Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Dita e 84-t e rezistencës, përsëriten kërkesat për dorëheqjen e Ramës dhe qeverinë tranzitore/ Aktivisti: Kërkojmë qeveri tranzitore 12-mujore
Politikë

Dita e 84-t e rezistencës, përsëriten kërkesat për dorëheqjen e Ramës dhe qeverinë tranzitore/ Aktivisti: Kërkojmë qeveri tranzitore 12-mujore

• 22 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në ditën e 84-t të rezistencës, protestuesit kanë përsëritur kërkesat që, sipas tyre, i bashkojnë në këtë qëndresë të pandërprerë prej 84 ditësh. Në fokus mbetet kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore 12-mujore, jopartiake.
Njëri prej protestuesve tha se , pas largimit të Ramës duhet të krijohet një qeveri tranzitore që të garantojë një proces zgjedhor të pandikuar dhe të pamundësojë, siç shprehen ata, kapjen e zgjedhjeve dhe të strukturave shtetërore.

Në listën e kërkesave përfshihet edhe shfuqizimi i ndryshimeve elektorale të vitit 2008, si dhe i ligjit 21/24 për zonat e mbrojtura. Protestuesit kërkojnë gjithashtu shfuqizimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe të ashtuquajturës “Paketë e Maleve”.

Në mesazhin e tyre, protestuesit kanë bërë thirrje që bindjet personale të mos kthehen në burim përçarjeje brenda lëvizjes.

Read more:LIVE- Pas fjalimeve te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Shqipëria kërkon revolucion. Rama jepe dorëheqjen

“Mos lejoni që bindjet personale të kthehen në burim përçarjeje”, është një nga thirrjet e përsëritura, ndërsa theksohet se qëllimi që i bashkon mbetet dorëheqja e Ramës dhe qeverisë së tij.

Pas 84 ditësh protestash, organizatorët shprehen se kërkesat mbeten të pandryshuara dhe se qëndresa do të vijojë me të njëjtin objektiv: largimin e qeverisë Rama dhe rrëzimin, sipas tyre, të një sistemi politik 36-vjeçar.

“Edhe sot dua të përsëris kërkesat që na bashkojnë në këtë rezistencë, një qëndresë që nuk është ndalur për 84 ditë me radhë.

Read more:“Shkrirja e bashkive është shpopullim, këtu s’do quhet më Shqipëri”, mesazhi i fortë i biznesmenit, Erlind Xhindi: SPAK ku je? Kë ke arrestuar?

Pas dorëheqjes së Edi Ramës, kërkojmë krijimin e një qeverie tranzitore 12-mujore, jopartiake, e cila të pamundësojë kapjen e zgjedhjeve dhe të strukturave shtetërore.

Kërkojmë gjithashtu shfuqizimin e ndryshimeve elektorale të vitit 2008, shfuqizimin e ligjit 21/24 për zonat e mbrojtura, të ligjit për investitorët strategjikë dhe të “Paketës së Maleve”.

Read more:VIDEO/ “Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 83 kundër qeverisë, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Shqipëri e Re, ju erdhi fundi!

Mos lejoni që bindjet personale të kthehen në burim përçarjeje, pasi kjo na largon nga qëllimi që na bashkon: dorëheqja e Ramës dhe qeverisë së tij, si dhe rrëzimi i një sistemi 36-vjeçar.

Për 84 ditë kemi qëndruar së bashku dhe qëllimi ynë mbetet i njëjtë”, tha ai.

Lexo edhe
Politikë

Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota?

Politikë

Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë

Tags: #Edi Rama #Fokus #rama #zonat e mbrojtura

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota?
  • Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë
  • “Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO)
  • Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
Nga të njëjtat tag-e
  • Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik
  • Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota?
  • Tirana mirëpret Forumin e WB6 për investimet, gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor bashkojnë potencialin
  • Nga janari 2027 Instituti Kombëtar i Onkologjisë në Shqipëri, bashkëpunim me Italinë
  • Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Aksident tragjik në Dimal, humb jetën 67-vjeçari! Makina përfundon në kanal (VIDEO) 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Aksident në Fier/ Makina përplas një burrë dhe një grua! Drejtuesi shoqërohet në polici (EMRAT) 4 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Politikë Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota? 4 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Teknologji Robotët mund të na lënë pa punë, studiuesi i Anthropic: Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë njerëzit 4 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik 2 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Sociale Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota?

Zgjedhjet lokale të 9 majit dhe përpjekjet e opozitës për të dalë me një kandidat të përbashkët për…

• 17 orë më parë • 4 min lexim
Politikë

Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka zbuluar emrin që PD ka përzgjedhur si kandidat të mundshëm për…

• 2 ditë më parë • 6 min lexim
Politikë

“Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO)

Shkrimtari Ben Blushi ka ndarë disa nga sekretet dhe historitë që fshihen pas godinave ikonike të Tiranës, të…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin