Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Vrasja e portugezit nga punonjësi i ‘Principotes’ në Ksamil, turistët merren në pyetje: Nuk e pamë sherrin! (VIDEO)
Kronikë

Vrasja e portugezit nga punonjësi i ‘Principotes’ në Ksamil, turistët merren në pyetje: Nuk e pamë sherrin! (VIDEO)

• 19 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

SARANDË– 20-vjeçari portugez, Luis Miguel Varela Mendes, i cili u vra me thikë nga punonjësi i kompleksit luksoz ‘Principotes’ erdhi për pushime në Ksamil me një agjenci turistike të huaj. Ai ishte pjesë e një grupi me të rinj nga Portugalia e Franca që kishin zgjedhur të pushonin në rivierën shqiptare, por u përfshi në një sherr me punonjës të ‘Principotes’, të cilët pasi e dhunuan me grushte e vranë duke e goditur me thikë dhe trupin e pajetë e lanë jashtë për gati 3 orë, deri në momentin kur u zbulua nga policia.

Një ditë pas vrasjes, Report Tv ka zbardhur dëshmitë e turistëve të tjerë që kanë qenë në lokal. Të rinjtë kanë deklaruar para grupit hetimor se nuk e parë momentin e vrasjes dhe e kanë mësuar vetëm në mëngjes kur ka mbërritur Policia.

Një ditë më parë u arrestuan 11 persona dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim për vrasjen e turistit portugez. Autori i dyshuar është Sokrat Lipan alias Vata i cili u kap 5 orë pas ngjarjes në Levan të Fierit, në bagazhin e një automjeti. Në pranga bashkë me të ranë dhe dy turqit që po e transportonin drejt Tiranës.

Read more:Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Arrestohen 11 persona! Në kërkim 2 të tjerë, mes tyre edhe pronari ‘në hije’ i ‘Principotes’! Kush është ndihmësi kryesor i autorit Sokrat Vata, i riu u dhunua edhe nga kamarierët (EMRAT)

Në kërkim është pronari i lokalit Bekim Bulica nga Hasi, i cili, pas ngjarjes, është larguar duke mos kallëzuar krimin. Policia zbuloi të gjithë dinamikën e ngjarjes tronditëse, ku rezulton se 20-vjeçari portugez është dhunuar me grushte para se të vritej me thikë.

David Heurtevent ka qenë personi që është konfliktuar fillimisht me portugezin, më pas kamarierët dhe Sokrat Vata, i cili e ka goditur disa herë me thikë turistin portugez. David Heurtevent është shpallur në kërkim. Që të dy akuzohen për vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim.

Read more:Tragjedi në Ksamil, punonjësi i ‘Principotes’ vret turistin portugez me thikë brenda beach-barit! Sherri për një vajzë, autori kapet në bagazhin e makinës së dy turqve! Në pranga edhe 10 të tjerë (EMRAT + VIDEO)

Edhe Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Cekani dhe Murat Zhabina, kamerierë në lokalin “Principote”, janë përfshirë në konflikt, duke e goditur me grushte të riun portugez, para se ta vritej dhe janë larguar nga vendngjarja.

Në momentin e konfliktit, në lokal kanë qenë në rolin e bodyguardëve efektivi i policisë Miosid Matushaj, punonjësi i policisë Bashkiake Romeo Shehu dhe Kristi Koshi, të akuzuar se nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e ngjarjes dhe për mosnjoftimin e policisë së Shtetit.

Read more:“Si krijoi kompani jashtë vendi biznesmeni?!”, Çollaku ngre dyshime për skandal me urdhër-arrestin ndaj Ermal Beqirit: A u njoftuan vendet e BE për kërkimin ndërkombëtar?

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lajmi në përditësim….

Lexo edhe
Kronikë

Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO)

Kronikë

U arrestua dy ditë më parë, Gjykata e Tiranës lë në burg Ylli Zallën: S’kam lidhje me atentatin e Rinasit, jam përgojuar kot! Armët s’janë të miat

Tags: #Bekim Bulica #David Heurtevent #Ervis Bunci #Franca #Ksamil #Luis Miguel Varela Mendes #Principotes Ksamil #sarande #Sokrat Vata #Vlore #vrasja e portugezit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO)
  • U arrestua dy ditë më parë, Gjykata e Tiranës lë në burg Ylli Zallën: S’kam lidhje me atentatin e Rinasit, jam përgojuar kot! Armët s’janë të miat
  • I kërkuar në Kosovë për drogë, arrestohet në Rinas 32-vjeçari (EMRI + VIDEO)
  • Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO)
  • Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Arrestohen 11 persona! Në kërkim 2 të tjerë, mes tyre edhe pronari ‘në hije’ i ‘Principotes’! Kush është ndihmësi kryesor i autorit Sokrat Vata, i riu u dhunua edhe nga kamarierët (EMRAT)
  • Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Arrestohen 11 persona! Në kërkim 2 të tjerë, mes tyre edhe pronari ‘në hije’ i ‘Principotes’! Kush është ndihmësi kryesor i autorit Sokrat Vata, i riu u dhunua edhe nga kamarierët (EMRAT)
  • Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Arrestohen 11 persona! Në kërkim 2 të tjerë, mes tyre edhe pronari ‘në hije’ i ‘Principotes’! Kush është ndihmësi kryesor i autorit Sokrat Vata, i riu u dhunua edhe nga kamarierët (EMRAT)
  • Vlorë/ Dyshime për eksploziv në një furgon, Policia në vendngjarje (VIDEO)
  • Tragjedi në Ksamil, punonjësi i ‘Principotes’ vret turistin portugez me thikë brenda beach-barit! Sherri për një vajzë, autori kapet në bagazhin e makinës së dy turqve! Në pranga edhe 10 të tjerë (EMRAT + VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu përplas me makinë 66-vjeçarin në Durrës, ndërron jetë (EMRAT+VIDEO) 61 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 80 ditë protestë kundër Ramës dhe qeverisë – Edlira Çepani : Po kërkohet përmbysja e kulturës politike! Institucionet të mos numërojnë pjesëmarrjen, por të dëgjojnë qytetarët 24 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Politikë 79 ditë rezistencë e qytetarëve, Hasimja: Protestuesit kanë thyer intimidimin dhe janë bashkuar tej ndarjeve politike! Duan shpërbërjen e sistemit të Ramës 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë LIVE- Revolta kundër Ramës/ “79 ditë në shesh, nuk largohemi pa shpëtuar Shqipërinë”, protestuesja Luçiana Kokaj: Këtij sistemi i ka ardhur fundi 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër gjithë klasës politike! Mbyllet protesta 79: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë!-VIDEO 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Shtatori do të jetë i fuqishëm”/ 80 ditë revoltë, profesori në protestë: Dorëheqja e Ramës është e panegociueshme! Rinia dhe artistët të dalin në shesh 7 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Drejtorët firmosin, oligarkët grabisin!”/ Pankartat pikante në protestë: Populli do ta çojë Ramën me pushime! 6 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO)

DURRËS- Një aksident tragjik u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Manëz të Durrësit,…

• 6 minuta më parë • 4 min lexim
Kronikë

U arrestua dy ditë më parë, Gjykata e Tiranës lë në burg Ylli Zallën: S’kam lidhje me atentatin e Rinasit, jam përgojuar kot! Armët s’janë të miat

49-vjeçari Ylli Zalla, i cili u arrestua dy ditë më parë në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, është lënë…

• 37 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

I kërkuar në Kosovë për drogë, arrestohet në Rinas 32-vjeçari (EMRI + VIDEO)

Arnold Shehu, 32 vjeç u arrestua nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by