Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Ditën shërbëtorë të shtetit, natën roje lokalesh! Punësimi i ndaluar i policëve dhe konflikti i interesit kur krimi menaxhon klubet
Kronikë

Ditën shërbëtorë të shtetit, natën roje lokalesh! Punësimi i ndaluar i policëve dhe konflikti i interesit kur krimi menaxhon klubet

• 20 Gusht, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Rastet e dhunshme në dy klubet e natës në bregdet, në Ksamil ku mbeti i vrarë i riu nga Portugalia, dhe në Sarandë ku u godit shefi i krimeve, kanë nxjerrë në pah një fenomen të vjetër e problematik. Atë të punësimit të efektivëve të policisë si roje sigurie, ndonëse është ligjërisht e ndaluar. Në vetëm 7 ditë 5 punonjës të strukturave shtetërore të sigurisë u arrestuan dhe u pezulluan nga detyra.

***

Miosid Matushaj, Luciano Seferi dhe Romeo Shehu, tre punonjës të strukturave të ndryshme të Policisë, pas përfundimit të orarit zyrtar shkonin në resortin “Principote” në Ksamil. Por jo për të pushuar. Atje vijonin një punë të dytë, atë të rojeve private të sigurisë.

Read more:Dinamika/ Si u vra portugezi te ‘Principotes’! Shqiptaro-britaniku nisi sherrin me grushte, Vata e mori zvarrë dhe e vrau me thikë! Polici largoi autorin me makinë nga vendi i krimit (VIDEO)

Të tre efektivët ishin të pranishëm edhe natën kur një konflikt përfundoi me vrasjen e 20-vjeçarit me shtetësi portugeze, Luis Miguel Varela Mendes. I riu u godit me thikë nga Sokrat Vata dhe humbi jetën si pasojë e plagëve.

Pas ngjarjes, Miosid Matushaj, oficer i Policisë së Shtetit në Gjirokastër, Luciano Seferi, punonjës i Policisë së Burgjeve në Fier, dhe Romeo Shehu, efektiv i Policisë Bashkiake të Gjirokastrës, u arrestuan dhe u pezulluan nga detyra.

Read more:Ekskluzive/ ‘Mos bëni zhurmë’, dinamika e sherrit që i mori jetën portugezit në Ksamil! Punonjësi i Principotes: Thikën ia mora nga dora turistit! FOTO e viktimës

Vetëm pak ditë më parë, pas një sherri në “Orange Club”, në Sarandë, ku u dhunua shefi i Krimeve në komisariatin e këtij qyteti, dy efektivë të tjerë u pezulluan nga detyra. Edhe ata punonin si roje sigurie në këtë lokal.

Të dy rastet kanë rikthyer në vëmendje një fenomen të vjetër, punësimin e efektivëve të policisë, madje dhe të atyre të njësive elitare, si truproja apo roje sigurie në lokale nate dhe biznese private.

Read more:Dinamika/ Dy punonjësit e ‘Principotes’ e vranë turistin për zhurmën në lokal! Shqiptaro-britaniku e qëlloi me grushte, alibia e autorit: Thikën e kishte portugezi, ia mora nga dora dhe e godita (VIDEO)

Uniformave blu u lejohet që të kenë një punë të dytë. Por një Rregullore e Policisë së Shtetit, e miratuar në vitin 2025, përcakton qartë 11 fusha në të cilat ata mund të angazhohen jashtë orarit zyrtar. Dhe në asnjë prej tyre nuk përfshihet puna si roje sigurie apo truprojë në lokale nate dhe biznese private.

Përveçse i paligjshëm, angazhimi i efektivëve në lokale nate si roje sigurie ngre pikëpyetje të rënda për një konflikt të pastër interesi. Gjatë ditës ata ushtrojnë autoritetin e shtetit, ndërsa në mbrëmje paguhen për të mbrojtur interesat e një biznesi privat, që shpesh, në rastet e lokaleve të natës, ka rezultuar të menaxhohen nga emra me një të kaluar problematike.

Read more:Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Arrestohen 11 persona! Në kërkim 2 të tjerë, mes tyre edhe pronari ‘në hije’ i ‘Principotes’! Kush është ndihmësi kryesor i autorit Sokrat Vata, i riu u dhunua edhe nga kamarierët (EMRAT)

Rasti i Ksamilit, është dhe më emblematik. Tre punonjësit e strukturave të sigurisë publike, jo vetëm që nuk ndërhynë, por ata as që e denoncuan vrasjen që i mori jetën 20-vjeçarit portugez.

PUNËT E DYTA QË MUND TË BËJNË POLICËT:
a)në fushën e mësimdhënies që nuk lidhen me veprimtarinë policore;
b) kurse, trajnime që nuk lidhen me veprimtarinë policore;
c) në fushën e artit, kulturës, eventeve kulturore, krijuese, në pikturë e fotografi; ç) veprimtari artizanale, bujqësore;
d) punime dhe prodhime të sendeve;
dh) pjesëmarrje në aktivitete sportive, kulturore dhe gara;
e) mbajtja e palestrave private, sportive për komunitetitin;
ë) zhvillimi i aplikacioneve, faqeve të internetit, programim, disajn;
f) konsulencë në fusha të teknologjisë, menaxhimit të projekteve jashtë veprimtarisë policore;
g) investime në pasuri të paluajtshme, veprimtari imobiliare, dhënie me qira shitje dhe blerje të pronave);
gj) hapja dhe menaxhimi i bizneseve të ndryshme etj., që nuk bien ndesh me rregulloren e Policisë
Lexo edhe
Kronikë

‘Llogaraja’/ U tejkaluan afatet, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi dalin nga arresti shtëpiak! Gjykata cakton masën detyrim paraqitjeje

Kronikë

Siguria rrugore, shpejtësia tej normave ‘djeg’ shoferët në Shkodër, mbi 1,900 gjoba në vetëm dy javë

Tags: #Aktivitete #Biznese #Biznesi #Ksamil #Luciano Seferi #Luis Miguel Varela Mendes #Miosid Matushaj #policia e shtetit #Romeo Shehu #trupoje #Vlore #vrasja e portugezit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Llogaraja’/ U tejkaluan afatet, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi dalin nga arresti shtëpiak! Gjykata cakton masën detyrim paraqitjeje
  • Siguria rrugore, shpejtësia tej normave ‘djeg’ shoferët në Shkodër, mbi 1,900 gjoba në vetëm dy javë
  • Vrasja e portugezit te ‘Principotes’ në Ksamil, autori Sokrat Vata dhe 10 të tjerët dalin në Gjykatë për masën e sigurisë (VIDEO)
  • Pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari! Pritet ekstradimi (VIDEO)
  • Trafikuan 7.5 tonë kokainë drejt Europës, anëtari i grupit të Jetmir Pepës ekstradohet nga Greqia
Nga të njëjtat tag-e
  • Vrasja e portugezit te ‘Principotes’ në Ksamil, autori Sokrat Vata dhe 10 të tjerët dalin në Gjykatë për masën e sigurisë (VIDEO)
  • Kishin mbetur të bllokuar në Kanionet e Gradecit në Skrapar, shpëtohen dy turistët çekë (VIDEO)
  • Vatra në Gojan të Pukës ende problematike, 3 helikopterë në terren! Zjarr edhe në Dukat të Vlorës, 2 avionë po punojnë për shuarjen e flakëve! (VIDEO)
  • Zjarr në Dukat të Vlorës, 2 avionë po punojnë për shuarjen e flakëve! Terreni malor vështirëson punën e zjarrfikësve (VIDEO)
  • Vrasja e portugezit te ‘Principotes’ në Ksamil, dalin sot para Gjykatës së Sarandës për masën e sigurisë Sokrat Vata dhe 10 të tjerë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Balluku rrezikon mbi 30 vite burg, paratë e vjedhura janë transferuar jashtë” – Poli Hoxha: Ka ardhur koha që Edi Rama të thirret nga drejtësia 23 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Politikë “PPP-të 35-vjeçare po grabisin të ardhmen!” – Pano Soko para Kryeministrisë: “Ramizmi” është halli më i madh! Ecin me modelin KÇK 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Dinamika/ Si u vra portugezi te ‘Principotes’! Sherri nisi për zhurmën, shqiptaro-britaniku e goditi me grushte, dëshmon autori: Thikën e kishte turisti, ia mora nga dora (VIDEO) 14 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Protesta prej 80 ditësh kundër Ramës, aktivisti Alimadhi: Kjo revoltë një moment historik për të treguar dashurinë ndaj Atdheut! 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Ekskluzive/ ‘Mos bëni zhurmë’, dinamika e sherrit që i mori jetën portugezit në Ksamil! Punonjësi i Principotes: Thikën ia mora nga dora turistit! FOTO e viktimës 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Fati i Maliqit është marrë peng nga Gëzim Topçiu”/ Blushi: Kryebashkiaku po bën pazare në kurriz të banorëve, shkrirja thikë pas shpine 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri”/ Eksperti i IT, Gent Progni: Ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti, çdo tender publik… 7 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

‘Llogaraja’/ U tejkaluan afatet, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi dalin nga arresti shtëpiak! Gjykata cakton masën detyrim paraqitjeje

Gykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj ish-kreut të…

• 20 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Siguria rrugore, shpejtësia tej normave ‘djeg’ shoferët në Shkodër, mbi 1,900 gjoba në vetëm dy javë

Shpejtësia mbetet shkelja më e përhapur në rrugët e Shkodrës. Vetëm gjatë dy javëve të fundit, 731 drejtues…

• 20 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Vrasja e portugezit te ‘Principotes’ në Ksamil, autori Sokrat Vata dhe 10 të tjerët dalin në Gjykatë për masën e sigurisë (VIDEO)

SARANDË– Në Gjykatën e Sarandës po zhvillohet senaca për masën e sigurisë për 11 personat e arrestuar për…

• 48 minuta më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by