Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Pesë ditë pas vrasjes së portugezit te ‘Principotes’, gjendet thika me të cilën u godit nga Sokrat Vata! Do dërgohet për ekspertizë
Kronikë

Pesë ditë pas vrasjes së portugezit te ‘Principotes’, gjendet thika me të cilën u godit nga Sokrat Vata! Do dërgohet për ekspertizë

• 23 Gusht, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

KSAMIL– Pesë ditë pas vrasjes te “Principotes” në Ksamil, grupi hetimor ka arritur të gjejë thikën me të cilën u godit për vdekje turisti portugez, Luis Miguel Varela Mende. 20-vjeçari u godit me thikë nga Sokrat Vata, i cili më pas tentoi të arratisej i ndihmuar nga dy turq, duke fshehur edhe armën e krimit. Thika, e cila është gjetur në dalje të Ksamilit në një ambient me shkurre të pyllëzuar, tashmë është sekuestruar dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës për të vërtetuar nëse është arma me të cilën portugezi u qëllua për vdekje.

Mbrëmjen e 18 gushtit, pas vrasjes, Vata i mbuluar me gjak i ka kërkuar ndihmë një prej DJ që performonte në klubin e natës të “Principotesit” për ta transportuar deri në qendrën shëndetësore të Ksamilit. Më pas ai ka zbritur nga makina, ka ndaluar në një rrugë me kalldrëm dhe disa metra larg makinës, DJ ka dëshmuar se e ka parë të hedhë diçka me forcë. Në të njëjtin vend ku DJ ka lënë 29-vjeçarin Vata, është gjetur edhe arma e dyshuar e krimit.

Fakti që Sokrat Vata kishte një thikë në dorë gjatë përleshjes del edhe nga dëshmitë e shokëve të 20-vjeçarit portugez. Tre prej tyre kanë përshkruar për hetuesit momentet e konfliktit dhe e kanë identifikuar Vatën si personin që mbante thikën.

Read more:Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës (FOTOT)

Adib Ghanmi dëshmon se fillimisht Vata ka goditur me thikë në këmbë shokun e tyre Tourpal Khitaev dhe më pas Luis Miguelin.

“Më pas erdhi një person, i veshur me rroba të bardha, me flokë të gjata, i cili mbante një thikë në dorë dhe fillimisht ka goditur një shokun tim të quajtur Tourpal me thikë në këmbë dhe më pas ka goditur edhe shokun tjetër, i cili u vra me thikë në zemër”, dëshmon Ghanmi.

Read more:Ekskluzive/ ‘Mos bëni zhurmë’, dinamika e sherrit që i mori jetën portugezit në Ksamil! Punonjësi i Principotes: Thikën ia mora nga dora turistit! FOTO e viktimës

Edhe vetë Tourpal Khitaev ka deklaruar se gjatë përplasjes Vata kishte thikë në dorë dhe e kishte plagosur në këmbë.

“Njëri prej tyre, i veshur me rroba të bardha të shkurtra, me pak mjekër, flokë gështenjë, më tërheq nga krahu. Ai kishte thikën në dorë dhe më goditi mua në këmbë”, ka dëshmuar Khitaev.

Ndërsa Ibrahim Leimoeiv ka treguar se ka parë një person me thikë t’i drejtohej fillimisht Tourpalit dhe më pas Luis Miguelit, por për shkak të përleshjes dhe numrit të madh të personave nuk ka parë momentin e goditjes fatale.

Read more:Vrasja e portugezit në Ksamil, Report Tv zbardh dëshmitë e shokëve: Ishim te shezlongët dhe na shanë nga nëna, Vata ia nguli thikën në zemër! Plagosi edhe një tjetër

Sipas dinamikës së rindërtuar nga pamjet e kamerave, përplasja zgjati vetëm 6 minuta dhe ndodhi jashtë ambienteve të “Principotes”, në zonën e plazhit, ku në konfliktin me grupin e turistëve u përfshinë Sokrat Vata dhe David Heurtevent, ky i fundit ende në kërkim. Vata dyshohet se ishte ai që ka qëlluar me thikë ndërsa Heurtevent, shqiptar me nënshtëtsi britanike ka dhunuar me grushte turistët.

Në përleshjen me turistët u përfshinë edhe kamerierët Ildi Cekani, Serxhi Selimi, Murat Zhabina dhe Ervis Bunci, si dhe truprojat Luciano Seferi, Moisid Matushaj dhe Romeo Shehu (të dypunësuar pa leje pasi punonin në Policinë e Shtetit, në Policinë e Burgjeve dhe Policinë Bashkiake) dhe Kristi Kosho.

Read more:Pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari! Pritet ekstradimi (VIDEO)

Pronari i ‘Principotes’, Bekim Bulica, ndodhej në lokal kur ndodhi ngjarja, por u zhduk dhe tani është në kërkim. Gjykata vendosi mbajtjen e Vatës në qeli nën dyshimet për vrasje me dashje. Arrest me burg u dha dhe për 5 persona të tjerë të përfshirë, dy turqit dhe 3 kamarierë, ndërsa për 5 truproje detyrim paraqitje.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Report Tv në Gojan të Pukës/ Pas një jave betejë me flakët, fshati i rikthehet qetësisë! Mes dëmeve që la zjarri, banorët rrëfejnë tmerrin: Ishte si luftë

Kronikë

Arrestohet ‘si nëpër filma’, 32-vjeçari rrethohet nga policia në Tiranë dhe nxirret nga makina në 5 sekonda! I gjendet pistoleta pa leje dhe 15 800 euro (EMRI+VIDEO)

Tags: #Adib Ghanmi #arrest me burg #Bekim Bulica #Burg #Ksamil #Luis Miguel Varela Mendes #Principotes Ksamil #sarande #Sokrat Vata #Vlore #vrasja e portugezit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Report Tv në Gojan të Pukës/ Pas një jave betejë me flakët, fshati i rikthehet qetësisë! Mes dëmeve që la zjarri, banorët rrëfejnë tmerrin: Ishte si luftë
  • Arrestohet ‘si nëpër filma’, 32-vjeçari rrethohet nga policia në Tiranë dhe nxirret nga makina në 5 sekonda! I gjendet pistoleta pa leje dhe 15 800 euro (EMRI+VIDEO)
  • Ishte në arrest shtëpie, por dilte për të vjedhur në Tiranë, arrestohet 23-vjeçarit që boshatisi kasat e 5 bizneseve në kryeqytet (VIDEO)
  • Nga Durrësi në Shkodër për të vjedhur bicikleta dhe grabitur taksi, arrestohet 56-vjeçari
  • Aksidenti tragjik në Manëz, shkon në 4 numri i viktimave! Ndërron jetë edhe 16-vjeçari që ndodhej te Trauma
Nga të njëjtat tag-e
  • Një perlë mes maleve të Labërisë, Ujëvara e Rasalit në Vlorë po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë (VIDEO)
  • Fundi i sezonit veror/ 41 mijë qytetarë nga Kosova hyjnë në Shqipëri për fundjavë, 8 mijë pasagjerë largohen nga Porti i Vlorës drejt Italisë
  • Zjarret, 6 vatra aktive në vend! Ndërhyhet me 2 avionë në Malin e Çikës në Palasë, riaktivizohen flakët në Bulqizë
  • ‘Ushtarët izraelitë dogjën pallatin’/ Si u përdor zjarri në Vlorë për propagandë anti-izraelite, historia nisi nga një profil satirik
  • “Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 84 në Tiranë, protestuesit thirrje për pjesëmarrje masive në ditët në vijim
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 20 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO) 12 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 12 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 10 lexime · 2 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- Nga dorëheqja e panegociueshme e Ramës te qeveria teknike, protestuesit ripërsërisin kërkesat kryesore në revoltën e 83-të 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë 84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, mblidhen sot para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen! 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Cinik”/ Tedi Blushi reagon pas deklaratës së Ramës: Shqipëria digjet, ai tallet me Pustecin. Po mbjell përçarje ndëretnike 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Report Tv në Gojan të Pukës/ Pas një jave betejë me flakët, fshati i rikthehet qetësisë! Mes dëmeve që la zjarri, banorët rrëfejnë tmerrin: Ishte si luftë

Pas rreth një javë lufte me flakët dhe paniku, gojani i madh duket se i është kthyer qetësisë…

• 51 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Arrestohet ‘si nëpër filma’, 32-vjeçari rrethohet nga policia në Tiranë dhe nxirret nga makina në 5 sekonda! I gjendet pistoleta pa leje dhe 15 800 euro (EMRI+VIDEO)

Një skenë që ngjante me ato të filmave aksion u regjistrua në Tiranë, ku dy efektivë të Policisë…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Ishte në arrest shtëpie, por dilte për të vjedhur në Tiranë, arrestohet 23-vjeçarit që boshatisi kasat e 5 bizneseve në kryeqytet (VIDEO)

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se, ndonëse ishte me masën e…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by