Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Pesë ditë pas vrasjes së portugezit te ‘Principotes’, gjendet thika me të cilën u godit nga Sokrat Vata! Do dërgohet për ekspertizë
Kronikë

Pesë ditë pas vrasjes së portugezit te ‘Principotes’, gjendet thika me të cilën u godit nga Sokrat Vata! Do dërgohet për ekspertizë

• 23 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

KSAMIL– Pesë ditë pas vrasjes te “Principotes” në Ksamil, grupi hetimor ka arritur të gjejë thikën me të cilën u godit për vdekje turisti portugez, Luis Miguel Varela Mende. 20-vjeçari u godit me thikë nga Sokrat Vata, i cili më pas tentoi të arratisej i ndihmuar nga dy turq, duke fshehur edhe armën e krimit. Thika, e cila është gjetur në dalje të Ksamilit në një ambient me shkurre të pyllëzuar, tashmë është sekuestruar dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës për të vërtetuar nëse është arma me të cilën portugezi u qëllua për vdekje.

Mbrëmjen e 18 gushtit, pas vrasjes, Vata i mbuluar me gjak i ka kërkuar ndihmë një prej DJ që performonte në klubin e natës të “Principotesit” për ta transportuar deri në qendrën shëndetësore të Ksamilit. Më pas ai ka zbritur nga makina, ka ndaluar në një rrugë me kalldrëm dhe disa metra larg makinës, DJ ka dëshmuar se e ka parë të hedhë diçka me forcë. Në të njëjtin vend ku DJ ka lënë 29-vjeçarin Vata, është gjetur edhe arma e dyshuar e krimit.

Fakti që Sokrat Vata kishte një thikë në dorë gjatë përleshjes del edhe nga dëshmitë e shokëve të 20-vjeçarit portugez. Tre prej tyre kanë përshkruar për hetuesit momentet e konfliktit dhe e kanë identifikuar Vatën si personin që mbante thikën.

Read more:Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës (FOTOT)

Adib Ghanmi dëshmon se fillimisht Vata ka goditur me thikë në këmbë shokun e tyre Tourpal Khitaev dhe më pas Luis Miguelin.

“Më pas erdhi një person, i veshur me rroba të bardha, me flokë të gjata, i cili mbante një thikë në dorë dhe fillimisht ka goditur një shokun tim të quajtur Tourpal me thikë në këmbë dhe më pas ka goditur edhe shokun tjetër, i cili u vra me thikë në zemër”, dëshmon Ghanmi.

Read more:Ekskluzive/ ‘Mos bëni zhurmë’, dinamika e sherrit që i mori jetën portugezit në Ksamil! Punonjësi i Principotes: Thikën ia mora nga dora turistit! FOTO e viktimës

Edhe vetë Tourpal Khitaev ka deklaruar se gjatë përplasjes Vata kishte thikë në dorë dhe e kishte plagosur në këmbë.

“Njëri prej tyre, i veshur me rroba të bardha të shkurtra, me pak mjekër, flokë gështenjë, më tërheq nga krahu. Ai kishte thikën në dorë dhe më goditi mua në këmbë”, ka dëshmuar Khitaev.

Ndërsa Ibrahim Leimoeiv ka treguar se ka parë një person me thikë t’i drejtohej fillimisht Tourpalit dhe më pas Luis Miguelit, por për shkak të përleshjes dhe numrit të madh të personave nuk ka parë momentin e goditjes fatale.

Read more:Vrasja e portugezit në Ksamil, Report Tv zbardh dëshmitë e shokëve: Ishim te shezlongët dhe na shanë nga nëna, Vata ia nguli thikën në zemër! Plagosi edhe një tjetër

Sipas dinamikës së rindërtuar nga pamjet e kamerave, përplasja zgjati vetëm 6 minuta dhe ndodhi jashtë ambienteve të “Principotes”, në zonën e plazhit, ku në konfliktin me grupin e turistëve u përfshinë Sokrat Vata dhe David Heurtevent, ky i fundit ende në kërkim. Vata dyshohet se ishte ai që ka qëlluar me thikë ndërsa Heurtevent, shqiptar me nënshtëtsi britanike ka dhunuar me grushte turistët.

Në përleshjen me turistët u përfshinë edhe kamerierët Ildi Cekani, Serxhi Selimi, Murat Zhabina dhe Ervis Bunci, si dhe truprojat Luciano Seferi, Moisid Matushaj dhe Romeo Shehu (të dypunësuar pa leje pasi punonin në Policinë e Shtetit, në Policinë e Burgjeve dhe Policinë Bashkiake) dhe Kristi Kosho.

Read more:Pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari! Pritet ekstradimi (VIDEO)

Pronari i ‘Principotes’, Bekim Bulica, ndodhej në lokal kur ndodhi ngjarja, por u zhduk dhe tani është në kërkim. Gjykata vendosi mbajtjen e Vatës në qeli nën dyshimet për vrasje me dashje. Arrest me burg u dha dhe për 5 persona të tjerë të përfshirë, dy turqit dhe 3 kamarierë, ndërsa për 5 truproje detyrim paraqitje.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn

Kronikë

Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim

Tags: #Adib Ghanmi #arrest me burg #Bekim Bulica #Burg #Ksamil #Luis Miguel Varela Mendes #Principotes Ksamil #sarande #Sokrat Vata #Vlore #vrasja e portugezit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
  • Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim
  • Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH
  • Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor
  • ‘Kam frikë se do t’i bëjë keq babait’/ Ekskursioni me koleget ‘mollë sherri’ mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht
Nga të njëjtat tag-e
  • Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë
  • Në Vlorë kanë mbetur pak si ai, njihuni me 70-vjeçarin që edhe pas 40 vitesh nuk heq dorë nga tornoja, Perlat Qendro: Zanati po humbet, të rinjtë nuk kanë interes
  • Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO)
  • “SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie
  • Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin 4 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide 2 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri 2 lexime · 9 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn

Më shumë se një vit pas vrasjes së tij në Madhesh të Matit, SPAK ka arritur të zbardhë…

• 10 orë më parë • 6 min lexim
Kronikë

Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim

Sulmi me vezë i një dite më parë nga protestuesit ishte një porosi, një ‘kurth’ i mirëorganizuar, shprehet…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH

Administratori i inceneratorit të Elbasanit (Eco-Elb), Leli Kaja, është vënë në prangat e Policisë, pas një operacioni me…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by