Zëvendëskryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit, duke akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për situatën në vend.
Xhixho tha se Kuvendi duhet të mblidhej në mënyrë urgjente dhe të thërriste kryeministrin për të dhënë dorëheqjen. Ajo u ndal edhe te aktet e rënda të ndodhura në vend, duke theksuar se Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s.
“Qeverisemi nga një grup kriminal. Kush ia dha këtë fuqi Ergys Agasit? Ia dha Edi Rama. Ky parlament duhet ta gdhinte sot dhe të thërriste në mënyrë urgjente kryeministrin dhe ai të jepte dorëheqjen. Aktet terroriste në vend nuk kanë të sosur. Ky akt i rëndë ka ndodhur te ne, te një vend anëtar i NATO-s, që duhet të na ndërgjegjësojë të gjithëve. Kjo qeveri nuk ka më kohë që të rrijë në pushtet. Ndaj duhet të bëhej një seancë e jashtëzakonshme dhe Rama duhet të japë dorëheqjen.”, tha Xhixho.




