Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Ekskluzive/ ‘Mos bëni zhurmë’, dinamika e sherrit që i mori jetën portugezit në Ksamil! Punonjësi i Principotes: Thikën ia mora nga dora turistit! FOTO e viktimës
Kronikë

Ekskluzive/ ‘Mos bëni zhurmë’, dinamika e sherrit që i mori jetën portugezit në Ksamil! Punonjësi i Principotes: Thikën ia mora nga dora turistit! FOTO e viktimës

• 19 Gusht, 2026 • 8 min lexim • 👁 12
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Luis Miguel Varela Mendes, 20-vjeçari me shtetësi portugeze, por me banim në Francë, mbeti i vrarë në Ksamil, duke u gdhirë e marta e 18 gushtit. Në Shqipëri, kishte mbërritur vetëm dy ditë para se t’i merrej jeta, më 16 gusht, bashkë me 8 miq të tij nga Franca, shumica bashkëmoshatarë. Me ta do të kalonte disa ditë pushimi në një nga zonat më të bukura bregdetare në jugun e Shqipërisë dhe më 26 gusht siç Report Tv mëson, do të udhëtonin drejt Spanjës, sërish për pushime.

Mbrëmjen e 17 gushtit miqtë iu bashkuan një feste me Dj francezë në klubin e kompleksit luksoz në Ksamil, “Principote”. Pas orëve të tëra mes muzikës e festës, të rinjtë dolën nga klubi me batuta mes njëri-tjetrit. 3 francezë të tjerë jashtë grupit të tyre, ndoshta nën efektin e alkoolit, ndërhynë duke u thënë, se nëse kanë ndërmend të debatojnë, të zihen me grushte, ose ndryshe të largohen.

Në mesin e kësaj situate disi të tensionuar me tone të ngritura, burime policore thanë për Report Tv, se në skenë hynë punonjësit e “Principote”, pritësit e turistëve (hostess) Davidi Heurtevent, shqiptar me nënshtetësi britanik dhe Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, të dy 29-vjeçarë. Ata u kërkuan grupeve të turistëve të ulnin zërin dhe të mos bënin zhurmë dhe i ofenduan.

I pari që goditi në kokë portugezin ishte Davidi Heurtevent, i shpallur në kërkim policor. Më tej, Sokrat Vata, e goditi me thikë 20-vjeçarin, i cili humbi jetën në vendngjarje, në një shezlong në plazhin fare ngjitur me klubin e natës së “Principotes”.

Read more:Vrasja e portugezit nga punonjësi i ‘Principotes’ në Ksamil, turistët merren në pyetje: Nuk e pamë sherrin! (VIDEO)

Sokrat Vata u arrestua në Levan, i fshehur në bagazhin e makinës së një çifti turk, Nuh Mahmutoglu dhe Ezgi Perlak, të cilëve siç burimet thonë, mund t’i ketë ofruar edhe para për ta çuar drejt Tiranës. Me ta kishte krijuar njohje pasi ishin klientë të rregullt në kompleksin turistik në Ksamil.

Gjatë marrjes në pyetje, Sokrat Vata pranoi se sherri nisi për zhurmën por pretendoi se thikën e kishte portugezi, të cilit ia mori nga dora dhe më pas e goditi.

4 kamerierë, të cilët u arrestuan, ndërhynë në sherr kur panë të përfshirë dy punonjësit e tjerë të kompleksit, por janë larguar prej aty përpara se i riu të goditej me thikë. Miqtë francezë treguan me detaje në polici të gjithë situatën.

Read more:Kthehet në tragjedi festa në Ksamil, truproja i ‘Principotes’ vret turistin portugez me thikë! Sherri për një vajzë, autori kapet pas 5 orësh në bagazhin e makinës së dy turqve (EMRAT + VIDEO)

4 truproja të kompleksit në Ksamil u arrestuan dhe pezulluan nga detyra, Miosid Matushaj, oficer policie ne Gjirokastër, Luciano Seferi, punonjës i burgut të Fierit, Romeo Shehu, polic bashkiak në Gjirokastër dhe Kristi Koshi. Ata nuk ndërhynë për të parandaluar ngjarjen, dhe as njoftuan policinë.

Në ambientet e lokalit, në momentin e ngjarjes, ndodhej edhe pronari Bekim Bulica, i cili është larguar pa e kallëzuar krimin në polici.

Personat e përfshirë dhe rolet e tyre në ngjarje
Sokrat Lipan alias Sokrat Vata – autori i dyshuar i krimit, i arrestuar.
Nuh Mahmutoglu – shtetas turk, i arrestuar; dyshohet se ndihmoi autorin në tentativën për t’u arratisur.
Ezgi Perlak – shtetase turke, e arrestuar; dyshohet se ndihmoi autorin në tentativën për t’u arratisur.
Serxhi Selimi – kamerier në lokal.
Ervis Bunci – kamerier në lokal.
Ildi Cekani – kamerier në lokal.
Murat Zhabina – kamerier në lokal.
Miosid Matushaj – oficer i Policisë në Gjirokastër; i arrestuar, por ende nuk është pezulluar nga detyra.
Luciano Seferi – punonjës i Policisë së Burgjeve në Fier; i arrestuar, por ende nuk është pezulluar nga detyra.
Romeo Shehu – polic bashkiak në Gjirokastër; i arrestuar dhe i pezulluar nga detyra.
Kristi Koshi – i arrestuar; funksioni apo vendi i tij i punës nuk dihet.
David Heurtevent – klient në lokal, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në krim.
Bekim Bulica – pronar i lokalit, i shpallur në kërkim për fshehjen e krimit.
Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 18:49

U vra me thikë në Ksamil, Report TV siguron foton e turistit portugez

Ky djalosh është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që u vra me thikë në orët e para të 18 gushtit në Ksamil, pas një konflikti në lokalin “Principote” që i mori jetën në mënyrë të tmerrshme.

20-vjeçari kishte mbërritur në Ksamil dy ditë para ngjarjes së bashku me një grup turistësh francezë dhe planifikonin të largoheshin drejt Spanjës më 26 gusht. Pas një sherri të dhunshëm në ambientet e Beach Bar-it ai përfundoi i vrarë me thikë dhe u braktis për disa orë në shezlongët e plazhit. Për vrasjen e tij është arrestuar Sokrat Vata nga Hasi.

Read more:Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Arrestohen 11 persona! Në kërkim 2 të tjerë, mes tyre edhe pronari ‘në hije’ i ‘Principotes’! Kush është ndihmësi kryesor i autorit Sokrat Vata, i riu u dhunua edhe nga kamarierët (EMRAT)

Ora 18:35

Turisti 20-vjeçar u vra në Ksamil, reagon qeveria e Portugalisë: Po e ndjekim rastin me autoritetet shqiptare! Për arrestimet kemi mësuar nga mediat

Qeveria e Portugalisë po ndjek rastin e vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil, i cili u gjet në orët e para të së martës pranë plazhit të bar ‘Principotes’ i vrarë me thike.

Media portugeze “Renascença” shkruan se Ministria e Jashtme portugeze është vënë në kontakt me autoritetet shqiptare, por deri tani nuk ka informacion zyrtar për atë që ka ndodhur dhe për veprimet e ndërmarra nga autoritetet në Tiranë.

Raquel Trindade, nga zyra e ministrit të Jashtëm të Portugalisë, tha për “Renascença” se rasti po ndiqet përmes ambasadës portugeze në Romë dhe konsullatës së nderit në Tiranë.

Read more:Dinamika/ Si u vra portugezi te ‘Principotes’! Sherri nisi për zhurmën, shqiptaro-britaniku e goditi me grushte, dëshmon autori: Thikën e kishte turisti, ia mora nga dora (VIDEO)

“Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek rastin e këtij shtetasi portugez që humbi jetën në Shqipëri dhe, përmes ambasadës sonë në Romë, si dhe konsullatës së nderit në Tiranë, po e ndjekim çështjen me autoritetet vendase. Për momentin, ende nuk e dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Nga mediat lokale dimë se ka pasur arrestime, por për momentin ende nuk kemi informacion përmes rrjetit tonë që mund ta përcjellim. Ministria e Punëve të Jashtme do të vazhdojë të ndjekë gjithçka që është e nevojshme, si me autoritetet vendase, ashtu edhe me familjarët”, tha Raquel Trindade për “Renascença”.

Sipas “Renascença”, duke iu referuar mediave shqiptare, 11 persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit portugez.

Media portugeze shkruan gjithashtu se i dyshuari kryesor për goditjen me thikë është një 29-vjeçar, i cili ka precedentë në Mbretërinë e Bashkuar për vepra që lidhen me trafik droge, armëmbajtje dhe drejtim të rrezikshëm të automjetit.

Read more:Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Arrestohen 11 persona! Në kërkim 2 të tjerë, mes tyre edhe pronari ‘në hije’ i ‘Principotes’! Kush është ndihmësi kryesor i autorit Sokrat Vata, i riu u dhunua edhe nga kamarierët (EMRAT)

Ora 14:34

Vrasja e portugezit në Ksamil, zbardhet dëshmia e autorit: Sherri nisi për zhurmën, thika ishte e viktimës

1787143064_sokratvata.png

Foto: Sokrat Vata

Është zbardhur dëshmia e Sokrat Vatës, 29-vjeçarit që vrau me thikë portugezin 21-vjeçar një ditë më parë në Ksamil.

Sipas Vatës sherri nisi për zhurmën. Ai ka dëshmuar se thikën e kishte turisti portugez, të cilit ia kishte marrë nga dora dhe më pas e kishte goditur.

Ndërkohë të rinjtë nga Portugalia dhe Franca kanë deklaruar para grupit hetimor se nuk e kanë parë skenën e krimit por e kanë mësuar kur ka mbërritur Policia.

Lexo edhe
Kronikë

Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn

Kronikë

Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim

Tags: #Bekim Bulica #David Heurtevent #Ervis Bunci #Ezgi Perlak #Ildi Cekani #Kristi Koshi #Ksamil #Luciano Seferi #Miosid Matushaj #Murat Zhabina #Nuh Mahmutoglu #Romeo Shehu #sarande #Serxhi Selimi #Sokrat Vata

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
  • Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim
  • Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH
  • Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor
  • ‘Kam frikë se do t’i bëjë keq babait’/ Ekskursioni me koleget ‘mollë sherri’ mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht
Nga të njëjtat tag-e
  • Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë
  • Studiuesi Auron Tare: “Kino Ditar” i qeverisë për Butrintin, propagandë për të fshehur realitetin. Ndërtime në territorin e Parkut
  • “Nis mbledhja e firmave për referendum për bashki”/ Zhupa nga Ksamili: Kërkojmë të respektohet vullneti dhe nevojat e qytetarëve
  • Grabitën 1.5 mln lekë në shtëpinë në Shelegar të Sarandës, videoja kur hajdutët kapërcejnë murin rrethues dhe largohen me çantën me para
  • Report Tv siguron videon e eliminimit të Tanit të Ruzhdiut në Sarandë! 44-vjeçari ia mbath pasi qëllohet, autori me skafandër i vihet pas dhe i shkrep armën në kokë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin 4 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide 2 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri 2 lexime · 9 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn

Më shumë se një vit pas vrasjes së tij në Madhesh të Matit, SPAK ka arritur të zbardhë…

• 10 orë më parë • 6 min lexim
Kronikë

Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim

Sulmi me vezë i një dite më parë nga protestuesit ishte një porosi, një ‘kurth’ i mirëorganizuar, shprehet…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH

Administratori i inceneratorit të Elbasanit (Eco-Elb), Leli Kaja, është vënë në prangat e Policisë, pas një operacioni me…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by