Të mbuluar me kapele në kokë dhe shami të lidhura në fytyrë, hajdutët që arritën të grabisnin 1,5 milionë lekë në shtëpinë e Mejdi Tushës në Shelegar të Sarandës, u kujdesën të ishin të paidentifikueshëm.
Në videot e kamerave të sigurisë që Report Tv i disponon shihet sesi dy hajdutët kanë hyrë mbrëmjen e së martës nga muri rrethues i shtëpisë duke e kapërcyer, nga ku edhe kanë dalë pas kryerjes së grabitjes.
Më pas, hyjnë në shtëpi dhe ca më vonë dalin me një çantë të zezë shpine në dorë, ku ndodhen paratë dhe bizhuteritë me vlerë. Nga aty, kapërcejnë sërish murin dhe largohen me një makinë.
Gjatë kohës që u krye vjedhja, familja ndodhej në një dasmë. Autorët ende nuk janë identifikuar.




