Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Ndalon makinën para lokalit dhe qëllon me pistoletë në ajër, arrestohet 53-vjeçari në Mullet (VIDEO)
Kronikë

Ndalon makinën para lokalit dhe qëllon me pistoletë në ajër, arrestohet 53-vjeçari në Mullet (VIDEO)

• 24 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një video e publikuar nga Policia e Shtetit ka fiksuar momentin kur një 53-vjeçar ndalon makinën përballë një lokali në Mullet, zbret nga automjeti dhe qëllon me pistoletë në ajër.

Në pamje shihen tre persona të ulur në ambientet e lokalit, ndërsa pak çaste më vonë përpara tij ndalon një automjet. Prej andej zbret një burrë me pantallona të shkurtra, nxjerr armën dhe qëllon në ajër, përpara se të largohet.

Read more:Ditën shërbëtorë të shtetit, natën roje lokalesh! Punësimi i ndaluar i policëve dhe konflikti i interesit kur krimi menaxhon klubet

Sipas policisë, objektiv i kanosjes ishte 23-vjeçari me inicialet A.H., i cili ndodhej në lokal dhe ishte konfliktuar më herët me autorin për motive të dobëta.

Pas njoftimit për të shtënat, shërbimet e Policisë së Tiranës arrestuan në flagrancë 53-vjeçarin me inicialet F. Ç., banues në Mullet.

Read more:U kapën duke trafikuar 5 kg drogë drejt Durrësit, 2 të arrestuarit nën vëzhgim nga Antidroga! Kokaina e heronia kapnin vlerën 500 mijë euro në treg

Nga hetimet rezultoi se ai e mbante pistoletën pa leje. Arma e zjarrit dhe municioni u sekuestruan nga policia.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit

“Qëlloi me pistoletë në ajër, përballë lokalit në Mullet, ku ndodhej 23-vjeçari me të cilin ishte konfliktuar më parë, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit bashkë me municionin. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, menjëherë pas njoftimit se në afërsi të një lokali në fshatin Mullet, një shtetas kishte qëlluar në ajër, me armë zjarri, dyshohej për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tij dhe një shtetasi që ndodhej në lokal, organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe autorësinë e rastit. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Njoftimi”, u parandalua përshkallëzimi i këtij konflikti, si dhe u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi F. Ç., 53 vjeç, banues në këtë fshat. 53-vjeçari dyshohet se ka qëlluar në ajër, me armë zjarri (pistoletë), të cilët e posedonte pa leje, përballë lokalit ku ndodhej shtetasi A. H., 23 vjeç, me qëllim kanosjen e tij, sepse ishin konfliktuar më parë, për motive të dobëta. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”

Read more:Zjarret, 4 vatra aktive/ Plagoset gjatë operacionit ushtari në Mirditë, dërgohet te ‘Trauma’! Përmirësohet situata në Gojan të Pukës, rikthehen banorët e evakuuar! (VIDEO)

——————————-

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar

Kronikë

U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’

Tags: #Armë #arme zjarri #automjet #mullet #Para #Policia #policia e shtetit #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
  • U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’
  • 10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve
  • LIVE TV- Protesta/ Molotovë te Komisariati nr. 3 dhe Ministria e Brendshme, 17 policë të lënduar! Sulmohet selia e PS, protestues me maska në PD
  • Protesta përshkallëzon në zjarre! Molotovë Gjykatës së Lartë e Bankës së Shqipërisë te ish-hotel Dajti! Digjet banka private, plaçkiten biznese! 21 efektivë dhe 13 protestues të lënduar
Nga të njëjtat tag-e
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
  • U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’
  • 10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve
  • Rama akuzoi Rusinë se qëndron pas revoltës, reagon Moska: Janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër 9 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog 6 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide 4 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Sociale Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’ 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar

Incidente sporadike dhe jo të rënda, vetëm në mbrëmje dhe vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishte epilogu…

• 21 orë më parë • 6 min lexim
Kronikë

U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tepelenë, ku një italian 39-vjeçar, me inicialet R. Sh., është rrëzuar…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve

TIRANË – Pas disa orësh qetësie, mbrëmja e ditës së shtatë të protestës në Tiranë riktheu përplasjet e…

• 3 ditë më parë • 29 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin