Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarret, 4 vatra aktive/ Plagoset gjatë operacionit ushtari në Mirditë, dërgohet te ‘Trauma’! Përmirësohet situata në Gojan të Pukës, rikthehen banorët e evakuuar! (VIDEO)
Kronikë

Zjarret, 4 vatra aktive/ Plagoset gjatë operacionit ushtari në Mirditë, dërgohet te ‘Trauma’! Përmirësohet situata në Gojan të Pukës, rikthehen banorët e evakuuar! (VIDEO)

• 22 Gusht, 2026 • 10 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Zjarret në vend mbeten një problematikë edhe këtë të shtunë. Gjatë ditës së sotme janë raportuar 11 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 7 janë nën mbikëqyrje, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Në Gojan-Gjegjan, Pukë –Vatrat e zjarrit që kanë mbetur duket se nuk janë më rrezik për fshatin Gojan i Madh, në hyrjen e të cilit vijoin të jenë të dislokuara ende disa mjete zjarrëfikese. Në brendësi të Gojanit situata duket e qetë, teksa gjurmët e një dite më parë janë të dukshme në çdo kënd të fshatit. Disa nga familjet e evakuara i janë rikthyer banesave, një ndër ta dhe ajo e Pjetër Ndoit në lagjen Pepaj në fshatin Gojan. Pjetri dhe bashkëshortja e tij tregojnë për Report Tv tmerrin që përjetuan një ditë më parë, teksa i gëzohen faktit se kanë ende një strehë mbi kokë.

“Situatë e jashtëzakonshme. Luftë e pashpallur. Luftë e pashpallur ka qenë që ditën e diel. Zjarri ja kalon edhe luftës. Mos të shpëtonin këto shtëpi, ka qenë një minus i jashtëzakonshëm. Jo nga ana ekonomike, por nga ana morale, logjike e shpirtërore”, tha Pjeter Ndoi, banorë i fshatit Gojan.

“Ishte situatë shumë e frikshme. Veç me ik me shpëtu me familjen. Mbrëmë nuk kemi qëndruar këtu. S’jemi të sigurt”, tha bashkëshortja e tij.

Shtanë–Tenë, Mirditë – operacioni vijon me forca zjarrfikëse, strukturave vendore, shërbimit pyjor dhe FA-së. Nuk ka rrezik për banesat. Gjatë operacionit për shuarjen e flakëve, një ushtar i Forcave të Armatosura, 28-vjeçari Andrea Kaçi, është plagosur në Mirditë, teksa po furnizohej me ujë një automjet zjarrfikës. Gjatë procesit, ka plasur tubi me diametër 120 milimetra, i pajisur me kokë metalike. Presioni ka shkëputur pjesën metalike, e cila ka goditur ushtarin, duke i shkaktuar dëmtime. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Prozhem, Pukë – Vatra vijon aktive në sipërfaqe pyjore. Në terren janë angazhuar shërbimi zjarrfikës, Shërbimi Pyjor dhe banorë të zonës. Intensiteti ndikohet nga era, por aktualisht nuk ka rrezik për banesat.

Mali i Dajtit –vijon ndërhyrja me 30 forca zjarrfikëse, dhe 30 efektivë të FA-së, të mbështetur nga 1 helikopter dhe 2 avionë Air Tractor. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Dukat të Vlorës, zjarri është shuar plotësisht, ndërsa vatrat e tjera vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje nga strukturat në terren.

Read more:Zjarret/ Angazhohen 2 helikopterë për vatrën në Gojan të Pukës, vijojnë operacionet në Tenë të Rrëshenit e Shtuf (VIDEO)

Në operacionet për shuarjen e plotë të vatrave janë angazhuar 332 forca operacionale dhe 15 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 150 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 automjete zjarrfikëse, 1 ekskavator i rëndë, 4 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 18:17

Ministri Nufi viziton te ‘Trauma’ ushtarin e plagosur gjatë operacionit për shuarjen e flakëve në Mirditë, Report Tv siguron pamjet (VIDEO)

Ushtari 28-vjeçar Andrea Kaçi, i cili u plagos gjatë aksionit për shuarjen e flakëve në Mirditë, është vizituar në spitalin e Traumës në Tiranë nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji.

Report Tv ka siguruar pamjet kur ministri Ermal Nufi ka dalë nga spitali i Traumës, pasi vizitoi ushtarakun e plagosur.

Menjëherë pas dëmtimit gjatë furnizimit me ujë të një mjeti zjarrfikës, 28-vjeçari u transportua me urgjencë me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Në operacionin e Forcave të Armatosura në Mirditë për shuarjen e zjarreve, një prej efektivëve A. K. është dëmtuar gjatë procesit të furnizimit me ujë të mjetit zjarrfikës.

Efektivi i lënduar është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, ku po merr aktualisht trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Efektivi i FA po ndiqet nga mjeku neurokirurg dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Read more:Mjeti përplas për vdekje drejtuesin e biçikletës në Durrës, autori largohet nga vendi i ngjarjes

Gjatë qëndrimit në Spitalin e Traumës, efektivi është vizituar nga Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjenerallejtënant Arben Kingji, të cilët janë interesuar menjëherë nga afër për gjendjen e tij shëndetësore.

Ministria e Mbrojtjes vijon të ndjekë nga afër gjendjen shëndetësore të efektivit dhe t’i qëndrojë pranë në këtë situatë.

Ora 18:01

U plagos gjatë operacionit për shuarjen e flakëve, Report Tv siguron pamjet kur ushtari 28-vjeçar transportohet me helikopter nga Mirdita drejt ‘Traumës’ në Tiranë (VIDEO)

Report Tv ka siguruar pamjet e transportimit me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, të ushtarit të plagosur gjatë operacioneve për shuarjen e flakëve në Mirditë.

28-vjeçari Andrea Kaçi u plagos teksa po furnizohej me ujë një automjet zjarrfikës që po merrte pjesë në operacionin për shuarjen e flakëve që kishin përfshirë fshatin Tenë dhe disa zona të tjerë.

Gjatë procesit, ka plasur tubi me diametër 120 milimetra, i pajisur me kokë metalike. Presioni ka shkëputur pjesën metalike, e cila ka goditur ushtarin, duke i shkaktuar dëmtime.

Ora 17:47

Neutralizohen zjarret në Gojan të Pukës, banorët e fshatit për Report Tv: Dje ka qenë situatë lufte! Mirë që nuk na u dogjën shtëpitë (VIDEO)

Vatrat e zjarrit që kanë mbetur duket se nuk janë më rrezik për fshatin Gojan i Madh të Pukës, në hyrjen e të cilit vijojnë të jenë të dislokuara ende disa mjete zjarrëfikese.

Në brendësi të Gojanit situata duket e qetë, teksa gjurmët e një dite më parë janë të dukshme në çdo kënd të fshatit.

Disa nga familjet e evakuara i janë rikthyer banesave, një ndër ta dhe ajo e Pjetër Ndoit në lagjen Pepaj në fshatin Gojan.

Read more:Zjarret, 4 vatra aktive/ Plagoset gjatë operacionit ushtari në Mirditë, dërgohet me urgjencë te ‘Trauma’! Përmirësohet situata në Gojan të Pukës, rikthehen banorët e evakuuar! (VIDEO)

Pjetri dhe bashkëshortja e tij tregojnë për Report Tv tmerrin që përjetuan një ditë më parë, teksa i gëzohen faktit se kanë ende një strehë mbi kokë.

“Situatë e jashtëzakonshme. Luftë e pashpallur. Luftë e pashpallur ka qenë që ditën e diel. Zjarri ja kalon edhe luftës. Mos të shpëtonin këto shtëpi, ka qenë një minus i jashtëzakonshëm. Jo nga ana ekonomike, por nga ana morale, logjike e shpirtërore”, tha Pjeter Ndoi, banorë i fshatit Gojan.

“Ishte situatë shumë e frikshme. Veç me ik me shpëtu me familjen. Mbrëmë nuk kemi qëndruar këtu. S’jemi të sigurt”, tha bashkëshortja e tij.

Ndërkoh që situata me flakët në fshatin Gojan duket më e qetë zjarret vijojnë ende te jenë aktive në pyjet pranë fshatrave Prozhëm e Rrape ku është e pa mundur ndërhyrja e mjetevr zjarrëfikës, teksa forcat e angazhuara në terren po punojnë me mjete rrethanore.

Prej rreth dy javësh zjarret në pyjet e Pukës kanë përshkuar rreth 3000 hektarë shkurre e pyje te lartë pishe, një pjesë e të cilëve u dogjën plotësisht duke rrezikuar dy ditet e fundit dhe jetë njerëzish.

Ora 16:39

Mirditë/ Plas tubi gjatë furnizimit me ujë të zjarrfikëses, plagoset ushtari i Forcave të Armatosura (EMRI)

1787383436_mirditesituatazjarreve.jpg

Një ushtar i Forcave të Armatosura është plagosur në Mirditë, teksa po furnizohej me ujë një automjet zjarrfikës që po merr pjesë në operacionin për shuarjen e zjarreve.

Gjatë procesit, ka plasur tubi me diametër 120 milimetra, i pajisur me kokë metalike. Presioni ka shkëputur pjesën metalike, e cila ka goditur 28 vjeçarin Andrea Kaçi, duke i shkaktuar dëmtime.

Read more:Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)

Pas incidentit ai është dërguar te Trauma dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ora 14:42

Zjarr në pyllin e Pishporos në Vlorë, pritet ndërhyrja e zjarrfikësve (VIDEO)

Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e Pishporos, në territorin e Njësisë Administrative Novoselë, Vlorë.

Flakët janë përhapur në sipërfaqen e pyllëzuar, duke rrezikuar masivin me pisha. Ende nuk dihen përmasat e sakta të zonës së përfshirë nga zjarri dhe nëse ka rrezik për banesat apo zonat e banuara pranë saj.

Forcat zjarrfikëse pritet të ndërhyjnë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Ora 14:19

Vatër zjarri në Ersekë, digjet një sipërfaqe toke, dyshohet të ketë nisur nga varrezat

Një vatër zjarri është evidentuar në zonën e Kagjinasit, në Ersekë.

Pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur menjëherë dy mjete zjarrfikëse. Aktualisht po punohet për vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve.

Vatra e zjarrit fillimisht mendohet të ketë nisur në varrezat e fshatit ndërsa nga flakët është përfshirë edhe një sipërfaqe toke.

Read more:Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)

Ora 13:32

Zjarri në Gojan të Pukës, administratori apostolik i dioqezës së Sapës: Malet e Shqipërisë janë bërë shkrumb e hi nga pakujdesia (VIDEO)

Administratori apostolik i dioqezës së Sapës, Atë Mariano Tarantino shprehu keqardhje që malet e vendit tonë janë bërë shkrumb e hi si pasojë e pakujdesisë.

Në veçanti ai theksoi edhe situatën e vështirë në Gojan të Pukës, ku disa shtëpi janë djegur.

Në mesazhin e tij ai bëri thirrje që të gjithë qytetarët të kujdesen për mjedisin dhe të mos vënë zjarre.

“Si kishë katolike po ndjekim situatën e zjarreve në mënyrë të veçantë në Gojan të Pukës, ku zjarri ka djegur edhe përpirë çdo gjë. Malet e Shqipërsië janë bërë shkrumb e hi për shkak të pakujdesisë sonë. Një falenderim shkon për të gjithë ata që kanë fikur zjarret. Ne duhet të jemi më të kujdesshëm në ruajtjen e mjedisit, kjo është përgjegjësia e të gjithëve”,tha ai.

Ora 11:06

Dy ditë në luftë me flakët, vihet nën kontroll zjarri në Dukat të Vlorës dhe malin e Çikës (VIDEO)

Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu zonën e Dukatit dhe malin e Çikës është vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse.

Pavarësisht neutralizimit të flakëve, zjarrfikësit vijojnë punën në terren, në një zonë të vështirë malore, me qëllim shmangien e riaktivizimit të vatrave nga era dhe parandalimin e rindezjes së zjarrit.

Zjarri, i cili prej më shumë se dy ditësh përfshiu këtë zonë, dogji një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe pisha, ndërsa ndërhyrja e forcave në terren vijon për të eliminuar çdo rrezik të mundshëm të rindezjes.

P.J/R.Xh/Shqiptarja.com

    TAG:

  • Lezhe
  • mirdite
  • zjarret 2026
  • puke
Sa e vlerësoni këtë artikull?

★
★
★
★
★


5.0 / 5 (1 vlerësim)

Faleminderit!


LAJMET MË TË VLERËSUARA

Lexo edhe
Kronikë

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)

Kronikë

Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar

Tags: #automjet #Automjete #Dukat #Ermal Nufi #gjegjan #helikopter #Lezhe #mirdite #puke #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
  • U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’
  • 10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve
  • LIVE TV- Protesta/ Molotovë te Komisariati nr. 3 dhe Ministria e Brendshme, 17 policë të lënduar! Sulmohet selia e PS, protestues me maska në PD
Nga të njëjtat tag-e
  • 10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve
  • LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar
  • Kurbini promovon traditën dhe kulinarinë përmes një panairi! Të vegjël e të rritur mbushin sheshin
  • Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër 13 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog 6 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 5 orë më parë
  5. 05
    Politikë Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 2 lexime · 6 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)

Protestat e dhunshme që po zhvillohen në Tiranë, duket se po monitorohen me kujdes nga televizioni shtetëror iranian,…

• 6 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar

Incidente sporadike dhe jo të rënda, vetëm në mbrëmje dhe vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishte epilogu…

• 1 ditë më parë • 6 min lexim
Kronikë

U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tepelenë, ku një italian 39-vjeçar, me inicialet R. Sh., është rrëzuar…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin