luis Miguel Varela Mendes #Moisid Matushaj #Murat Zhabina #Nuh Mahmutoglu #Principotes Ksamil #Romeo Shehu #sarande #Sokrat Vata

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga
  • Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)
  • Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes
  • Institucioni i Burgjeve në Durrës, Sadleva Bodo zhvillon vizitë monitoruese! Pas plagosjes së njërit, drejtoresha takon dy të dënuarit
  • Protestë te Kuvendi e Ministria e Arsimit, mblidhen pak njerëz! Tensione para Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit në trotuar (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO)
  • 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës
  • Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë
  • Grabitën 1.5 mln lekë në shtëpinë në Shelegar të Sarandës, videoja kur hajdutët kapërcejnë murin rrethues dhe largohen me çantën me para
  • Report Tv siguron videon e eliminimit të Tanit të Ruzhdiut në Sarandë! 44-vjeçari ia mbath pasi qëllohet, autori me skafandër i vihet pas dhe i shkrep armën në kokë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Teknologji Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla 6 lexime · 9 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve 4 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga 2 lexime · 10 orë më parë
  6. 06
    Editoriale Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Arritje historike për SpaceX, Mechazilla kap për herë të parë anijen Starship gjatë kthimit nga hapësira 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga

Disa persona janë arrestuar gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar nga policia në Gramsh, ku janë sekuestruar rreth…

• 10 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)

Pasi njoftuan krijimin e një organizimi të ri studentor, një grup të rinjsh dhe protestuesish u mblodhën rreth…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes

Një mesazh kërcënues për shpërthim bombe është gjetur në tualetin e avionit të linjës Manchester–Rinas, pak para uljes…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin