Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Kini kujdes, koka ime vlen sa koka juaj!”/ Çollaku tregon si u shkarkua Vlora Hyseni në Kosovë: Qeveria shqiptare i fshehu informacione NATO-s!
Politikë

“Kini kujdes, koka ime vlen sa koka juaj!”/ Çollaku tregon si u shkarkua Vlora Hyseni në Kosovë: Qeveria shqiptare i fshehu informacione NATO-s!

• 25 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-deputeti dhe ish-këshilltari i presidentit të Kosovës, Kreshnik Çollaku, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, dhe mënyrën se si ajo u emërua në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” me Ola Brukon në News24, Çollaku tha se për shkak të angazhimit të tij zyrtar në Kosovë nuk ka pasur mundësi të informohej zyrtarisht për çështje të tilla, pasi ato janë të kufizuara me ligj.

Ai deklaroi se Hyseni ishte shkarkuar në Kosovë menjëherë pas ardhjes në pushtet të mazhorancës së Albin Kurtit. Sipas tij, fakti që ajo u largua nga një pozicion në Kosovë dhe më pas u emërua në një post të rëndësishëm në Shqipëri ka ngritur pikëpyetje që, sipas tij, kërkojnë hetim.

Read more:Kryemadhi me stekë cigaresh pas daljes nga SPAK: Hyseni fiku radarët për një rrahje zemre! Meta s’e bënte këtë gjë për mua, kishte hallin e Kushtetutës! Gjynah që s’kemi bërë gjë

“Motivi i shkarkimit mos ka qenë motiv për ta emëruar në Tiranë? Ky nuk është një emërim për karshillëk të Kurtit, por një detyrim që Rama e ka plotësuar ndaj atyre që donin që zonja, pasi humbi ofiqin në Kosovë, të ishte e imunizuar nga një ofiq tjetër”, u shpreh Çollaku.

Ish-këshilltari i Osmanit kërkoi një hetim të thelluar në Kosovë dhe ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar në Shqipëri. Ai pretendoi gjithashtu se në Kosovë qarkullojnë informacione për një komunikim konfidencial mes dy qeverive lidhur me rastin.

“E pamundur që një person i shkarkuar nga pozicioni të kishte një rekomandim pozitiv që zonja të marrë shtetësinë shqiptare. Ajo që flitet në ambientin mediatik të Kosovës është që ka pasur një komunikim konfidencial mes dy qeverive”, tha ai.

Read more:“Historitë rozë janë lojë e Ramës, mos bini pre”/ Çfarë bisedoi me Ulsi Manjën në Kuvend? Përgjigjet Berisha: I del emri! Shërbëtor i “Lubisë” apo…

Çollaku ngriti pikëpyetje edhe lidhur me certifikatën e sigurisë së Hysenit, duke pretenduar se gjatë procedurave për marrjen e saj duhet të deklarohen të dhëna të plota, ndërsa shtoi se, sipas tij, informacionet përkatëse nuk janë përcjellë në NATO.

“Informacioni është falsifikuar ose fshehur, ky informacion nuk ka shkuar në NATO dhe ky është një tjetër skandal”, deklaroi Çollaku, duke e paraqitur këtë si një çështje që duhet të sqarohet përmes hetimit.

Read more:“Duhej të mbahej seancë e jashtëzakonshme në Kuvend”, Xhixho: “Fuqinë”, Ergys Agasit ia dha Rama, kryeministri të japë dorëheqjen!

Ish-këshilltari i Vjosa Osmanit komentoi edhe deklaratën e Vlora Hysenit një ditë më parë, teksa hynte në GJKKO, ku iu drejtua gazetares Klodiana Lala me një deklaratë që lidhej me takime të saj të pretenduara me agjentë serbë.

Çollaku e interpretoi deklaratën si një mesazh që, sipas tij, nuk i drejtohej vetëm gazetares.
“Ishte mesazh për të tjerë persona. Ishte mesazh për të thënë: ‘Koka ime vlen aq sa koka juaj. Kini kujdes!’”, u shpreh ai.

Lexo edhe
Politikë

Protestuesit i zunë pritë Ramës në Nju Jork/ Shehaj: Kryeministri ka mbi 100 ditë që i injoron, duhet të largohet

Politikë

U godit me vezë nga shqiptarët në New York, Rama sulmon protestuesit: Nuk më ndalin dot me jargë e baltë! Pula histerike

Tags: #Detyrim #GJKKO #Klodiana Lala #Komunikim #kosove #Nato #qeveria #qeveria shqiptare

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestuesit i zunë pritë Ramës në Nju Jork/ Shehaj: Kryeministri ka mbi 100 ditë që i injoron, duhet të largohet
  • U godit me vezë nga shqiptarët në New York, Rama sulmon protestuesit: Nuk më ndalin dot me jargë e baltë! Pula histerike
  • “15 mijë euro një dhomë hoteli”/ Mariana Koçeku për videon e shpërndarë nga shqiptarët në New York: Rama harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë
  • “Protesta i ka dhënë frytet, presim vetëm rrëzimin e qeverisë”/ “Kriminel, e gjithë Shqipëria të urren”, goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata: Ja si reagoi kryeministri
  • “Kini kujdes, koka ime vlen sa koka juaj!”/ Ish-këshilltari i presidentes tregon si u shkarkua Vlora Hyseni në Kosovë: Qeveria shqiptare i fshehu informacione NATO-s!
Nga të njëjtat tag-e
  • Report Tv siguron videon e eliminimit të Tanit të Ruzhdiut në Sarandë! 44-vjeçari ia mbath pasi qëllohet, autori me skafandër i vihet pas dhe i shkrep armën në kokë
  • Report Tv siguron videon e eliminimit të Tanit të Ruzhdiut në Sarandë! 44-vjeçari ia mbath pasi qëllohet, autori me skafandër i vihet pas dhe i shkrep armën në kokë
  • “Hyseni shënjestroi Klod Lalën, e mbështet ‘padrinoja’”, Lubonja: Ka rënë siguria kombëtare? S’kemi pasur kurrë. Rama e di ç’e pret, ndaj s’jep dorëheqjen
  • “Kini kujdes, koka ime vlen sa koka juaj!”/ Ish-këshilltari i presidentes tregon si u shkarkua Vlora Hyseni në Kosovë: Qeveria shqiptare i fshehu informacione NATO-s!
  • Fshati Vuno shpallet “Qendër Historike”/ Qeveria miraton zonën mbrojtëse dhe planin e ruajtjes
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 26 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 22 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Vlora Hyseni nën akuzë në Shqipëri/ Media rumune: Është stërvitur nga “Gjenerali i Zi”, Coldea ishte këshilltar i kryeministrit Rama dhe…. 11 lexime · 4 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Lezhë/ Një person plagoset me armë zjarri, mbërrin me makinë në spital! Niset drejt Traumës, ende nuk dihen rrethanat (VIDEO) 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Protestuesit i zunë pritë Ramës në Nju Jork/ Shehaj: Kryeministri ka mbi 100 ditë që i injoron, duhet të largohet

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar për pritat që qytetarët i bëjnë zyrtarëve të mazhorancës socialiste,…

• 23 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

U godit me vezë nga shqiptarët në New York, Rama sulmon protestuesit: Nuk më ndalin dot me jargë e baltë! Pula histerike

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën “X” pas incidentit në New York, ku u përball me protestues…

• 53 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

“15 mijë euro një dhomë hoteli”/ Mariana Koçeku për videon e shpërndarë nga shqiptarët në New York: Rama harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë

Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar pas një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale nga shqiptarë në New York,…

• 53 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by