Report Tv ka siguruar momentin e ekzekutimit të 44-vjeçarit Artan Myrtaj në Sarandë.
Videoja nis me 44-vjeçarin, i njohur si ‘Tani i Ruzhdiut’ duke qëndruar në tavolinën e një lokali buzë rrugës te zona e njohur si ish-Agjencia, i shoqëruar nga një tjetër.
Më pas, ngrihet dhe largohet, kur një prej autorëve të maskuar i është afruar dhe e qëllon me armë zjarri. Myrtaj arrin të ngrihet pak dhe e shtyn, e më pas ia mbath me vrap për të shpëtuar.
Personi që e qëlloi e ndjek nga pas duke i drejtuar njërën prej armëve në duart e tij, ndërsa krah tyre ecën bashkëpunëtori i tij, po ashtu i veshur me skafandër e kokore dhe i hipur mbi një motor.
Myrtaj vazhdon të vrapojë në mes të rrugës, por plumbat ia dalin ta bëjnë të rrëzohet. Në këtë moment, autori e shkrep armën edhe njëherë duke e kapur nga pas.
Kur ai rrëzohet, e qëllon sërish të paktën dy herë në kokë me armën që mban në dorën tjetër dhe më pas hipën në motorin e shokut dhe largohen.
Read more:Mbante armë automatike dhe fishekë në banesë, arrestohet 64-vjeçari në Patos (VIDEO)
——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Me dy armë dhe me skafandër në kokë, Report Tv siguron foton e autorëve në momentin kur eliminojnë ‘Tanin e Rruzhdiut’ në Sarandë

Foto: Autori që e qëlloi
Report Tv siguroi foton e autorëve të vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj në Sarandë. Siç shihet njëri nga autorët mban dy armë zjarri në duar dhe është i veshur me një xhup në ngjyrë jeshile, pantallona të zeza dhe me skafandër në kokë.
Në foton tjetër është drejtuesi i motorit, i cili ka ndihmuar autorin për t’u larguar. Edhe ai mban një skafandër në kokë dhe i veshur i gjithi me të zeza.
Artan Myrtaj i njohur edhe me emrin ‘Tani i Ruzhdiut u ekzekutua paraditen e së dielës, më 20 shtator, në zonën e njohur si ish-Agjencia, në qytetin e Sarandës. Gjatë këtij atentati mbeti i plagosur edhe kalimtari Xhevdet Skëndaj, 73 vjeç, i cili mori një plumb në shpinë.
44-vjeçari që u qëllua me breshëri plumbash, kishte vetëm pak javë që ishte liruar nga paraburgimi, pasi gjykata i kishte caktuar masën ‘detyrim paraqitjeje’. Ai ishte arrestuar në korrik 2025 për plagosjen e dy të rinjve nga Kamza, Ernest Lame dhe Gëzim Hajdaraj. Ai kishte ndihmuar Ramadan Zoton, i cili plagosi dy të rinjtë nga Kamza.





